Jeta është dhuratë e Allahut Që sot dhe para se të flasësh - TopicsExpress



          

Jeta është dhuratë e Allahut Që sot dhe para se të flasësh diç, mendo për ata që nuk mund të flasin fare. Para se të përbuzësh ushqimin që e shijon, mendo për ata që s’kanë çfarë për të ngrënë. Para se ta kritikosh gruan apo burrin, mendo për ata që i përgjërohen Allahut që t’i furnizojë me burrë apo grua. Para se të ankohesh nga distanca e largët që përshkon me veturën tënde, mendo për ata që këtë distancë e përshkojnë në këmbë. Kur të lodhesh dhe ankohesh nga puna, mendo për ata që s’kanë një vend pune si ti si dhe ata të papunët. Kur të fillojnë mendimet e tua dëshpëruese shfaqe buzëqeshjen në fytyrën tënde dhe mendo se je akoma gjallë dhe falëndero Allahun për të gjitha dhuntitë e Tij.
Posted on: Sat, 06 Jul 2013 14:45:44 +0000

Trending Topics




© 2015