Kaçe, pasaporta greke e mban peng Ergys Kaçe tek Lacio? Jo, - TopicsExpress



          

Kaçe, pasaporta greke e mban peng Ergys Kaçe tek Lacio? Jo, për shkak të statusit të tij si “ekstrakomunitar”, ashtu si edhe shumë shqiptarë të tjerë vuajnë nga kjo situatë. Dhe në pritje për t’u pajisur me pasaportë greke, që do të ishte shpëtimi i tij për lëvizjet në merkato, mesfushori i PAOK-ut duhet të qëndrojë në pritje. Lacio, ndërkaq, po monitoron situatën prej kohësh në sajë të Igli Tares, drejtorit sportiv, i cili ia ka rekomanduar edhe Klaudio Lotitos, presidentit bardhekaltër. Por, fakti është se numri i ekstrakomunitarëve për vitin e ardhshëm është i limituar dhe klubi roman ka të drejtë të blejë vetëm dy ekstrakomunitarë për 2014-n dhe sigurisht që s’ka ndërmend që njërin vend ta bllokojë me Kaçen, pasi ka objektiva të tjerë që mund të jenë më të rëndësishëm. Për këtë arsye, drejtuesit bardhekaltër do të presin dhe shohin se çfarë do të ndodhë. Ergys Kaçe do të presë pajisen me pasaportë greke, por pas “tradhëtisë” për të zgjedhur Shqipërinë dhe çështjes diplomatike me fanelën e UÇK-së gjërat janë vështirësuar pak. Situata e ngrirë – Ndërkaq, Kaçe vazhdon të qëndrojë jashtë fushave dhe është futur në muajin e katërt që nuk po gjen vend tek ekipi dhe që po stërvitet thuajse “në hije”. Trajneri nuk e konsideron, ndërsa presidenti është shprehur se sa më shpejt të largohet aq më mirë është për të. Është folur edhe për interesimin e disa skuadrave të tjera greke, por edhe Anderlehti mund ta tentojë, në sajë të Besnik Hasit.
Posted on: Mon, 02 Dec 2013 17:11:56 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015