Kapitulli 31 "Kur engjejt qajne" U mbeshteta ne ne mur prane saj - TopicsExpress



          

Kapitulli 31 "Kur engjejt qajne" U mbeshteta ne ne mur prane saj dhe nuk po flisnim. Ajo hante dhe une e shikoja, filloi nje loje shikimesh kush mbante syte me shume hapur duke shikuar njeri tjetrin. Loje e rrezikshme, te bente ta dashuroje me shume kur perplaste shikimin me syte e mi. Syte ju skuqen dhe ju mbushen me lot. Nuk duroi dot me dhe i perpeliti duke qeshur - humbee 1 me 0 per mua - i them une dhe qesha - haha po mire shyqyr, neser do te barazoj - thote ajo dhe filloi serish te hante - ti sikur mbaje diet - i them une dhe kafshova sufllaqen time - e kam marre vetem me domate dhe sallate e pak salce kosi - thote ajo me gojen plot - avash se mbytesh he ha ngadal se spo ta merr njeri - i them une dhe ajo qesh duke u mbytur e nis te kollitet - me mbyte o i keq - ca ore ke rene mbrem ne gjume ? - e pyeta une - nga ora 1 e nates - pergjigjet ajo - nuk degjove ndonje gje jashte ? - e pyes serish - jo pse - mbrem erdhem te lagja jote dhe filluam te kendonim, kishim pire pak, pak. Ne fakt shume dhe erdhem te pallati jot duke kenduar - vazhdova une duke i treguar per ngjarjen e mbremshme - jo nuk ka mundesi do kisha degjuar se kisha dhe dritaren hapur - thote ajo - e cuditshme !! - them une dhe zilja nderpret biseden tone Futemi ne klase, kishim provim ne kimi, profesor Jani futet ne klase dhe na shperndan flatat e provimit. Shkruajta emrin dhe po mundohesha te zgjidhja ndonje ushtrim. - mbreme ne pallatin tim ndodhi dicka e cuditshem gjera qe kane kohe qe nuk ndodhin me, 3 cuna po i benin serenate nje vajze me emrin Viola. Nuk e di nese ishte Viola e klases ketu pasi dhe pallatet i kemi pak afer por ishte cmenduri ishin bere tap ne alkol dhe bertisnin madje i kam kapur me kamer - thote profesor jani dhe nxorri laptopin dhe e gjithe klasa u mblodh aty duke shikuar videon ku ulerisja une me shoket. - njeri duket si klevi - thote njeri nga shoket e klases - haha cne une aty, une mbrem kam qene semure - thashe une dhe me iku fytyra Viola u shkri duke qeshur, gati sa nuk shtrihej ne toke kur degjonte "kengen" Pas saj dhe klasa. U harrua provimi, ndersa une qeshja bashke me ta gjoja cjane keta budallenj. U ulem ne banga dhe filluam serish provimin. Viola sa here me shikonte qeshte dhe vinte koken siper banges. Nuk e doja me veten nga turpi, po sikur ta merrnin vesh te gjithe qe kam qene une. Nuk do vija me ne shkolle. Mesimi mbaroi dhe dolem jashte. Viola kalon dhe une i shkoj mbrapa me motorr - do vish ? - po me kendove nje serenate po - thote ajo dhe qesh - aaa mjaft tani se me vjen zor, isha tape me kupto - i them une i skuqur ne fytyre - si ulerisnit - ajo qeshte duke u afruar dhe u ngjit ne motorr - mbahu fort fare - pse ? - se do te bej te vdesesh frike Ngrita motorrin ne gome te pre dhe u nisem, ajo uleriti fort, aq sa te gjithe kthyen koken nga ne. Ecja aq shpejt sa era te vriste kur perplasej ne fytyre. Ajo nguli gishtat ne trupin tim dhe mbahej fort me koken mebeshtetur ne kurrizin tim. Per 3 minuta arritem te shtepia saj - nuk hyp me ne motorr me ty harojeeee - thote ajo duke zbritur nga motorri plot nerva dhe floket i ishin bere si lesh dele - shioki pak floket - i them dhe nisa te qesh - i poshter mos qesh - me thote ajo dhe me gjuan te dora me doren e saj te holle - aa me vrave - i thashe une dhe ferkova doren - te dhembi eee - thote ajo dhe me gjuan serish te dora tjeter duke u afruar dhe e kapa e afrova afer vetes e putha me turinjte qe i kishte plot nerv, ajo nuk shtynte as nuk refuzonte por rrinte e mbledhur ne krahet e mij pa levizur derisa e leshova dhe buzet u shqiten - i keqqqqq, takohemi neser ne shkolle - thote ajo dhe iken duke qeshur Per nje moment prita te vija ne vete, ajo nuk me shajti as nuk u merzit por qeshi dhe me tha takohemi neser. Sa u gezova. I dhash dy here gaz motorrit fort dhe ecja shpejt. Qeshja me vete si idiot, nuk me besohej, ajo po krijonte besim tek une. Ika ne shtepi duke fluturuar nga lumturia. Me zor po prisja te nesermen, doja te mbyllja syte tani e te zgjohesha neser.
Posted on: Sun, 07 Jul 2013 21:05:32 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015