KUSH ËSHTË NË NJË KARRIGE APO VEND KU I SHËRBEHET SHTETIT - TopicsExpress



          

KUSH ËSHTË NË NJË KARRIGE APO VEND KU I SHËRBEHET SHTETIT Intervista e Edi Ramës, sot, më 14 tetor 2013, në Emisionin 5 pyetje nga Babaramo: Aksioni i marrë nga policia kundër pikave të paligjshme të lojërave të fatit, si e vlerësoni? Kjo duhet diskutuar me ministrin e Brendshëm. Besoj se ky ka qenë një operacion i ndjekur. Unë kam besim të plotë të ai. Si do ta zgjidhni ngërçin e krijuar nga bojkoti i opozitës në Parlament? PD ju akuzon se prishët konsensusin në mënyrë të njëanshme, duke çuar aktin normativ në Kuvend… Nuk është një “déjà vu”, sepse kemi një qeveri që tanimë ka një sjellje tërësisht të re ndaj kuvendit dhe ndaj opozitës. E kemi ftuar opozitën të ulemi, të dialogojmë, të diskutojmë, rta shikojmë çështjen me qetësi, dhe të gjejmë dakordësinë për të mirën e vendit dhe në funksion të mospengimit të punës normale të shtetit. Nga ana tjetër kemi një opozitë që ka reaguar në mënyrë “qorre” për momentin duke mos pranuar asnjë dialog, por duke vënë kushtin tërhiqni aktin. Ne nuk kemi asnjë mundësi ta tërheqim aktin. Duhet të krijojmë kushtet që ligji të bëhet i zbatueshëm nëpërmjet një sërë aktesh nënligjore. Qeveria e mëparshme nuk i ka patur 84 vota për t’i kaluar ligjet dhe nuk është sjellë me vemendjen dhe gadishmërinë që jemi sjellë ne ndaj opozitës. Ne i disponojnmë 84 vota, por përsëri kërkojmë dialog, pasi kjo është kultura që ne besojmë. Ju thoni se dialog me kushte nuk ka. Por a nuk ndodhemi para një realiteti që e kemi parë për tetë vjet rresht, kur opozita e atëhershme deklaronte: Hap kutitë, që të kthehemi në Parlament, zhbllokoni qarkun e Fierit që të votojmë tre ligjet, e kështu me radhë? Kjo situatë solli shtyrjen e statusit të vendit kandidat për tre vjet. A mendoni se bojkoti i opozitës mund të na kushtojë sërish statusin? Nuk besoj se mund të krahasohen të pakrahasueshmet. Kjo është komedi sepse e përsëris, opozita që ju i refoheni kishte një kauzë shumë të rëndësishme dhe ishte ajo betejë që solli në çlirimin e zgjedhjeve në Shqipëri. Kjo e sotmja nuk është në sjelljen europiane, ndërsa ne jemi në rrugën europiane. Nuk ka qenë bojkoti i djeshëm arsyeja pse Shqipëria nuk ka marrë statusin për vendin kandidat, por arsyeja ka qenë se vendi ka qenë në krizë, pasi mungonin zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ashtu nuk ka lidhje ky qendrim Ii opozitës ndaj vetë këtij procesi. Ky është proces i dakordësuar me projektin e BE për administratën publike. Ne jemi tërësisht në harmoni me Brukselin dhe nuk ka sesi të ishte ndryshe. Ne jemi konsultuar me projektin e BE dhe asistencën e tyre teknike. Ligji është miratuar me konsensus, konsensusin e kemi dhënë ne, por që ai të zbatohet duhen përgatitur një sërë aktesh nënligjore, që ende nuk janë përgatitur. Me apo pa opozitën akti aprovohet? Po akti do aprovohet nuk ka zgjidhje tjetër. Ne jemi një aleancë europiane me LSI dhe veprojmë si të tillë në të gjithë nivelet e vendimarrjes. Si do veprohet me administratën? Kush është në një karrige apo vend ku i shërbehet shtetit jo për arsye të meritës së vet dhe as si rrjedhojë e një procedure tansparente konkursi duhet të ketë ethe. Kush është në punë falë