Kimioterapia “Ambra” Halil RAMA Shteti gjerman merr - TopicsExpress



          

Kimioterapia “Ambra” Halil RAMA Shteti gjerman merr përsipër subvencioninimin e shumës që duhet për kimioterapine dhe operacionin e 17-vjeçares Ambra Meda. Një lajm mjaftë i gëzueshem ky, për gjithë shqiptarët që për më shumë se një muaj u përfshinë në aksionin humanitar në ndihmë të vazhdimësisë së jetës së Ambrës. Sëmundja e rëndë që ka prekur Ambra Medën, 17-vjeçaren që në vend që të ulej në bankat e gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë është e detyruar të qëndrojë e shtrirë në një shtrat të spitalit të Mynihut në Gjermani, ku po vendoset fati i saj me jetën, është bërë tashmë shqetësim i dhjetra mijëra shqiptarëve të ndershëm e me shpirt human për t’u bërë pjesë e kurimit të saj. Kjo për faktin se historia e Ambrës nuk është si gjithë të tjerat. Sëmundja e saj tepër e rrallë e ka detyruar atë që prej disa ditësh t’i nënshtrohet kujdesit të rreptë të mjekëve të huaj. Ambra vuan nga një diagnozë që prek 130 njerëz në të gjithë botën. Pikërisht pse është një rast specifik, spitali ku ajo po kurohet në Mynih e ka cilësuar kimioterapinë që i është nënshtruar ajo me emërtimin sinjifikativ “Kimioterapia Ambra”. Sëmundja e saj e rëndë u zbulua vetëm pak kohë përpara se të fillonte shkolla, kur Ambra po bënte përgatitjet e fundit për t’u ulur në bankat e gjimnazit “Sami Frashëri” në kryeqytet. Me sëmundjen që ka, Ambrës i kanë dhënë mundësi shpëtimi, por me një kosto shumë të lartë, që ishte disi e papërballueshme për familjen e saj. Shuma kërkohej për kurim kalon shifrën e 180 mijë eurove. Padyshim, kontributin më të madh për mbledhjen e kësaj shume e dhanë vëllezërit Ismail e Gjetan Keta, kampionët e njohur të botës në Kik dhe Taibok. Ndërkohë, lajmin e gëzueshëm që mori nga Mynihu, pikërisht në ditën e një udhëtimi mirnjohjeje në Shkodër, e shpërndau me shpejtësi kolegu ynë shembullor Defrim Methasani, një intelektual i shquar me dhunti te rralla. Ai shkruan në statusin e tij në facebook se “Zyrtarisht shteti gjerman, pasi pa sensibilizimin e shqiptarëve, mediave dhe solidaritetin e një kombi për një vajzë të tyre, vendosi që pjesen tjetër të shpezimeve për kurimin dhe operacionin e saj, ti mbulojnë ata. Një lajm i jashtzakonshëm, që natyrisht gëzon jo vetëm familjen, të afërmit, por të gjithë shqiptarët që dhanë shpirtin, lutjet dhe xhepin e tyre, për jetën e Ambrës. Mirnjohje pa kufi për të gjithë ju, njerëz, të njohur dhe të panjohur brenda dhe jashtë Shqipërisë. Mirënjohje vëllezërve Keta dhe të gjithë atyre që u bënë pjesë e problemit tonë të madh me Ambrën. Mirënjohje shtetit gjerman, që ndihmon një jetë të një vajze shqiptare. Qofshi të nderuar dhe vlerësuar gjithë jetën tuaj!...” . Mirënjohje e veçantë pa dyshim i takon kampionit botëror Gjetan Keta, boksierit shqiptar që ka fituar sfidën e së shtunës 12 tetor, në mbrëmje me gjashtë runde ndaj gjermanit, Florian Uildenhof, me vendim unanim të arbitrave - një fitore kjo qe iu dedikua totalisht Ambra Medes, duke i kaluar të gjitha të ardhurat e fituara nga kjo ndeshje per sherimin e saj. Kjo edhe për faktin se vëllezërit Ismail e Gjetan Keta i paraprinë “Kimioterapisë Ambra”, jo vetëm me kontributin vetjak në të holla e duke i qëndruar pranë në spital, por edhe duke bindur autoritetet gjermane që të ta trajtonin atë si rast të vecantë. Dhe vërtetë, siç shprehet D.Methasani “Tashmë ajo që është në dorë të njeriut po bëhet, ndërsa lutim Zotin të na e dhurojë këtë engjell, që mezi pret rikthimin e saj në atdhe, familje, shkollë dhe shoqëri... Ky është vërtetë një lajm shumë i gëzueshëm për gjithë shqioptarët. Gjermania, aleati ynë strategjik që ka mbështetur në vijimësi zhvillimin ekonomik dhe progresin e Shqipërisë, bëhet shembull edhe në rastin e shërimit të 17-vjeçares Ambra Meda nga Shqipëria. Padyshim, këtu kanë meritën e tyre të padiskutueshme vëllezërit Ismail e Gjetan Keta, por dhe shqiptari me zemër të madhe Valon Marke, që në një shtet të fuqishëm si Gjermania ku ushtrojnë aktivitetin e tyre si kampionë të botës, bëhen zëdhënësit më të mirë të shpëtimit të një jete. Mirënjohje për jetë të gjithë atyre që kontribuan për Ambrën e të gjithëve. Familjet Meda e Methasani prej ditësh organizojnë ceremoni ku u japin medale “mirënjohjeje” atyre që kotribuan për Ambrën. Një medalje të tillë ata ia dhanë dje edhe stafit të gazetave “Metropol” e Republika te cilat u bëne propomotore e aksionit humanitar në ndihmë të vazhdimësisë së jetës së Ambrës dhe për sensibilizimin e opinionit rreth sëmundjes së rëndë që ka prekur këtë engjell. Familjet Meda dhe Methasani (dajat e Ambrës), por dhe gjithë miqtë dhe të afërmit, kontributorët e shumtë nga hapësira mbarëshqiptare (në Shqipëri, SHBA, Maqedoni, Kosovë, Gjermani, Angli, Greqi etj) i shprehin mirenjohje të thellë stafit të METROPOL që për më shumë se një muaj mban të hapura faqet e saj për Ambrën e të gjithëve. Shërim sa më të shpejtë kësaj vajze me zemër të madhe që i duhet Familjes, të afërmeve, shoqërise dhe kombit tone vital, në embrionin e të cilit qendron jeta e çdo shqiptari...
Posted on: Fri, 18 Oct 2013 17:42:26 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015