JENI TE MERZITUR?LEXOJENI KETE POEZI SHUME DOMETHENESE. Në - TopicsExpress



          

JENI TE MERZITUR?LEXOJENI KETE POEZI SHUME DOMETHENESE. Në mundesh... Në mundesh të ruash arsyen Kur bota e humbet fillin E fajin ta hedhin, e vetes t’i besosh Sa here për ty dyshojnë, e s’të përfillin Por dhe dyshimet drejtë t’i gjykosh. Në mundesh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur E kur të urrejnë, urrejtje të mos ushqesh Madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur Me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh… Në mundesh të mendosh, por jo gjer në shkatërrim Të ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh E të trajtosh njëlloj e pa dallim Ngadhënjim e shpartallim, burim mashtrimesh. Në durofsh dot që thëniet e tua të drejta Në kurthe për trutharët, kopukët do t’i kthejnë, Të thyejnë gjërat më të shtrenjta, e prapë t’i ndërtosh Me vegla pune që nuk vlejnë! Në mundesh, fitoret qe korrur, t’i flijosh Si në kumar, në një të vetme lojë Të rrezikosh, të humbësh, e prapë te fillosh Dhe humbjet kurrë të mos i zësh me gojë! Në i detyrofsh dot muskul, nerv, dhe puls e zemër Të të shërbejnë edhe kur gjithçka të duket e kotë E të qëndrosh, kur s’ka asgjë veç vullnetit, Që veç një fjalë, ‘qëndro’ gjithnjë të thotë. Në mundesh të flasësh me maskarenjtë Por nderin tënd ta ruash E të ecësh përkrah mbretit pa krenarinë që të verbon Nëse armiku ose miku s’të bëjne dot të vuash Dhe gjithçka në e çmon, përveç sa e meriton. Në mundesh të mbushësh ti minutat, Aq të rënda, me vepra që peshojnë, Dije, dhe mos ki aspak dyshime E jotja do jetë bota me çka brenda dhe do te jesh e fituar ti o mikja ime...!! #Pamela
Posted on: Sat, 19 Oct 2013 05:20:10 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015