aftësisë së vet, s’duhet të ketë asnjë ethe, pasi ne nuk i ndajmë shqiptarët në socialistë dhe demokratë. Përzgjedhja do bëhet sipas ligjit. Sa lekë gjetët në thesarin e shtetit. Sa ka aktualisht? Vazhdojmë të jemi me gjetje të reja. Kemi trashëguar një borxh publik të përgjithshëm, por kemi dhe një borxh në formën e huave dhe borxheve ndaj kompanive dhe sistemeve të ndryshme, që është padyshim një shkëmb në mes të rrugës sonë. Një borxh që vazhdon rritet, në kuptimin e gjërave që dalin njëra pas tjetrës, për të cilën ne kemi vendosur të dialogojmë një kompani të besueshme auditimi, për të parë situatën ku ndodhemi. Ajo që dihet është një gjë, dhe ajo që nuk dihet ende është një gjë tjetër. Konkretisht, si do veprohet me faturat e papaguara të buxhetit të shtetit ndaj sipërmarrësve privatë? Jemi duke u afruar në shifrën 600 milionë dollarë që janë borxhe ndaj biznesit, që kanë bllokuar ekonominë dhe gjithë sistemin e kreditimit. Bankat kanë para po nuk japin kredi,se normat e kredive të këqija 25% dhe kompanitë janë duke u mbytur. Kemi gjendje të tmerrshme të ekonomisë dhe financave të vendit Ministri thotë se nuk duhet ta nxini, se realiteti nuk është i tillë. Paralajmërimi se nëse flasin me këtë gjuhë, norma e eurobondit rritet. Ne jemi votuar për të folur me gjuhën e të vërtetës, se me gjuhën e gënjeshtrave ishin mirë ata që ishin, ishim mirë vendi i dytë pas Gjermanisë, edhe shqiptarët ishin të lumtur se kishin gjithçka që duhej për t’u ndjerë krenarë për një superfuqi ekonomike, por ja që shqiptarët këtë panoramë e refuzuan dhe na votuan për të na qeverisur ndryshe. Qeverisja ndryshe është se këtij vendi dhe populli nuk i duhet mjalti i ëmbël i gënjeshtrave. E vërteta e madhe e ekonomisë është kjo që po u them; janë shifra, nuk janë propagandë, por i kemi para në tavolinën në diskutime me guvernatorin e BSH, BB, grupin e financave, që është grupi më i shkëlqyer që është bërë bashkë për të asistuar qeverinë, një grup që do ta kishte krenari çdo vend. Gjithë përpjekjet për t’i hedhur bojë rozë kësaj pikture të zymtë janë broçkulla. Si është gjendja e borxheve të shtetit? Ata që ikën kanë lënë borxhe nga të mëdhatë si TVSH të parimbursuara, punë publike të papaguara, shërbime të pashlyera, deri te borxhe për darka e dreka me fatura te pronarë restorantesh në Shqipëri. Gjetëm borxhe nga më të rëndat deri më të turpshmet për një qeveri. Borxhe për fatura telefonike marramendëse. Ne po i nxjerrim të gjitha dhe me ndihmën e auditit ndërkombëtar dhe të pavarur. Qëndrimi im është i prerë: një qeveri borxhlie ndaj biznesi s’ka çfarë i kërkon biznesit. Është një farsë që nuk meriton të quhet qeveri. Sipërmarrja pyet: kur do rimbursohet? Kemi ndërtuar një urë dialogu dhe do jemi në partneritet përmes njohjes së përgjegjësive. Së shpejti, dialogu i parë në një Këshilli Ekonomik Kombëtar, ku sipërmarrja me përfaqësues të saj, banka me përfaqësues të vetët etj. Ka pasur një konsultë. Ç’ndryshim do ketë nga takimi i ngjashëm i mëparshëm? Nga i mëparshmi se si do ndryshojnë procedurat. Struktura e tij flet vetë, por akoma më mirë do flasin rezultat për dobinë e këtij Këshilli Ekonomik Kombëtar në dialog, në qartësitë e përgjegjësive të çdopale. Edhe grup ekspertësh të nivelti më të