Justin Timberlake ka publikuar singlin e dytë “TKO” nga - TopicsExpress



          

Justin Timberlake ka publikuar singlin e dytë “TKO” nga albumi i tij i ri që do të publikohet i plotë pas pak ditësh. Këngëtari ka publikuar këngën “TKO” që i ka pëlqyer publikut qysh në orët e para të lansimit, teksa është vetëm kënga e dytë e publikuar nga albumi i ri “20/20 Experience 2 of 2”. Ashtu sikurse titulli, kënga është me plot metafora për boksin ku përshkruhet lidhja mes një çifti, e ku 32 vjeçari është humbësi, pasi vendos të mos shpalosë tradhtinë e të dashurës së tij. Kjo këngë është më solide se sa “Take Back The Night” që u publikua pak ditë më parë. Albumi i ri i JT do të publikohet më 27 shtator dhe përmban 11 këngë ku janë pjesë edhe reperët e mëdhenj Jay Z dhe Drake.
Posted on: Sun, 22 Sep 2013 05:53:04 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015