Kamerieri merr bakshish 5 mijë dollarë: Shko dhe bli - TopicsExpress



          

Kamerieri merr bakshish 5 mijë dollarë: Shko dhe bli makinë Një kamerier në SHBA mori një bakshish që e la pa fjalë. Greg Rubar, 43 vjeç, kishte probleme për të ardhur në punë në restorantin italian pasi makina e tij ishte shkatërruar. Por një çift bujar, që ia dinte hallin, vendosi ta ndihmojë duke i lënë një bakshish prej 5 mijë dollarë për një faturë prej 26 dollarë. Rubar thotë se mbeti i shokuar. Ai punon në atë restorant prej 16 vitesh. Kurse çifti e frekuenton restorantin në Hjuston prej të paktën tetë vitesh. “Unë gjithmonë u flas atyre. I njoh prej tetë vitesh dhe mendoj se ata deshën të më ndihmojnë,” thotë Rubar
Posted on: Wed, 25 Sep 2013 20:40:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015