lartë botëror të ekonomisë dhe financave. Angazhimi im i parë, e përsëris; të mos kemi borxhe deri në grykë ndaj tyre, që t’u kërkojmë më shumë. Është çështje morale, por dhe themelore për të vënë në lëvizje ekonominë. Thoni që arka është bosh si do ta mbushni? Brutaliteti me biznesin nuk e mbush, por e zbraz arkën. Më brutal seç ishin ata që qenë në qeveri me biznesin nuk kishte. Niveli i të ardhurave ka bërë pikatë duke rënë. Biznesi nuk mund të trajtohet si ekonomia e njerkës. Ekonomia është një. Ideja që ka qenë: të turren mbi biznesin, t’ua marrin çfarë kanë, se rëndësi ka çfarë kemi ne në arkë për të inaguruar shirita është vrastare për ekonominë e një vendi dhe rrënuese për moralin e një vendi. Qeveria nuk është fuqia, që duhet të vendoset me brutalitetin e të barabartëve përballë sipërmarrjes. Gjendja është dramatike. Por borxhi gjatë muajit tuaj të parë sa ka shkuar? Gjatë periudhës sonë nuk kam një shifër, përpjekja është e përditshme, administrata është e rrënuar nga militantitë e të shkuarës. Duhet punën e madhe për ta motivuar. Një administratë që ka humbur çdo besim te shteti dhe vetja. Reformat për transformimin është e domosdoshme. Është një proces që po bëhet me shpejtësi, por do kohën e vet. Ne do ta nxjerrim ekonominë nga kthetrat e kësaj krize marramendëse. Ne nuk do shkojmë rrugëve që të presim shirita të gënjejmë popullin shqiptar. Ne do ta nxjerrim ekonominë nga kthetrat e kësaj krize marramendëse. Ne nuk do shkojmë rrugëve që të presim shirita të gënjejmë popullin shqiptar. Domethënë nuk do ketë më investime publike derisa të paguhet fatura e fundit e borxhit? Ne nuk do shfrytëzojmë nevojat e njerëzve për infrastrukturë më të mirë për shirita që priten dhe hapin gropa në buxhetin e shtetit dhe ekonominë kombëtare. Po me ato punime që janë lënë në mes, ç’do ndodhë? Duke nisur me shlyerjen e kompanivë shkojmë drejt qëllimit parësor: të mbyllim punët e lëna rrugëve. Ministri i Financave ka lënë të kuptohet se mund të rritet mosha e daljes në pension. E konfirmoni këtë? Konfirmoj që na duhet një reformë pensionesh. Na duhet një debat. Pensionet nuk janë zënë me dorë prej vitesh. Por nuk është një fjalë goje. Kur të jetë nevoja për të hapur kantierin e reformës do diskutohen të gjitha aspektet. Rritjen e përvitshme të rrogave dhe pensioneve do ta ndërprisni? Ajo është një tjetër farsë, që s’kemi prirje ta vazhdojmë, sepse sidomos vitet e fundit ka qenë një pseudoindeksim i inflacionit. A do të ketë rritje të pagave dhe pensioneve? Pas katër vitesh kush sot fiton më pak do jetë duke paguar më pak, kush fiton më shumë do paguajë më shumë, do ketë mudnësi të bëhet me i pasur por duke ndihmuar edhe të tjerët të pasurohen. Rritja e pagave dhe pensioneve nuk do të bëhet me formulën gënjeshtare që është bërë vitet e fundit. Duke filluar nga viti tjetër, që sërish do të jetë vit shumë i vështirë, ne do të nisim të prekim paketën e premtimeve tona për të lehtësuar jetesën e atyre që fitojnë më pak. Folët për ulje taksash për të varfrit, a keni filluar ta indeksioni? Kemi filluar të punojmë më ketë dhe do bëhet publike kur të lancojmë paketën e re fiskale. Do jenë të fazuara në kohë. Nuk mund të bëhen të gjitha në një kohë, sidomos në kushtet e një krize dhe realiteti