JO! Republika e Eperme e Maqedonise PASHO BAKU Propozimi i emrit - TopicsExpress



          

JO! Republika e Eperme e Maqedonise PASHO BAKU Propozimi i emrit Republika e Eperme e Maqedonise do te jete i papershtatshem dhe i papranueshem nga popullsia shqiptare, e cila prej mijera vitesh jeton ne trojet e saja etnike dhe se nuk kane asnje lidhje me te ashtuquajturen Maqedonine e sotme. Maqedonia antike e Filipit II dhe e te birit te tij Aleksandrit te Madh, nipi i mbretit ilir Aleksander Molosi nga Epiri, ne fakt shtrihej ne jug te Maqedonise se sotme dhe ne brigjet e detit Egje dhe per kryeqytet kishte qytetin Pella. Ne lashtesi territori i sotem i Maqedonise perfshihej kryesisht ne Dardani dhe ne mbreterine ilire te Peonise ose Paionia dhe si kryeqendra ka patur qytetet e lashta Stobi [sot Gradsko] dhe Bylazora. Kur ne Maqedonine e atehershme ishte mbret Filipi i Dyte, ne Paionine ilire, qe shtrihej nga Dibra e sotme dhe liqeni i Ohrit e deri ne lumin Struma ne lindje, mbret ishte Likeu dhe me pas Patrai dhe Audoleoni. Keta mbreter ilire sunduan nga viti 357 deri ne mbarim te shek. IV para eres se re dhe secili prej tyre preu mese 50 deri ne 70 monedha argjendi. Vajza e mbretit Audoleon ishte njera nga grate e Pirros se Epirit. Pra, territori i sotem i te ashtuquajtures Maqedoni ishte krejtesisht i banuar nga fiset ilire Dardane, Peonet, Derronet, Oreshket, Leajanet, Agrianet etj, ndersa Maqedonasit ne lashtesi shtriheshin ne jug te Peonise ilire dhe konkretisht me ne juglindje te Manastirit, dikur qyteti i lashte Heraklea. Eshte turp per politikanet dhe vecanerisht per historianet shqiptare, ne te tre shtetet e Ballkanit, Shqiperi, Kosove dhe ne Maqedonine e paemer, te pranojne emra te shtirur dhe te pasakte historikisht si ai REPUBLIKA E EPERME E MAQEDONISE, duke provokuar ne menyre djallezore dhe qesharake shqiptaret autoktone me preardhje ilire dhe se ky emer i sajuar eshte edhe me i pasakte sesa emri qe perdoret sot per te. Per me gjere rreth kesaj teme do te gjeni ne botimin voluminoz ENCIKLOPEDIA UNIVERSALE E ILUSTRUAR e Shtepise Botuese BACCHUS, TIRANE 2011
Posted on: Sat, 13 Jul 2013 08:51:51 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015