KURANI DHE TEVRATI ,BIBLA FLASIN PER DEVIJIMIN E DY TE - TopicsExpress



          

KURANI DHE TEVRATI ,BIBLA FLASIN PER DEVIJIMIN E DY TE FUNDIT~ KURANI PER NDRYSHIMIN E TEVRATIT,BIBLES~SHIKO AJETI(75 DHE 79) ~2:75 - Vërtet shpresoni ju (besimtarë) se ata (hebrenjtë) do tju besonin ju, ndërkohë që disa prej tyre i dëgjonin fjalët e Allahut dhe, pasi i kuptonin, me vetëdije i shtrembëronin ato! 2:76 - Kur takohen me besimtarët, ata thonë: Ne besojmë, e kur ngelin vetëm me njëri-tjetrin, ata thonë: A u tregoni atyre, atë që ua ka shpallur Allahu (në Teurat), për ta përdorur si argument kundër jush te Zoti juaj A nuk po mendoni 2:77 - A nuk e dinë ata se Allahu di çfarë fshehin dhe çfarë shpallin! 2:78 - Disa prej atyre janë analfabetë, nuk e njohin Librin, përveç disa trillimeve dhe flasin vetëm me hamendje. 2:79 - Mjerë ata që me duart e tyre shkruajnë Librin, e pastaj thonë: Kjo është prej Allahut që për këtë të kenë ndonjë dobi të vogël (materiale). Mjerë ata për çfarë kanë shkruar me duart e tyre dhe mjerë ata për çfarë kanë fituar! 2:80 - Ata thonë: Zjarri do të na prekë vetëm ca ditë të numëruara. Thuaju (o Muhamed): A keni marrë për këtë ndonjë zotim prej Allahut, kështu që Ai nuk do ta shkelë kurrë zotimin e vet (dhe do tju dënojë pak) apo po shpifni kundër Allahut gjëra që nuk i dini 2:81 - Nuk është kështu si thoni ju! Ata që bëjnë vepra të këqija dhe mbulohen nga fajet e veta, do të jenë banorë të Zjarrit (të Xhehenemit), ku do të qëndrojnë përgjithmonë. 2:82 - Kurse ata që besojnë e bëjnë vepra të mira, do të jenë banorë të Xhenetit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. 2:83 - Kujtoni kur Ne morëm besën tuaj, o bijtë e Izraelit, se do të adhuroni vetëm Allahun, do të silleni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët dhe të varfrit, do tu thoni fjalë të mira njerëzve, do të falni namazin e do të jepni zeqatin. Mirëpo, më pas, ju ia kthyet shpinën (besëlidhjes), përveç një pakice prej jush, duke iu shmangur (edhe tani). 2:84 - Dhe kujtoni kur nga ju morëm besën që të mos derdhni gjakun e njëri-tjetrit dhe që të mos e dëboni njëri-tjetrin nga banesat tuaja! Ju e pranuat këtë dhe dolët dëshmitarë. 2:85 - Mirëpo ja tek jeni, duke vrarë farefisin tuaj, duke i dëbuar disa syresh nga shtëpitë e veta dhe duke ndihmuar njëri-tjetrin kundër tyre, fajësisht dhe armiqësisht. Dhe, kur ju vijnë të robëruar, ju i shpëtoni nga robëria me të holla, ndërkohë që me marrëveshje e keni të ndaluar ti dëboni. Mos vallë, një pjesë të Librit (Teuratit) e besoni, kurse pjesën tjetër e mohoni! Cilido prej jush që vepron kështu, do të ndëshkohet me poshtërim në këtë jetë, ndërsa në Ditën e Kiametit do të dërgohet në dënimin më të ashpër. Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj veprimeve tuaja. 2:86 - Këta janë ata që jetën e kësaj bote e kanë blerë me jetën e ardhshme. Atyre nuk do tu lehtësohet dënimi dhe askush nuk do tu vijë në ndihmë. 2:87 - Ne i dhamë Musait Librin dhe pas tij çuam të dërguarit njërin pas tjetrit. Ne i dhamë Isait, të birit të Merjemes, mrekulli të qarta dhe e mbështetëm atë me Shpirtin e Shenjtërisë (Xhebrailin a.s.). Sa herë që ndonjë i dërguar ju sillte atë që nuk ju pëlqente, ju kapardiseshit, prandaj disa i quajtët gënjeshtarë e disa i vratë. 