Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të - TopicsExpress



          

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shpalosur programin e kësaj partie për Kulturën, para komunitetit artistik në Qendrën për Art Bashkëkohor “Varg e vi”. Haziri theksoi me këtë rast se LDK e ka programin më të mirë për kulturën, derisa tha se në mandatin e tij si kryetar artisët nuk do të kenë probleme buxhetore. “Ne kemi programin më të mirë për kulturën. Institucioneve kulturore do t’ia ndajmë bugjetin vjetor, në mënyrë që të funksionoj qysh i ka hije sepse deri më tash janë neglizhuar krejtësisht dhe kjo është për të ardhur keq. Ne do ta dekoncentrojmë bugjetin në institucionet kulturore sepse qëllimi ynë është që t’i pavarësojmë financiarisht”, ka thënë para njerëzve të artit, njeriu që do ta ndryshojë Gjilanin më 3 nëntor. Duke folur për anashkalimin e artistëve nga ana e pushtetit në largim, kreu i LDK-së në Gjilan e ilustroi atë me një fakt të dhimbshëm. “Se sa janë lënë anash njerëzit e kulturës, të artit e të penës, tregon fakti që poetit Haxhi Vokshi, i cili, ndërroi jetë dje, nuk ishin në gjendje t’ia kushtojnë një akademi për të vlerësuar veprën e tij. Zotëri Vokshi ka qenë dhe mbetet emblema e Gjilanit si profesor e poet, si njeri që Biblioteka Kombëtare identifikohet me të”. Ish-ministri i Kulturës, tha se në programin e tij do ta ndaj kulturën prej sportit, për ta pasur më të lehtë funksionimin e komunitetit artistik. Ai tha se sapo ta marrë detyrën si kryetar, më 4 nëntor do të konfirmoj se Zyra e Kryetarit të Komunës do t’i jepet në shfrytëzim kulturës. “Ndërtesa e kryetarit të Komunës do t’i jepet më 4 nëntor Muzeut të Gjilanit. Kjo është puna e parë që do ta bëjmë. Është vend i mbrojtur dhe e kam ruajtur këtë ndërtesë nga gllabërimi dhe rrënimi i investitorëve privat. Edhe objektin ku është vendosur LDK dhe atë të PDK-së do t’ia japim institucioneve kulturore për të ushtruar veprimtarinë e tyre në mënyrë normale”, ka thënë para të pranishmëve. Kandidati i LDK-së ka thënë se do të punoj shumë në funksionalizimin e teatrit, të bibliotekës dhe të kinemasë. “Jemi qytet pa kinema dhe projekti i parë që do ta bëjmë është të gjejmë mundësi alternative që ta fuksionalizojmë kinemanë. Teatrin i qytetit nuk do të lejoj që të emërohet me ndonjë emër tjetër. Do të mbetet “Teatri i Qytetit”. Do të punoj me përkushtim që statusi i teatrit profesional t’i garantohet me ligj”, ka deklaruar kryetari i ardhshëm i Gjilanit.
Posted on: Tue, 22 Oct 2013 06:38:06 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015