që jetojmë sot. Kur të dalë paketa fiskale ju do shihni çfarë parashikohet dhe çfarë jo. Do të jetë një vit i vështirë, por edhe një vit që shenjat e dritës në fund të tunelit për ata që janë në vështirësi do duken dhe do ndjehen në ekonomitë e tyre familjare. Cilat janë detajet e marrëveshjes me kompanitë që do bëjnë auditimin? Janë një numër i caktuar kompanish, që do të auditojnë bizneset. Mund të jenë 4, 5, 10, por do jenë kompani të akredituara. Bizneset do t’u kërkojnë këtyre kompanive të auditojnë biznesin e tyre. Kjo është një reformë shumë e rëndësishme. Kjo do të jetë një etapë e re për biznesin. Biznesi do të thërrasë kompaninë dhe do të bëjë auditimin. Shteti do marrë nga kompanitë e auditit të dhëna për bizneset. Kjo është një metodë për të kontrolluar aktivitetin e biznesit. Biznesi që do kërkojë auditimin do të paguajë kompaninë e auditimit. Kjo do shmangë korrupsionin. Si është gjendje energjetike e vendit. A do kemi dimër të vështirë apo do vazhdojë pa ndërprerje furnizimi i konsumatorëve? Do të marrim masat që situata të jetë e mirë. Përsëri ne si qeveri duhet më patjetër të japim shembullin tonë, dhe të shlyejmë borxhin energjitik ndaj kompanisë. Nuk mundet dot shteti të jetë debitor ndaj faturave të energjisë, dhe t’i thotë atyre që s’kanë bukë në tavolinë paguani energjinë se ne s’e paguajmë. Duhet t’i kërkojmë institucioneve dhe kompanive të paguajnë borxhet energjitike. Çtë ardhme ka CEZ? Kjo situatë u bë si u bë. Sot jemi përpara rrezikut të një arbutrazhi ku shteti ynë edhe pse është dëmtuar jo pak nga sjnellja e kompanisë në të shkuarën, përsëri ka bërë jo pak gabime në menaxhimin e situatës. Jemi duke studiuar me kujdes më shumë se një strategji. Ministri është tërësisht i angazhuar. Unë kam besim të plotë tek ai. Është njeri me integritet me njohje të duhura, edhe është një drejtues shumë i vëmendshëm dhe i përkushtuar. Nuk mund ta them sot se cila është zgjidhja optimale, por duhet që shqiptarët mos humbasin asnjë lek. Në kohën kur mbronit idenë e vendosjes së taksës progresive deklaronit se vetëm një grusht biznesesh kishin monopolizuar gati gjithë ekonominë shqiptare. Për të qenë më të saktë, në “entourage” të Berishës spikasnin dy biznesmenë që kishin akaparuar gati gjithçka. Deri tani asnjërit prej tyre nuk i ka hyrë gjemb në këmbë. Çgaranci i jepni opinionit publik se nuk ka ndryshuar vetëm kryeministri, ndërsa paradhoma e kryeministrit nuk ka ngelur po ajo? Nuk merrem me njerëz, por me sistemin. Sa i takon kësaj teme kam qenë koherent edhe në ditë të veshtira në opozitë, jam koherent edhe sot. Nga goja ime nuk do dëgjoni kurrë të sulmoj biznesmenë, përjashto raste kur ka shkelje flagrante të ligjit. Garantoj se konkurrenca e lirë do të jetë A dhe Zh e gjithë sipërmarrjes sonë për t’i vendosur sipërmarrësit në kushtë të barabarta, dhe të ecin falë aftësisë së tyre. Nuk do ketë më klientelë. Janë disa koncensione të shfuqizuara tanimë nga qeveria. Janë një numër tjetër koncensionesh drejt shfuqizimit. Përse nuk anulloni llotarinë kombëtare, për të cilën protestuat deri tek kryeministri austriak? Shfuqizimi i koncensioneve nuk është një fjalë goje. Deri tani janë më pak se 30 ditë në detyrë, dhe ju siguroj se ky proces do vijojë, por