Ju lutem, lexojeni me kujdes kete artikull te Revistes Gjermane - TopicsExpress



          

Ju lutem, lexojeni me kujdes kete artikull te Revistes Gjermane BILD. Ketu do te kuptoni edhe tezen time, se perse i gjithe debati dhe e gjithe propaganda per lojen me Armet Kimike, si edhe per shanse te humbura te Shqiperise, apo per antiamerikanizmin e nje pjese te protestuesve apo proamerikanizmin e Qeverise Rama, per rrezikim te marredhenieve te Shqiperise me SHBA, etj, etj, jane te gjitha brockulla dhe stuhi boshe ne nje gote plastike. Eshte Barack Obama dhe Administrata e tij ne rrezik deshtimi, e jo SHBA. E gjithe ceshtja nuk ka qene per marredheniet Shqiperi - SHBA, por ka qene nje loje politike e stisur nga marredheniet e Administrates Rama me Administraten Obama. Edi Rama u perpoq ti gjendej ne krah per ta shpetuar nga deshtimi i rradhes Administraten Obama. Kaq. As me shume e as me pak. Pro-obamizmi, nuk eshte proamerikanizem. Mosdakordesimi i shqiptareve me politikat e deshtuara te Administrates Obama, nuk ka te beje fare me antiamerikanizmin, apo venien ne rrezik te marredhenieve Shqiperi - SHBA, apo Shqiptare - SHBA. Shqiperia dhe SHBA, shqiptaret dhe SHBA, do te jene bashke edhe 100 vitet e ardhshme ashtu si edhe 100 vitet e shkuara, me apo pa Ramen, me apo pa Obamen. Mua me pelqen Hillari Klinton dhe fjalimi i saj Programatik i Politikes se Jashtme te SHBA per Shqiperine. Ju lutem lexojeni artikullin e meposhtem: Për muaj të tërë, Bashkimi Europian negocoi me Ukrainën për një bashkëpunim më të mirë, por pa sukses! Pas presionit të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin (61 vjeç), qeveria e Kievit bëri që marrëveshja të dështonte. Sërish shefi i Kremlinit futi duart në lojë dhe sërish Perëndimi doli duarbosh… Opozita ukrainase, e udhëhequr nga kampioni i botës në boks- Vitali Klitschko, është tërbuar. Por a është tani Putin më i fuqishëm se presidenti amerikan, Barack Obama (52 vjeç)? Bilanci i Obamës është i tmerrshëm tani. -Ish- bashkëpunëtori i NSA, Edward Snowden (30 vjeç), bëri publike disa nga sekretet më të ruajtura të Amerikës. -Reforma shëndetësore, ose e ashtuquajtura Obamacare, nuk funksionon- një faqe interneti, në të cilën miliona amerikanë do informoheshin për sigurimet e reja, u prish pak pasi nisi punë. -Në politikën e jashtme, Putin e ka parakaluar Obamën, sidomos në çështjen e krizës siriane. Revista prestigjioze amerikane “Forbes” e shpalli së fundmi shefin e Kremlinit si njeriu më i fuqishëm në botë. Biografi i Putinit, Alexander Rahr thotë: “Putin ka arritur suksese të mëdha politike muajt e fundit, duke treguar vullnet dhe këmbëngulje. Zgjidhja e krizës në Siri ishte një sukses i tij. Snowden shokoi botën dhe tani është në Moskë. Dhe për më tepër, Putin ndaloi rrugën e Ukrainës drejt Perëndimit. Ai po e dominon skenën botërore”. Ekonomikisht dhe ushtarakisht, SHBA është ende superiore ndaj Rusisë. Por Putin është kaq i fuqishëm për momentin, për shkak se Obama është i dobët. Revista britanike “Economist” ka një titull shkatërrimtar këtë javë. Në kopertinë shihet presidenti amerikan, me ujin deri në grykë dhe analiza: “Obama nuk mund të ecë mbi ujë- kjo është dhimbshëm e qartë- ndoshta edhe për atë vetë”. *BILD
Posted on: Sat, 23 Nov 2013 23:14:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015