Ja cfare shkruan Koloreto Cukali, nje nder editoret kryesore te - TopicsExpress



          

Ja cfare shkruan Koloreto Cukali, nje nder editoret kryesore te blogut gatipersonal te Piktorit ;-) "Rama dhe media Para zgjedhjeve, po përpiqesha t’i tregoja dikujt se Berisha ka në dorë mediat. Mora t’i numëroja, kush ishte me pushtetin e kush me opozitën. Tek numërimi ngeca. Më dilnin më shumë media që mbështesnin opozitën! Nuk dua të jem paragjykues. Dua shumë që maxhoranca e re të mund të kapërcejë traditën (edhe të vetën) dhe të bëjë një Shqipëri tjetër. Por, dëshira nga shpresa, e për më tepër besimi, janë larg. Nuk mund të harroj sesi u zhduk nga ekranet Kreshnik Spahiu (pavarësisht se kush është e çfarë bëri), pasi u konfliktua me opozitën. Një pushtet i tillë është i frikshëm. Nuk do e dimë kurrë sa para janë derdhur në media dhe nga kush para e gjatë fushatës. Akoma nuk dimë sa do të paguhet Toni Bler. As nga do vijnë paratë. Nuk do e dimë kurrë deri në çfarë niveli na manipulojnë. Ky sistem manipulimi ka vetëm një rrugë shpërndarjeje: median. Ajo është armiku. Është armiku, sepse është bërë palë me pushtetin. Pushteti korrupton. Tanimë ato kanë krijuar një pushtet absolut. Z.Rama nuk besoj se lexon gazetat, dhe e kuptoj përse. Pushteti absolut (e nuk e kam thënë unë) korrupton në mënyrë absolute."
Posted on: Mon, 02 Sep 2013 22:35:10 +0000

Trending Topics



075">The PKK has declared that it no longer even seeks to create a
I disagree with David Sterlings comments and ideology as a person.

Recently Viewed Topics




© 2015