Koalicioni i majtë shpartallon të djathtën në cdo qark, sipas - TopicsExpress



          

Koalicioni i majtë shpartallon të djathtën në cdo qark, sipas rezultateve paraprake. Ndërkohë që procesi i numërimit është ende duke vazhduar, duket se në shumicën e qarqeve në vend ka një ndryshim shumë të madh nga zgjedhjet e vitit 2009. Ndryshe nga sa është deklaruar dje në darkë nga selia blu, për një fitore të koalicionit të djathtë, duket se nga rezultatet paraprake të numërimit, ndryshimi mes palëve është vërtet mjaft i madh, por në favor të Aleancës për Shqipërinë Europiane. Kështu në qarkun e Korcës, kur janë numëruar deri tani (ora 8:00) 26.6% të votave, rezultati është 22,608 vota për koalicionin që drejtohet prej Partisë Socialiste dhe 16,256 vota për koalicionin e drejtuar prej Partisë Demokratike. Përkthyer në mandate kjo do të thotë një rezultat 7 me 5 në favor të të majtës. Në qarkun e Lezhës, pas numërimit të 18.2% të votave, rezultati është 7,763 vota për koalicionin e PS dhe 7,085 për koalicionin e PD. Pra e majta ka kaluar prej një dizavantazhi prej më shumë se 3 mijë votash, në një avantazh prej gati 700 votash. Përkthyer në mandate kjo do të thotë 4 me 3 për Partinë Socialiste. Në qarkun e Beratit, pas numërimit të 23.9% të votave, rezultati është 15,065 vota për koalicionin e majtë dhe 6,421 vota për të djathtën. Përkthyer në mandate rezultati është 6 me 2 në favor të koalicionit për Shqipërinë Europiane. Në Vlorë, pas numërimit të 17,7% të votave, rezultati është 14,554 për të majtën dhe 6959 vota për të djathtën. Sërish një rezultat tejet i thellë, 8 deputetë më 4 për koalicionin e majtë, që duket sikur po afrohet me mandatin e 9. Vlen të vërehet se sipas rezultateve aktuale, Partia Demokratike dhe aleatët e saj janë përpara të opozitës vetëm në qarkun e Kukësit, ndërsa Partia Socialiste, LSI dhe aleatët e tyre janë në avantazh të thellë (krahasuar me shifrat e vitit 2009) në të gjithë qarqet e tjerë. PS është madje përpara edhe në qarkun e Shkodrës deri tani. Me sa duket nga ecuria e deritanishme si edhe nga projeksionet, Koalicioni për Shqipërinë Europiane po ecën i sigurt drejt një fitoreje të thellë e të paprecedentë në zgjedhjet e 23 qershorit. Pavarësisht pregatitjeve për një fitore të së majtës, diferenca të tilla nuk ishin parashikuar prej asnjërit prej analistëve apo ekspertëve të zgjedhjeve. Duket se koncepti i Rilindjes, i shtyrë si fryma e programit të PS, ka dhënë frutet e veta për këtë koalicion të cilit shumë shpejt do ti duhet të përgatisë ekipin e tij të suksesit.
Posted on: Mon, 24 Jun 2013 06:34:41 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015