KRETË - Mbajtja e flamurit nga një shqiptare në ditën e - TopicsExpress



          

KRETË - Mbajtja e flamurit nga një shqiptare në ditën e pavarësisë së Greqisë ka sjellë debate në një shkollë në Kretë. Prindër dhe nxënës kanë reaguan kur shkolla vendosi që nxënësja shqiptare do të ishte e para e paradës së shkollës në 28 tetor si dhe të mbante flamurin. Vajza shqiptare është studentja me e mirë e shkollës. Vendimi i shkollës, ka zemëruar nxënësit e tjerë grekë dhe prindërit e tyre. Ata thonë se është e papranueshme që një nxënëse shqiptare të mbajë flamurin grek. Pas këtij reagimi kanë ndërhyrë edhe autoritetet lokale dhe situata është zbutur. Presidentja e unionit të mësuesve në Heraklion, Lazaros Markou, duke folur për radio Alpha Neës tha se, “kjo nxënëse e shkëlqyer mund të jetë me origjinë shqiptare, por ajo ka nënshtetësi greke. Ka pasur reagime, por mësuesit dhe drejtori shkollës u përpoqën të bindin nxënësit dhe prindërit e tyre duke u thënëse, idetë raciste nuk përshtaten në mjedisin e shkollës. Në ditën e pavarësisë Greqia e ka traditë që nxënësi më i mirë mban flamurin. Dhe nuk kanë qenë të pakta rastet kur fëmijët shqiptarë kanë qenë më të mirë dhe kanë mbajtur flamurin, por gjithmonë grekët kanë reaguar të revoltuar ndaj vendimeve të shkollave që janë çuar deri në fund. Cili eshte komenti juaj ?
Posted on: Sat, 26 Oct 2013 19:22:45 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015