Kapitulli nr 32 "Parajse mes ferrit" Nga inati dhe urrejtja - TopicsExpress



          

Kapitulli nr 32 "Parajse mes ferrit" Nga inati dhe urrejtja trupi tij dridhej i gjithi madje nuk nxirrte dot duart mbi tavoline sepse do binte shume ne sy! Fiorella ve doren ne ball dhe ben sikur ndihet keq, justifikimi perfekt per tu larguar nga aty para se te ndodhte ndonje gje qe nuk duhej te ndodhte ne ate moment! - Cfare ke ? - e pyet Alesio i cili mbante goten ne dore per te bere Gezuar me te gjithe - Nuk jam mire me dhemb koka dhe me vjen te vjell - thote ajo - Pi pak birre do behesh me mire - Jo jo nuk dua, Toni dalim ? Nuk qendroj dot - thote ajo duke u drejtuar nga Toni - Dalim dalim - thote ai dhe u ngrit ne kembe - Po pse kaq shpejte ? Ju sa erdhet, kishim bere ca muhabet - thote Xhaxhai Alesios, Toni nuk foli fare por mori Fiorellen dhe dolen jashte, mbrapa i ndoqi Alesio i cili kembngulte ti dergonte me karroce ne shtepi por refuzuan. I cuditur Alesio futet brenda ku ndodhej xhaxhai tij qe vazhdonte te hante si te ishte nje derr! - Cfare pati ajo kucka se si e shtirur mu duk ajo semundje - thote ai duke ju drejtuar Alesios qe u fut ne dhome - Nuk e di, por dicka ka ne kete mes sepse iken dhe pa na pershendetur - thote Alesio dhe u ul duke ngrene! Toni me Fiorellen ishin ulur ne shkallet e nje lokali te mbyllur dhe po rrinin aty, Toni nuk qetesohej dot! Dridhej i gjithi, nese fusje nje cop hekur ne dhembet e tij do keputej, aq fort i kishte shtrenguar sa kercisnin! Ajo e perqafoi dhe buzet e veta ja vuri mbi qafe, ai u qetesua, ishte e vetmja qe mund ta qetesonte dhe kishte forcen ta bente vetem me nje perqafim, i shtrengoi doren dhe u ngrit - Eja, ikim ne shtepi - thote ajo dhe e terhoqi - Dua ta vras, ai derr me vrau familjen me dogji motren, duhet ta vras - thote ai dhe u ngrit ne kembe - Mos mendo keshtu, eshte me mire te falesh - Te fal ?! Ti nuk me kuptonke vertet! Si mund ta fal kur prej tij jeta ime u shkaterrua dhe humba njerzit e vetem qe kisha - Por tani me ke mua, do te me humbasesh ? - Kurre - Atehere harroje te shkuaren shiko perpara, ec me mua ne rrugen e se ardhmes dhe lere shkuaren mbrapa - thote ajo e buzeqeshur, dukej aq e bukur ne ate moment kur hena i kishte rene mbi floke si nje fjongo e bardhe, ai e shikoi ne sy dhe vazhdoi te eci me te pa thene asnje fjale tjeter! Ajo e kishte vendosur nese ai nuk hiqte dore nga hakmarrja do largohej nga ai, do ikte diku larg ku mos ta gjente askush dhe u betua qe nuk do dashuronte me kurre! Ndersa ai e kishte vendosur qe te hakmerrej me cdo kusht edhe nese do humbiste jeten, donte qe ne duart e tij te kishte gjakun e personit qe i dogji familjen dhr kushedi sa familje te tjera te varfera e te pafuqishme! Kishin mbetur dhe dy nga Kalorsit e zinj, kryetari dhe nje tjeter qe ai duhet ta gjente patjeter se kush ishte! Arriten ne shtepi dhe u shtrine ne shtrat, ajo e perqafoi me duart e saj te buta dhe te holla pastaj mbylli syte! Ndihej e mbrojtur afer tij, ndihej e sigurte por edhe e friksuar se mos nje dite do i duhej te largohej nga ai dhe do mesohej me dhimbjen e te mos paturit nje perqafim si keto cdo mengjes dhe mbremje! Ne mendjen e tij po hartohej plani per te vrare Xhaxhain e Alesios por ai nuk dilte kurre ne qyteze, qendronte ne ballkonin e katedrales dhe i rrethuar me femra qe vinin nga cdo vemd si Napoli, Milano madje kishte dhe Kineze! E vetmja menyre ishte ti shkoje ne shtepi naten dhe ai kete gje kishte ndermend te bente!
Posted on: Wed, 18 Sep 2013 18:52:03 +0000

Trending Topics




© 2015