2:88 - Ata thonë: Zemrat tona janë të vulosura. Jo, sështë ashtu, por ata i ka mallkuar Allahu për shkak të mohimit të tyre, prandaj shumë pak prej tyre besojnë. 2:89 - Dhe, kur një Libër që vërtetonte Shkrimet e tyre, u erdhi atyre nga Allahu, ndonëse përpara luteshin për ndihmë kundër jobesimtarëve, pra, kur u erdhi ajo që e dinin se është e vërtetë, ata e mohuan atë! Prandaj mallkimi i Allahut qoftë mbi mohuesit! 2:90 - Ata e shitën veten keq, kur nuk besuan në atë që shpalli Allahu, nga zilia se Allahu ia zbret shpalljen kujt të dëshirojë nga robtë e Vet. Dhe kështu tërhoqën mbi vete zemërim përmbi zemërim! Sigurisht që mohuesit i pret një dënim poshtërues. 2:91 - Kur atyre u thuhet: Besoni në atë që ka shpallur Allahu! - ata përgjigjen: Ne besojmë në atë që na është shpallur neve, duke mos besuar në atë që është zbritur më pas, ndonëse ajo është e Vërteta që pohon Shkrimet e tyre. Thuaju atyre: Nëse ishit besimtarë, përse i vratë profetët e Allahut, atëherë kur ju erdhën! 2:92 - Musai ju solli shenja të qarta, por gjatë mungesës së tij, ju adhuruat viçin si zot, prandaj u bëtë fajtorë të mëdhenj. 2:93 - Kur morëm besën tuaj dhe ngritëm mbi ju malin e Turit, thamë: Merreni seriozisht atë që ju kemi dhënë dhe dëgjoni! Ju thatë: Ne dëgjuam, por kundërshtojmë! Për shkak të mohimit, atyre u ishte rrënjosur në zemra dashuria (dhe adhurimi) për viçin. Thuaju: Nëse jeni vërtet besimtarë, sa gjë të keqe po ju urdhëruaka besimi juaj! 2:94 - Thuaju: Nëse Shtëpia e jetës së përtejme (Xheneti) tek Allahu është vetëm për ju e jo për njerëzit e tjerë, atëherë kërkoni vdekjen, nëse ajo që thoni është e vërtetë. ~youtube/watch?v=W6nXTev7Il8 ~~~ BIBLA TREGON PER SHTEREMBERIMIN FALSIFIKIMIN E VETES~Por njëkohësisht, meqë Kurani na tregon për shtrembërimin e Biblës dhe falsifikimin e saj, shtrohet pyetja a thua na tregon edhe vetë Bibla për ndryshimin e saj. Këtë më së mirë na e tre­gojnë disa nga citatet e Biblës, si p.sh.: a) Tek Jeremia 8:8, thuhet: Si mund të thoni: Ne (Hebre­njtë) jemi të urtë dhe ligji i Zotit është me ne? Por ja, pena e rreme e shkruesve e ka bërë një falsitet. b) “Kur Moisiu mbaroi së shkruari në një libër tërë fjalët e këtij ligji, u dha këtë urdhër Levitëve që mbanin arkën e besë­lidh­jes të Zotit, duke thënë: Merreni këtë libër të ligjit dhe vendoseni në arkën e besëlidhjes të Zotit, Perëndisë suaj, me qëllim që të mbetet si një dëshmi kundër teje; sepse unë e njoh frymën tënde rebele dhe fortësinë e qafës sate. Ja, sot kur akoma jam i gjallë midis jush, ju u bëtë rebelë kundër Zotit; aq më tepër do të bëheni mbas vdekjes sime! (Ligji i Përtërirë, 31:24-27) Mblidhni pranë meje të gjithë pleqtë e fiseve tuaja dhe zyr­tarët tuaj, me qëllim që të dëgjojnë këto fjalë dhe unë të thë­rras të dëshmojnë kundër tyre qiellin dhe Tokën. Sepse unë e di që, mbas vdekjes sime, do të korruptoheni plotësisht dhe do të largoheni nga rruga që ju kam urdhëruar, dhe ditët e fundit do të goditeni nga fatkeqësia, sepse keni për të bërë atë që është e keqe për sytë e Zotit, duke provokuar indinjatën e Tij me veprën e duarve