Ju merr 5 Minuta kohë që ndoshta mund ta ndryshojnë jetën tuaj - TopicsExpress



          

Ju merr 5 Minuta kohë që ndoshta mund ta ndryshojnë jetën tuaj Bëjmë apel tek të gjithë qytetarët llapjan dhe tek gjithë shqiptarët në Kosovë dhe më gjerë që të kenë kujdes tek sa vozitin veturat e tyre. Pa kujdesia po na kushton me jetë duke humbur më të dashurin tonë apo duke e humbur edhe jetën tonë. Po shohim qdo ditë që po ndodhin aksidente dhe shumë prej tyre po përfundojnë me fatalitet, sikur të respektohen rregullat e komunikacionit, të respektohet shpejtësia e lejuar gjasat janë më të vogla të ndodhin aksidente. - Qytetarë të dashur, apelojmë tek ju që këtë dukuri e cila qdo ditë e më shumë po merr përmasa më të mëdha, ta zvogëlojm apo edhe ta zhdukim të tërën. Ne si shqiptarë kemi pasur shumë fatëkeqësi natyrore ku i kemi humbur më të dashurin tonë. Kemi pasur shumë luftëra ku ka pasur raste që e gjithë familja është zhdukur, POR, të gjitha këto ishin të imponuara dhe deri në një masë nuk kemi pasur ne në dorë asgjë. E TANI, ne po i shkaktojmë dhimbje, vdekje, përqarje vetë vetës tonë nga pakujdesia jonë në trafik. Shkenctarët kanë zbuluar se 95 % shkaktar i AKSIDENTEV është faktori njeri dhe 5% shkaktar është rruga e cila mund të jetë e prishur që e qet nga rruga shoferin. - E Përsërisë edhe një herë, dashamirësit e mi, Ju kërkojmë që të shtoni kujdesin në trafik-në Komunikacion. Le të jenë këto aksidente mësim për ne, të mësojmë se shpejtësia nuk është zgjidhje, e gjithë koha që mund të fitojmë është 1-2 Minuta, ndërsa qka mund të humbin është jeta jonë dhe jeta e të tjerëve. - Ju lutem që ta shpërndani këtë shkrim, që ndoshta sa do pak do të ketë ndikim tek disa persona që të kenë kujdes në trafik, të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit. -Me Respekt
Posted on: Fri, 20 Sep 2013 18:57:32 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015