"Jozefina sot është bërë me vila, është bërë me prona, e - TopicsExpress



          

"Jozefina sot është bërë me vila, është bërë me prona, e ka bërë ndërtesën katërkatëshe në Piacë dhe e ka dhënë edhe me qera për universitet“, - tha Doshi. – „Përse s’i thotë shkodranëve: Po, mor zotëri, kam prona! Por s’mund ta thotë, se ato prona janë përfituar prej korrupsionit. Të përgjigjet për këto deklarata që i bëj unë: Ç’lidhje ka me familjet e persekutuarve, ajo? Se është e vetmja që nuk ka dalë nga shtëpia dhe tek shtëpia që ka pasur është akoma." Më pas, Doshi i është referuar "biografisë" së fshehtë të kryetares: "Dihet që ajo ka pasur lidhje me Sigurimin e Shtetit“ – tha ai, - "si kjo, si Berisha. Ia kam thënë në 2005-ën. Berisha e ka pasur pseudonimin "Bisturia", se ishte doktor, por e ka zhdukur dosjen, kurse Jozefina e ka pasur "Dizenjatorja", se ka punuar në Degën e Brendshme. E dini se Jozefina Topalli në 1987-ën është pajisur me pasaportë për të dalë jashtë shtetit? Kjo është "e persekutuara"! Në 1989-ën, atë e ka çuar në shkollë Ramiz Alia. Pse, pak të persekutuar kishte nëpër internime, që mësonin mirë?! Por Jozefina na përfitoi si nxënëse e mirë!!! Ia dha shkollën Skënder Gjinushi.
Posted on: Wed, 12 Jun 2013 19:32:25 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015