Jenson Button beson se ai do te jete pretendent per fitoren nese - TopicsExpress



          

Jenson Button beson se ai do te jete pretendent per fitoren nese gjate gares do te bie shi ashtu sic eshte parashikuar. "Ne Monako, rezultati perfundimtar nuk ishte dhe aq i mire, por ritmi yne ishte i mire dhe ne ishim permiresuar mjaft," tha Button. "Ne kemi sjelle disa pjese per te testuar ketu me makinen, dhe shpresojme se ata do te na japin rezultatet qe presim." "Por kjo ende nuk do te thote se ne do te jemi pretendente per fitore ne kushte te thata," tha britaniku. "Nese kushtet jane te ndryshueshme, ne duhet te pergatitemi per gjithcka qe mund te ndodhe, dhe une mendoj se ne mund te marrim nje rezultat te mire ne nje situate te tille." Gara e vitit te kaluar ne Kanada ishte nje gare katastrofale per Button, i cili perfundoi 1 xhiro pas shokut te skuadres, Lewis Hamilton, i cili fitoi dhe garen. "Ishte nje gare e keqe per mua, por Lewis (Hamilton) fitoi garen keshtu qe per skuadren ishte nje gare e mire," tha Button. "Ne padyshim e dime se cfare nuk duhet te bejme me balancimin e makines per kete fundjave." "Pas gares ne Monako, ne ndjehemi mjaft optimist, ne e ndiejme se mund te kemi nje fundjave te mire, sidomos nese kushtet jane si sot." Kur u pyet nese ai priste te fitonte nje gare kete vit, Button tha: "Po, une duhet ta mendoj kete gje." "E gjithe skuadra po synon qe te fitojme gara kete vit dhe ata nuk po mendojne per vitin tjeter." "Ne kemi nje ndjenje pozitive se po perparojme. A do te fitojme ndonje gare? Une nuk ia kam idene." "Nese ne shikojme ne te shkuaren e McLaren, ne mund te shohim se skuadra ka bere perparim mjaft te mire gjate sezonit, sidomos kur kane pasur nje start te veshtire." "Nese ju shikoni statistikat, ne duhet te fitojme nje gare kete vit."
Posted on: Fri, 07 Jun 2013 21:35:48 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015