të mos përkthehet në faturë të lartë për qytetarët. Ne do ecim me vendosshmëri, por edhe me kujdes, që çdo shfuqizim të jetë konform legjislacionit të këtij vendi. Shqipëria ka nevojë për një avokat të ri shteti. Le të kalojmë tek klienti tjetër i Berishës. Gjithë rrugët kombëtare të vendit po shqepen nga një kompani, që ka marrë monopolin e fibrave optike. Do vazhdojë ta mbajë këtë monopol? Ju niseni nga persona, unë nuk nisem nga asnjë person. Çdo produkt i klientelizmit, i favorizimi, privilegjeve të dhëna në shkelje të konkurrencës së lirë, do të trajtohet si një produkt i deformuar dhe i papërshtatshëm në kushtet e një sistemi demokratik. Dhe meqë jemi në çështje shfuqizimesh dhe procedurash, do them se shumë nga këto çështje mbase do të kalojnë në gjyq. Unë nuk kam asnjë të drejtë përveçse asnjë dëshirë, dhe asnjë normë timen të kësaj natyre, që nga detyra e lartë e kryeminsitrtit të merrem me persona privatë që kanë përfituar falë shkeljeve të atyre që ishin në pushtet, dhe jo për gabimet e tyre. Në detyrën e kryeministrit jam i vendosur të sillem si europian. Flasim për nismën që keni ndërmarrë për të vënë në kontroll territorin. Keni nxjerrë një akt normativ, që do prishen ndërtime dhe me leje të rregullt, opozita i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Ju vetë a mendoni se ka rrezik arbitrariteti në zbatimin e aktit normativ? Është broçkull. Ne nuk kemi bërë akt të prishen ato me leje. Ministri i Drejtësisë kështu tha… Flasim për një vend ku gëlonte padrejtësia dhe Ministria e Drejtësisë ishte tempulli i padrejtësisë. Nuk kemi marrë asnjë vendim për të prishur ndërtime me leje. Mund ta themi, që asnjë objekt me leje ndërtimi nuk do prishet... Nuk e kuptoj. Ndërtimi me leje shembet në kushtet kur leja nuk qëndron, se është produkt i falsifikimit, por një leje ndërtimi për ta shembur duhet tjetër procedurë, që nënkupton dëmshpërblim. Kur kjo leje është dhënë përtej parametrave që parashikon ligji? Nuk është çështja e parametrave, por e zbatimit përtej kushteve të lejes. Kur e ke marrë lejen për 5 kate dhe e ke bërë 7 kate është çështje tjetër. Flasim për Vlorën; ka procedura, kur u është dhënë leja e ndërtimit dhe janë prishur. Nuk jam i policisë ndërtimore. Është ajo që bën hulumtimin dhe flet për objekte konkrete. I qëndroni premtimit elektoral për legalizimi falas? Për të gjitha ndërtimet në zona informale, sikundër edhe vilat nuk do legalizohen falas. Legalizimet e shtëpive në zonat informale do bëhen falas. Vetëm procedura apo edhe toka? Dmth: shtëpia është në një truall, trualli bashkë me shtëpinë do i takojnë atyre që kanë ndërtuar shtëpinë. Zero kosto. Por kostoja e ish-pronarit që i është konfiskuar kjo shtëpi? Kjo është temë tjetër. Ata që kanë zbritur nga malet dhe mbetën dyerve të Aluiznit për të bërë aset atë që kanë ndërtuar me gjak e djersë. Ne u kërkojmë që për ato shtëpi të sillen si qytetarë; të paguajnë taksat; dritat, ujin rregullisht, asgjë më shumë apo më pak. Si do zgjidhet një konflikt mes tri palëve në rastin e Xhamisë së Namazgjasë pas anulimit nga KKT të godinës polifunksionale? Se duhej pallat mbi xhami, xhami pa pallat nuk ndërtohet dot. Sipas atyre që nuk dinë asgjë tjetër veçse të shfrytëzojnë çdo shesh për të bërë