Keto jane pyetjet e rubrikes "Pyesni njeri tjetrin". Keni deshire - TopicsExpress



          

Keto jane pyetjet e rubrikes "Pyesni njeri tjetrin". Keni deshire te jepni pergjigje per ndonje prej tyre? Mund te na pergjgijeni ketu ne Facebook: - Më thoni si duhet të sillemi me armikun, po kur e them këtë e kam fjalën për një person që ta ka nxirë jetën të ka shkatërruar. ]farë duhet ti bëj? Petriti. - Si thoni ju, kush e zgjedh rrugën më të shkurtër, i mençuri apo dembeli, dhe kush del i fituar, apo i humbur? Denisi. - Sa kontradiktor që jemi ne shqiptarët, përse femrat e lira i paragjykojnë, por edhe të po mos të jenë të lira përsëri paragjykohen, pse ndodh kjo? Benisa. - Si jeni ndjerë kur keni qënë të detyruar për x arsye të ndaheni nga personi që dashuroni me shpirt, dhe a ju ka ndodhur ndonjëherë kjo gjë, dhe pse e keni bërë këtë zgjedhje? Poeti nga Tirana. - Po të ju jepej mundësi të udhëtoni në kohë, në cilen do kishit dashur të jetonit dhe pse? Ledia. - A ja kontrolloni telefonin apo facebookun të dashurit apo të dashures? Si e quani këtë veprim, me rrezik apo jo? Barbi - A ju ka ndodhur që pasi e keni adhuruar shumë një person, kur e keni takuar, ju ka dalë nga zemra? E kam fjalën sidomos në lidhjet meshkuj-femra. Lira - Si do të reagonit nëse zbuloni se babai juaj ka dashnore? Do t’i tregonit mamasë, apo do të heshtni? Ertila Tiranë - A ju ka ndodhur që ka ndikuar negativisht gjendja ekonomike jo e mirë në lidhje me personin e zemrës? Xhimi - Si ka mundësi more që këtu gjithë doktorat të thonë “shko te filan laborator se aty i bëjnë shumë mirë analizat”. Të gjithë të thonë nga një doktor apo laborator të ndryshëm. E bëjnë për lekë dhe janë të lidhur me njëri-tjetrin, apo jemi ne raca e tillë që i komplikojmë gjërat? Besniku - Çfarë do të bënit nëse zbuloni se partneri juaj është steril, nuk bën fëmijë? Klara. - A i mbyllni gjithë kontaktet me celularin, facebookun, ipadin kur shkoni me pushime apo nuk jetoni dot pa to? Arbeni - Më duket mua apo vajzat këtu kanë marrë kot? Unë kam ardhur nga Gjermania për pushime dhe dua të njoh një vajzë për qëllime serioze, por sapo i afrohem ndonjërës t’i flas, më thotë “idiot”. Më thoni ju si duhet të sillem, sepse unë s’kam shoqëri këtu që të më prezantojnë. Alteo. - Shoqja ime e ngushtë më ka marrë të dashurin, si duhet të veproj? Të luftoj sërisht ta marr të dashurin mbrapsht, apo t’u jap një të pështyrë në surrat të dyve dhe t’i lë me njëri-tjetrin? Dua të hakmerrem në fakt, por s’e di se si... Sindi - Mendoni se Rama si Kryeministër do të bëjë ndonjë gjë për Shqipërinë? Niko - Pse ka kaq shumë vrasje te ne? Xoni i Tironës së Re - Çfarë më këshilloni të blej: Laptop, ipad, apo tablet? Ana - Si shpjegohet që gjithë makinat luksoze, Bugati, Benca të fundit fare apo BMVV X6, këtu në Tiranë kanë në timon ose “të fortë” kokëmëdhenj të qethur tullë ose vajza seksi? Albenci. - Thonë se gjërat që i ndjen vërtet, duhet të luftosh për t’i pasur, ama kur i arrin, nuk të bëjnë më përshtypje. Mua kështu më ndodh me femrat, s’po gjej dot rehat. Kështu janë të gjithë meshkujt apo vetëm unë? Blendi. - Në qoftë se do t’ju jepej mundësia ta kaloni ditën me një person të famshëm, me cilin do të dëshironit ju? Vjola. - Si mendoni ju, do të ndryshojë Shqipëria tani që fitoi PS-ja? Te