Kjo që shkruan autori për USHT a mund të këtë diçka të - TopicsExpress



          

Kjo që shkruan autori për USHT a mund të këtë diçka të tillë edhe në UHP në Prishtinë. Le ta vlerëson secili me kutin e vet. Ta mbrojmë USHT-në nga armiqtë e brendshëm! 0:39 / 19.09.2013 Shkruan: Faton Curri Fragment i marr nga Telegrafi .... Humbja e mundësisë për përmirësimin e gjendjes në USHT mund ta bën fenomen normal në të ardhmen: parregullsinë, mungesën e hapësirave për studim, vonesën dhe mungesën e profesorëve, mos angazhimin dhe joseriozitetin e profesorëve në ligjërata; anulimin e ligjëratave pa arsye, këmbimin e notave me gjithçka përveç diturisë, përdorimi i skriptave për shkak të mungesës së literaturës së nevojshme; zhurmën, papastërtinë e pasigurinë; mungesën e ujit të pijshëm dhe banjove; mungesën e mjeteve për studim, mungesën e laboratorëve; presionet dhe sulmet ndaj profesorëve gjatë procesit të notimit; maltretimin e studentëve gjatë shërbimeve administrative e shumë të tjera. Të gjitha këto fenomene janë prezente, por me patriotizmin e çdo studenti shqiptar këto fenomene mund të largohen për të mos lejuar që gjërat anormale të bëhen normale. ( ....)
Posted on: Thu, 19 Sep 2013 15:32:00 +0000

Trending Topics



v class="sttext" style="margin-left:0px; min-height:30px;"> Not really sure why you have to go shirtless but, anyway, good
Just Listed in Greenbriar Eastlake Estates - Oklahoma City!
Skechers Womens Shape Ups - Strength Fitness Walking Sneaker,

Recently Viewed Topics




© 2015