përshesh po. Për ata që dinë s’ka asnjë problem që të akomodohet xhamia pa asnjë lloj problem për akomodimin e atij komuniteti të tallur e nëpërkëmbur. Xhamia u bë alibi për të ndërtuar pallate, qendër tregatre, dyqane për të përfituar në emër të fesë. Për mua ka vetëm një detyrim; që komuniteti myliman të ketë tempullin e vet, të dbnërtuar pas shembjes së komunizmit. Nuk mund të negocioni një vend tjetër? Duke u marrë me vende të tjera do na duhen 20 vjet të tjera. Isha kundër atij vendi, por tjetërkund, sepse do t’i bëhej dhe komunitetit, edhe qytetit më mirë. Por ky vendim është marrë jo nga unë dhe e respektoj. Edhe më shumë se ç’është tallur me këtë komunitet kjo qeveri që iku, e për këtë duhej bërë një libër. Një xhami ngjitur me sovranin për një shtet europian duket si jo mirë.. Mos hyjmë në biseda më të vështira se një intervistë, se nuk besoj se xhamia me shtetin europian janë të papërputhshme me njëri-tjetrin. Besoj krejt të kundërtën. Parlamenti aty është përkohësisht. Do jetë ku e ka vendin. Dhe vendin e ka në hapësirën ku sot janë zyrat e parlamentit. Do rikthehemi tek projekti francez? Është i vetmi vend që ka sens logjik për Kuvendin e demokracisë. Por duhet vendi i duhur. Jam besimplotë se do zgjidhet. Por nuk premtoj stadium dhe parlamente thjesht nga dëshira. Në planin logjik atje duhet të ishte Teatri Kombëtar. Por kanë ndryshuar disa gjëra për keq, mbetet për t’u parë. FIFA e ka paralajmëruar që Shqipëria nuk do marrë pjesë në gara sportive, nëse nuk ndërton një stadium të ri, pasi aiaktula nuk plotëson kushtet. Si do veprohet? Do flas me Federatën dhe do bëjmë ç’është e mundur. Por nuk premtoj asgjë. Keni premtuar reformë në drejtësi? Është temë e gjerë, që meriton prani njerëzish të fushës. Nuk ke ç’kërkon në dyert e drejtësisë, nëse qeveriset padrejtësisht. Ky është parimi im. Detyra e parë; të qeverisim me drejtësi. Dhe kur bëjmë gabime të gabojmë duke ndjekur sensin e të drejtës dhe jo të padrejtës. Më pas mund të pretendohet që drejtësia të bëjë drejtësi dhe të trokitet për të gjetur të drejtën. Dy gjykata nuk janë një luks.. Shqipëria mund të ketë 7, 17, 27, 1 apo 3 gjykata. Kjo nuk ndryshon thelbin. Nuk është numri i gjykatave që përcakton cilësinë e drejtësisë. Më pas këto biseda shumë të rëndësishme brenda një kuadri të thellë. Keni premtuar reformë të thellë në Policinë e Shtetit. Si do kryhet ajo? Për të arritur në këtë skuadër drejtuese të Policisë së Shtetit është bërë një punë shumë e imët seleksionuese. Nuk ka krahinarizma në emërime. Keni deklaruar se me fqinjët do ndiqni politikën e zero probleme. Nga takimi sot me ministrin e Jashtëm grek a u hoq ndonjë problem? Probleme ka, por ne shprehim vullnetin për t’i zgjidhur. Ministri i Jashtëm shqiptar ka qenë shumë i qartë në konferencën e tij për shtyp, dhe nuk kam asgjë për të shtuar. Keni propozuar një bashkim doganor me Kosovën kur do realizohet kjo? Do mbajmë një mbledhje të përbashkët me qeverinë e Kosovës, dhe kur të realizohet kjo do të mësohen edhe detajet. Nga kjo do përfitojnë të gjithë shqiptarët, dhe nuk do dëmtohet ekonomia e asnjërit nga dy shtetit. Redaksia Online (e.s/mag/shqiptarja)
Posted on: Mon, 14 Oct 2013 22:21:44 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015