Kapitulli nr 28 "Kur engjejt qajne" Dola jashte klases dhe - TopicsExpress



          

Kapitulli nr 28 "Kur engjejt qajne" Dola jashte klases dhe shikova Violen mbeshtetur ne mur. Afrohem me duar ne xhepa. Mbante koken ulur dhe qendronte e heshtur ne fytyre duke pritur. Mbeshtetem me mur afer saj dhe pres, "cfare do flasi me mua ? Mos ndoshta kete here do me kerkoj mos i flas fare apo qe as mos e shoh me sy" - mendoja me vete dhe prisja qe ajo te thoshte nje fjale. - me fal - peshperiti ajo me syte qe shikonin drejt jo kthyer nga une. - per cfare ? - e pyeta dhe e shikoja teksa syte i mbante ne nje drejtim - me fal qe u solla keq me ty dje kur doje te me ndihmoje - tha ajo duke u kthyer nga une dhe u mbeshtet me krah ne mur - nuk ka gje jam mesuar nga te shtyrat e tua kohet e fundit - vazhdova une dhe u ktheva drejt saj - e di ? Ndonjehere dukesh aq shume pensimist per jeten, cfare te ka merzitur kaq shume ne jete qe je keshtu - me pyet ajo dhe me shikonte me syte e saj te pafajshem - njerzit - ju pergjigja une dhe buzeqesha me ironi - dua te me tregosh per veten tende dua te njoh me shume nga klevi - tha ajo duke u perpjekur te afrohej me mua serish - vertet ? - e pyeta une - po vertet - u pergjigj ajo dhe qeshi - cfare do besh pas mesimit ? - e pyes serish - asgje do iki ne shtepi - pergjigjet ajo - dalim bashke mbas mesimit dhe do te tregoj cte duash - dakort ateher Zilja si gjithmone na nderprente ne momentin kur fillonim te afroheshim me shume. - zilja - thote ajo - si gjithmone - them une Futemi ne klase, zhurme. Letra te mbledhura top fluturonin kudo neper banga, ulem ne vendin tim dhe pas pak vjen dhe "bucko" shoku im i ri te cilit fillova ti thoja bucko ngaqe ishte si buf i lezetshem dhe me faqe te fryra. Ai se kishte problem qe i thoja ashtu pasi e dinte qe nuk ja thoja ne shenje ofendimi. Mundohet te kaloj dhe nuk po dinte si te futej me bark nga une apo me kurriz, me ne fund vendosi te futej me bark dhe gati sa nuk me mbyti. Ajo qesh nderkohe qe me shikon mua te ngjeshur ne karrige. Qesha dhe une, me ne fund ajo po afrohej serish, nuk po e kuptoja nese po luante apo kishte frike te qendronte me mua. Dera mbyllet dhe vazhdojme mesimin, me zor po prisja te mbaronin keto dreq oresh te dilja me ate, here pas here ktheja koken shikoja ate dhe ajo hiqte syte sa here ktheja koken. Qeshja me vete dhe ndjeja perseri ate lumturine brenda meje qe ndjeja kur fillova te ndjeja per te. Cdo dite ishte nje dashuri e re me te sa herevevshikoja tek qeshte nje dashuri e re lindte brenda meje, e adhuroja ate buzeqeshje por me shume menyren si behej me nerva me ato turinjte e mbledhura. Minutat kalonin dhe ankthi me shtohej, nuk po duroja dot ate pritje qe te rrija me te, ta ndjeja afer. Te shijoja aromen e saj, zilja ra, kishim dhe nje ore. Dhe nje ore torture dhe nje ore pritje, - Klevi ngrihu dhe na thuaj mesimin per sot - thote profesori historise dhe ulet Ngrihem ne kembe por nuk dija asgje, isha dru ne te gjitha lendet pervec letersise, nje 4 tjeter. Bukur u mbusha me 4, sa mire. - ta gezosh Klev - tha bucko per 4 - rrofsh buf ne koken tende tani - i them une dhe mbeshtes koken te banga duke shikuar nga ajo qe me ben me shenje oren qe dhe pak binte zilja. Heshtje ne klase, te gjithe lexonin. Kembet e mija nuk gjenin qetesi nga ankthi perplaseshin ne toke gje e cila i terhoqi vemendjen e profesorit - cfare ke klevis ? - pyet ai - asgje profesor me shkohet ne banje - u pergjigja une - ja se dhe pak bie zilja - thote profesori dhe zilja nuk vonon, futa librin ne cante dhe dola jashte nxorra motorrin duke pritur te vinte Viola. Vesha xhupin dhe vura kasken ne koke, ajo vjen duke qeshur me canten ne dore - ku do shkojme ? - me pyet - te vollgat them une ti si mendon ? - ku te duash ti Hypen lart ne motorr me ve duart ne bel dhe me shtrengon fort. U nisem me shpejtesi ashtu si i pelqente asaj dhe pse kishte frike, rruga ishte bosh dhe rrita shpejtesine deri ne kthese pastaj ndalova dhe ajo u ngjesh e gjitha tek une sikur po me perqafonte, sa mire ndihesha kur me shtrengonte ne krahet e saj.
Posted on: Fri, 12 Jul 2013 07:31:46 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015