kush keni më shumë besim? Erjoni. - A ju ka ngelur kush fiksim nga e kaluara dhe përse? Arbeni - Më duket mua apo nëpër media sidomos spikerat përdorin shumë fjalë të huaja që unë nuk i kuptoj? Përse e kemi këtë tendencë ne shqiptarët për të përdorur fjalë të huaja? Andoni. - Keni vendosur ku do t’i kaloni pushimet verore sivjet, se mos ndoshta na jepni ndonjë ide dhe neve? Ama, kini parasysh, mirë dhe lirë... Lozonjarja. - Kam një pyetje për ju të gjithë. Jam e dashuruar marrëzisht me një djalë prej 2 vjetësh tashmë, por tani mua më ka dalë një bursë studimi për jashtë shtetit. Ai më thotë: “Nëse largohesh, më harro”, sepse nuk dëshiron që unë të bëj studimin prej dy vjetësh. Më ka vënë në një pozitë shumë të vështirë. A ia vlen ta lë karrierën time për të dashurin? Kam nevojë për këshillën tuaj. Rozina - A e keni të vështirë të kërkoni falje kur e dini që brenda vetes keni bërë gabim? E kam fjalën për lidhjet në çift. Dorina - Si do të ishte më mirë, rikthim në dashurinë e vjeter apo fillimi i një dashurie të re? X - Çfarë mendoni për ata meshkuj që i dhunojnë gratë e tyre? Çfarë meritojnë, sipas jush? Po një femër që e duron një gjë të tillë, si do ta përkufizonit me pak fjalë? Andi - A nuk mendoni se jeta e një mashkulli është shumë më e lehtë sesa e një femre? Dua të di mendimin tuaj sepse është një debat që e kam hapur me tim shoq dhe ai më thotë që ne burrat e kemi jetën më të vështirë dhe kemi më shumë përgjegjësi. Violeta. - Çfarë ju bezdis më shumë në jetën e përditshme ose në përgjithësi? Drini - Përshëndetje miqtë e mi! Dua t’ju bëj një pyetje: A ekziston dashuria e vërtetë dhe e sinqertë? Nga Xhelozja e Lalit. - Ç’mendim keni për ato lloj femrash që shkatërrojnë familjet? Ato e kanë fajin, apo meshkujt që u japin mundësi ta bëjnë këtë gjë? Nga Xhelozja e Lalit. - Çfarë bëni kur jeni të stresuar? Ana - A e gjykoni një person nga veshja? Dritani - Pse ndodh gjithmonë që kur fillon të mos e duash më tjetrin, i sheh më të qarta të metat e tij? Anila - Vëllai im nuk më flet sepse i ka thënë nusja që unë e ngacmoj, ndërkohë që unë s’e kam shikuar kurrë me atë sy. Si të sillem në këtë rast? Ajo na ka ndarë ne të dyve dhe s’e kuptoj arsyen. Si të veproj? Ju, çfarë më këshilloni? Besimi. - A i pranoni kritikat që ju bëjnë apo ju acarojnë dhe s’i pranoni? Andi - Çfarë i qetëson femrat përgjithësisht, sidomos kur janë të nervozuara? Kjo pyetje është vetëm për meshkujt. Lozonjarja - A e ndryshon paraja një person dhe a ju ka ndodhur të keni njohur persona të tillë që më parë kanë qenë në shoqërinë tuaj më të mirë? Si keni reaguar? Klara. - A jeni pro premtimeve apo më mirë t’ia lësh kohës çdo gjë? Mua premtimet më kanë bërë të arrij në moshën 45 vjeçe, vetëm. Më premtoi se do kthehej për mua, por s’u kthye kurrë dhe unë vazhdoj e pres. Albina - A nuk ju duket e padrejtë që meshkujt zgjedhin gjithmonë kurvat për t’u martuar? Isha e lidhur për dy vjet dhe s’e mori mundimin të fejohej me mua. U fut njëra në mes dhe me atë, për tre muaj, u martua. Pse ndodh gjithmonë kështu? Laura - Nëse dalloni që bashkëshorti ju tradhton, a duhet ndëshkuar në të njëjtën mënyrë, duke e tradhtuar, apo të ndahesh me të një herë e mirë? Kloe.
Posted on: Thu, 15 Aug 2013 21:44:47 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015