tuaja. (Ligji i Përtërirë, 31:28-29) Nga kjo vërehet se Moisiu/Musai a.s. paralajmëroi dhe e dinte se Tevrati (pesëlibërshi i tij) do të shtrembërohej dhe do ta ndry­shonin mbas vdekjes së tij, dhe ashtu ndodhi. ~ Një rast tjetër ka të bëjë me Palin, me Letrat e tij, të cilat në fakt përbëjnë pjesën më të madhe të Dhiatës së re, ku shihet mjaft qartë se nuk ka kurrfarë dëshmie se ai ishte i frymëzuar nga Zoti përderisa i shkruante ato letra. Në një mori rastesh ai e bën të qartë se në letra po e shprehte mendimin e tij dhe jo të Perëndisë: “... s’kam urdhër nga Zoti, por po jap një mendim si njeri ...” ( 1 Korintasve, 7:25) “…sipas gjykimit tim….” (1 Korintasve, 7:40) “…dhe mendoj se edhe unë kam Frymën e Perëndisë….” (1 Korintasve, 7:40) “…Ja, unë, Pali, po ju them …” (Letra e Palit Galatasve, 5:2) Si shihet, tek 1 Korintasve 7:40 vihet në dyshim edhe frymë­zimi i mësimeve të Palit në tërësi. Aty tregohet se ai nuk ishte i sigurt as nëse e kishte Frymën e Perëndisë apo jo. Përse duhet të besohen për fjalë të Zotit letrat e Palit, nëse ai vetë e bën të njo­hur aty se pohimi që ai e kishte frymën e Zotit, ishte mendim i tij personal dhe nuk ishte i konfirmuar nga Perëndia.~MASHTRIMI I PALIT Një ditë Palit, duke udhëtuar për në Damask, në rrugë i shndriti një dritë prej qiellit, ndërsa ai u rrëzua për tokë dhe dëgjoi një zë që i tha: “Saul, Saul, pse po më salvon?” Ai e pyeti: “Kush je ti, zotëri?” E ai i tha: “Unë jam Jezusi që ti e salvon...! Pastaj Pauli u mbush me shpirtin e shenjtë dhe filloi prej atij momenti që ta predikonte fenë e Jezusit dhe kështu nuk i keqtrajtoi më ndjekësit e Jezusit. Kjo ishte mënyra e vetme, sipas së cilës, kinse, Palit iu dëftua Jezusi dhe filloi ta pasonte atë; përkatësisht ishte mënyra e vetme që ta shtrembërojë fenë e Jez usit/ Isait a.s. dhe ta fitonte besimin e atyre që e ndjekin atë. Historinë e Palit dhe paraqitjen e Jezusit para tij në formë drite e përsh kr u a j në edhe Veprat e apostujve. Këtu vërejmë një kontradiktë të madhe që na mbjell dyshim nëse kjo ngjarje është e vërtetë apo jo, sipas Biblës, ku thohet në Veprat e apostujve 9:3-4,7: “Por ndodhi që, ndërsa po udhëtonte dhe po i afrohej Damaskut, befas rreth tij vetëtiu një dritë nga qielli. Dhe, si u rrëzua përtokë, dëgjoi një zë që i thoshte: “Saul, Saul, përse më përndjek?”... Dhe njerëzit që udhëtonin me të ndaluan të habitur, sepse dëgjonin tingullin e zërit, por nuk shikonin njeri”. Shih po ashtu në të njëjtin libër, Veprat e apostujve 22:6-9: “Dhe më ndodhi që kur isha duke udhëtuar dhe po i afrohesha Damaskut, aty nga mesi i ditës, papritmas një dritë e madhe nga qielli vetëtiu rreth meje. Dhe unë ra shë përdhe dhe dëgjova një zë që po më thoshte: “Saul, Saul, përse më përndjek?” Dhe unë u përgjigja: “Kush je ti, o Zot?” Edhe ai më tha: “Unë jam Jezus Nazareasi, të cilin ti e përndjek”. Edhe ata që ishin me mua e panë dritën dhe u trembën, por nuk dëgjuan zërin e atij që më fliste”. Këtu shihet qartë mospërputhja ndërmjet fjalëve të të njëjtit libër. A mund të jemi të sigurt se burimi i këtyre rrëfimeve kontradiktore është Zoti? Natyrisht, se jo. Në kapitullin e 9, vargu 7, thuhet se njerëzit që udhëtuan me Palin e dëgjuan zërin, por nuk panë asnjë njeri, kurse në kapitullin e 22-të, vargu 9, tregohet e ku ndërta e kësaj, ata e panë dritën e personit me të cilin fliste Pali, por nuk dëgj u an asnjë zë. Kjo histori na lë në dyshim nëse ishte apo nuk ishte e vërtetë. Për ki t azi me këtë ngjarje ish-prifti Anselm Tormedi[7] i shek. XIV, thotë se ky tregim lidhur me Palin është një gënjeshtër, një trillim.