Ju lutem vejani mendjen ktij palo-antropologu që njiherit na duel - TopicsExpress



          

Ju lutem vejani mendjen ktij palo-antropologu që njiherit na duel edhe psikopatolog, se mund te shkyheni brijsh. Thonë se asht nën ndikimin e nji tjetër fotografi bardh-e-zi, filollafollogut Primo Sh. Urdhnoni: “Gegët janë qejflinj të armëve, ndërsa toskët janë qejflinj të parave; gegët dinë të bëjnë luftë, toskët dinë të bëjnë propagandë; gegët janë trima, toskët janë mendjehapur; gegët janë të dhënë pas fisit, toskët janë të dhënë pas vetes; gegët janë poetikë, toskët janë prozaikë; gegët janë të zgjuar, toskët janë të mençur; gegët pëlqejnë jetën rapsodike brenda fisit, toskët pëlqejnë jetën sociale jashtë shtëpisë; gegët pëlqejnë burrninë, toskët pëlqejnë njerzillëkun; gegët i duan gratë për t’i nderuar e për t’u nderuar prej tyre, toskët i duan gratë për t’i kënaqur e për t’u kënaqur prej tyre; gegët jetojnë për një nder, toskët jetojnë për një çikë qejf; gegët janë fanatikë, toskët janë të shthurur; gegët te çdo njeri shohin një mik/armik, toskët te çdo njeri shohin një ortak; gegët bartin virtyte kombëtare, toskët bartin virtyte civike’ gegët janë të dhënë pas normave etike, toskët janë të dhënë pas normave civile; me gegët mund të ndërtosh një komb, me toskët mund të ndërtosh demokracinë e shtetin e së drejtës; gegët janë të djathtë, toskët janë të majtë”. Muç Nano
Posted on: Tue, 08 Oct 2013 16:16:30 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015