Ja kush janë kadidatët për Topin e Artë Komisioni i Futbollit - TopicsExpress



          

Ja kush janë kadidatët për Topin e Artë Komisioni i Futbollit të FIFA-s është mbledhur në Zurich, duke e zyrtarizuar listën e parë të kandidatëve për ta fituar Topin e Artë 2013, e cila do të bëhet zyrtare vetëm më 29 tetor. Tre finalistët më pas do të zgjidhen nga FIFA dhe France Football. Në këtë listë të parë të madhe, gjenden disa lojtarë të Barcelonës si Leo Messi (fitues aktual), Neymar, Andres Iniesta, Sergio Busquets, Gerard Pique, Dani Alves, Javier Mascherano, Xav Hernandez e Jordi Alba. Në listë do të jenë edhe lojtarët e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos dhe ish lojtari Mesut Özil. Ndër rivalët e fortë janë edhe futbollistët e Bayern Munich, përfshirë këtu Franck Ribery, Arjen Robben e Philipp Lahm, plus ylli i Borussia Dortmundit, Robert Lewandowski. Për ta fituar këtë çmim prestigjioz në luftë do të jenë edhe Yaya Toure nga Manchester City e Didier Drogba nga Galatasaray. Sa u përket trajnerëve, Jupp Heynckes është favorit pasi i fitoi tre trofetë më të rëndësishëm me Bayern Munich.
Posted on: Thu, 03 Oct 2013 17:20:49 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015