[8]~~PERFUNDIM~ Librat e shenjtë të Hebraizmit janë të përmbledhur bashkë me librat e shenjtë të Krishterimit dhe së bashku përbëjnë një për­mb­ledhje të quajtur Bibël. Ky emër vjen nga greqishtja “He bi­blos” (apo biblion), që do të thotë “Libri”, kurse në trajtën diminutive “ta biblia” (apo bibla), d.m.th. libërthat, përmbledhje librash. Përbëhet nga dy pjesë kryesore: Dhiata e vjetër dhe Dhiata e re. Dhiata e vjetër, libri i shenjtë i hebrenjve dhe Dhiata e re, libri i shenjtë i të krishterëve. Ndërsa libri i shenjtë i fundit, i zbritur prej Zotit të Madhë­ru­ar, është Kurani, i shpallur për tërë njerëzimin. Kuran do të thotë “i lexueshëm”, që në kuptimin etimologjik rrjedh nga fjala Ka­re’e, që domethënë me lexue, lexim. Kur’an është Fjalë pa konkurrencë e Allahut xh. sh.. Ai, në­përmjet të besueshmit Xhibril, i është shpallur vulës së pejga­mbe­rëve Muhamedit (s.a.v.s.), është shkruar në Mus-hafe dhe është transmetuar në mënyrën më të besueshme (tevaturen) deri tek ne; leximi i tij është ibadet, fillon me suren “El-Fatiha” dhe përfu­nd­on me suren “En-Nas”. Bibla nuk është një libër po një përmbledhje librash. Bibla – sipas versionit protestant, përmban 66 libra, kurse Bibla - sipas versionit romano-katolik, përmban 73 libra. Bibla është një përzierje e thënieve hyjnore dhe e komenteve njerëzore të atyre që erdhën më pastaj, duke falsifikuar e ndry­shuar shkrimin e shenjtë dhe duke vendosur mendimet dhe fjalët e veta. (Shih p.sh., Jeremia 8:8, Luka 1:1-4, 1 Korintasve, 7:25) Ori­gjinalet e këtyre librave, si të Dhiatës së vjetër ashtu dhe të Un­gjijve, kanë humbur. Kurani nuk përmban komente dhe ndër­hyrje njerëzore siç ka ndodhur me vetë Biblën, madje as fjalët e Muhamedit a.s. nuk janë pjesë të Kuranit, ato quhen Hadithe. Në Bibël gjenden disa libra që janë shkruar shumë vjet pasi pejgamberët përkatës kishin vdekur dhe jo në gjuhën e atyre pej­gamberëve, duke krijuar kështu një numër vështirësish në analizi­min e tyre, duke hasur në të gabime, kontradikta, mospërputhje faktesh etj., sa kohë që i tërë Kurani u shkrua gjatë jetës së pejga­mberit Muhamed s.a.v.s. dhe u mësua përmendsh nga qindra njerëz në gjuhën origjinale. Të katër Ungjijtë kanonikë nuk ishin ungjijtë e vetëm. Vendi­mi, se çfarë duhet të jetë në Bibël dhe çfarë jo, u mor sipas gjyki­mit të njerëzve. Në Islam nuk u mbajt asnjë konferencë, në të cilën do të përcaktohej se cila sure duhet të jetë e cila të mos jetë në Kuran. Në Dhiatën e re, të katër Ungjijtë japin jetën dhe misi­o­nin e Isait, Jezusit a.s., kurse Kurani nuk është një biografi e Muhamedit a.s. shkruar nga pasuesit e tij. Ky është një dallim shumë i madh ndërmjet Biblës dhe Kuranit.
Posted on: Thu, 24 Oct 2013 22:13:49 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015