Kampioni i njohur i botës në Kik dhe Taiboks, një titull për - TopicsExpress



          

Kampioni i njohur i botës në Kik dhe Taiboks, një titull për të shpëtuar një jetë! PERTEJ VLERAVE TE NJE KAMPIONI SPORTIV Nga Defrim Methasani Ismail Keta, kampioni i njohur i botës në Kik dhe Taiboks, kërkon të ndihmojë 17-vjeçaren shqiptare Ambra Meda, gjimnazisten që po lufton me sëmundjen në Mynih, duke dashur të fitojë një ndeshje dhe të gjitha të ardhurat t’ia dedikoj vajzës nga Tirana. Të gjithë e njohim si kampion bote, madje jo një, por dy here, në një sport të vështirë, si Kik Boks dhe në një vend po kaq të fortë, si Gjermania. Por pakkush, mund ta njohë atë si njeri kampion, si humanist dhe figurë kaq popullore, që bën gjithçka për jetë njerëzish. Se sa e do vendin e tij, Bulqizën dhe Shqipërinë, këtë e dijmë të gjithë, sepse ai pas fitores, deklaron se këtë sukses ia dedikon pikërisht ngjyrave kuq e zi, familjes dhe të gjithë shqiptarëve. Por motivi i këtij shkrimi, është një deklaratë e tij e fundit, ku kerkon të zhvillojë një ndeshje, për titull të madh kampion bote dhe gjithë të ardhurat, ia dedikon Ambra Medës, një vajze nga Tirana e cila është në gjendje të vështirë financiare në Mynih, qytetin ku banon prej vitesh familja Keta. Në fakt, ai ka ditë që ndihmon dhe bën përpjekjet e tij të mëdha, që jeta e saj të shpëtojë, por kostoja që kërkohet kalon shifrën e 180 mijë eurove. Një shumë e tillë për një familje shqiptare, kuptohet që është më shumë se e madhe, ndaj ai tashmë bashkë me vëllezërit dhe bashkshorten është bërë pjesë e kësaj ndihme. Përveç shtëpisë që ka lënë në dispozicion të prindërve të Ambres, ushqimit, fjetjes, ndihmon me makinen e tij, por edhe përkushtimin e përditshëm dhe ecejaket në dyert e spitalit. Gjithsesi kjo është njëra anë e medaljes. Pjesa më e rendesishme, është mbështetja dhe suporti i tij, që kërkon të jetë edhe financiarisht promotor në këtë situatë dhe rast të veçante. Ambra është 17-vjeç dhe vuan nga një sëmundje tejet e vështirë. Doktorët atje dhe rregullat në fuqi, kërkojnë këtë shumë që për prindërit dhe të afërmit e Ambrës,është e papërballueshme. Edhe pse ka vendosur të shesë shtëpinë, babai i Ambrës, Skënderi e ka të pamundur të shkoj në ato nivele financiare. Megjithë thirrjen dhe mbeshtetjen përmes fb, unë kam arritur të bej vetem një pjesë të vogël të asaj madhësie parash që duhen për jeten e saj. Nderkaq Ismaili zgjodhi një tjetër rrugë, atë të betejës përmes rezultatit sportiv dhe forcës e aftesive te tij. Ai ka deklaruar se do të zhvillojë shumë shpejt një ndeshje për titull kampion bote në sportin që ushtron dhe në rast fitoreje, të gjitha të ardhurat që vijnë post këtij suksesi, t’ia dedikojë shëndetit të Ambrës. Një xhest, jo vetem për tu admiruar, por për tu përkulur me shumë respekt, ndaj vlerave qytetare dhe humane të një djali shqiptar, që jetën e një njeriu e ka më të shtrenjte se paraja, apo lavdia…Ky është kampioni i vlerave njerëzore, njeriu që jo vetëm në këtë rast, ka treguar se sa vlen. Ismail Keta dhe vellai i tij Gjetan Keta, duhet të shërbejnë si frymëzim për shoqërinë shqiptare, pse jo edhe ate europiane, apo botërore, që të ndihmosh një jetë, është gjëja më e çmuar. Natyrisht që ai këtë veprim e shkruan në rërë dhe e harron që nesër, por të gjithë ne duhet ta shkruajmë në gur, ta gdhedim në piedestalin e kohës që jetojmë. Të tilla veprime, duhet të bien edhe në veshin e presidentit të Repuplikës, apo kryeministrit të vendit, që ky njeri duhet dekoruar. Një titull, për një jete, për një jetë që vlen më shumë se milionat, apo miliardat, për një engjëll që kërkon të jetojë si gjithë të tjerët, por edhe një titull, për një njeri që kërkon të mbajë në jetë me çdo kusht, jo një fëmijë të tij, por një vajzë shqiptare, që sheh në sy çdo ditë, shkëndijën e shpresës të një kampioni dhe humanisti të madh. Dhe ky, është Ismail Keta!
Posted on: Sat, 21 Sep 2013 16:37:54 +0000

Trending Topics




© 2015