Kolesteroli, ushqimet që duhet të përdorni Kolesteroli - TopicsExpress



          

Kolesteroli, ushqimet që duhet të përdorni Kolesteroli është substancë lipidike (e yndyrshme) e domosdoshme për organizmin. Ai ndihmon në fabrikimin e çdo qelize e gjithashtu në fabrikimin e hormoneve dhe shumë substancave të tjera. Por rritja e përqindjes së kolesterolit në gjak (hyperkolesterolemiese) mund të jetë shumë e dëmshme për organizmin. Kolesteroli fabrikohet në mëlçi, por ne e marrim dhe nga ushqime të ndryshme si psh veza, djathi, qumështi, mishi të brendshmet e kafshëve si mëlçitë, zemra e të tjera. Rritja e përqindjes së kolesterolit në gjak përbën faktorin kryesor të sëmundjeve të artereve, kryesisht të zemrës. Kolesteroli është një faktor gjithashtu i aksidenteve vaskulare cerebrale dhe i sëmundjeve trombo-embolike. Arteroskleroza Kur përqindja e kolesterolit në gjak ngrihet, formohen disa grimca yndyre, që ngjiten në faqet e artereve. Këto grimca formojnë një shtresë yndyre, që vjen nga dita në ditë duke u zmadhuar e që sjell si rrjedhojë zvogëlimin e diametrit të artereve deri në bllokimin total të tyre. Bllokimi i artereve nuk lejon më qarkullimin e gjakut. Kur gjaku nuk ka më mundësi të qarkullojë, qelizat e këtyre artereve vdesin nga mungesa e oksigjenit dhe elementeve ushqyese. Në këtë raste, mund të kemi sipas arteries së bllokuar, infarktus të myokard (infakt) kur bllokohen arteret e zemrës, aksidente vaskulare cerebrale, që mund të shoqërohen me hemorragji të brendshme, kur bllokohen arteret e trurit, ose afeksion të gjymtyrëve inferiore. Përqindja e e kolesterolit Idealja është më pak se 2 gram për 1 litër gjak, ndërkohë që limiti është 2 gram deri në 2.5 g për 1 litër gjak. Tepër e lartë është kur kalohet 2.5 g për 1litër gjak. Për të ulur përqindjen e lartë të kolesterolit nuk duhet të pini cigare dhe nëse pini mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni krejtësisht Merruni me ushtrime fizike në mënyrë të rregullt. Mbani një peshë ideale (pesha ideale është ajo që keni pasur kur keni qenë 25 vjeç), kujdes me alkoolin, mundohuni të mos konsumoni shumë yndyrnat, favorizoni zarzavatet dhe frutat. Favorizoni më tepër konsumin e peshkut se sa të mishit. Përdorni më shumë vajin e ullirit se sa gjalpin në përgatitjen e vakteve. Kujdes me ëmbëlsirat e ndryshme, sepse bëhen gjithnjë me shumë vezë, po ashtu duhet të largoni nga ushqimet tuaja gjalpin, djathin sallamet e ndryshme. Gjenet përgjegjëse për sëmundjen Nëse pavarësisht dietës dhe aktivitetit fizik, nuk arrini të mbanin nën kontroll nivelin e kolestrolit të keq, duhet të dini se faji nuk është i stilit tuaj të jetesës, por i gjeneve tuaja. Në fakt, një grup studiuesish të koordinuar nga Paul Williams i “Berkeley Lab’s Life Sciences Division” ka zbuluar se gjenet luajnë një rol të rëndësishëm në stabilizimin e kolesterolit të keq në gjak dhe disa individë duhet të lodhen më tepër se të tjerët, sepse janë më të ndjeshëm ndaj hiperkolesterolaminës. Studimi duket se ofron një motiv për faktin se disa prej nesh kanë fatin e keq të kenë nivelin e kolestrolit të lartë, edhe pse qëndrojnë mjaft të kujdesshëm ndaj gjithçkaje që hanë, ndërsa të tjerë mund t’i lejojnë vetes shkelje rregullash, pa krijuar probleme me akumulimin e yndyrnave të dëmshme për organizmin. Studiuesit kanë vëzhguar të dhënat e 28 çifteve binjakësh identikë, me përputhmëri gjenetike, por me stile jete të ndryshme, për të vlerësuar peshën e gjeneve dhe sjelljet mbi nivelin e lipoproteinave me intensitet të ulët (LDL) shkaktare për prodhimin e kolesterolit të keq, mjaft të dëmshëm për shëndetin kardiovaskular. Dieta me përqindje të ulët yndyre ul kolesterolin Ekspertët i kanë nënshtruar vullnetarët ndaj dy tipe dietash alternative, një me përbërje të ulët yndyrnash dhe një që përmbante shumë yndyrna (që është baraz me 40 për qind të kalorive totale që merr organizmi). Ekspertët kanë vënë re se duke kaluar nga dieta e parë në të dytën, niveli i kolesterolit rritej në mënyrë të pashmangshme për të gjithë çiftet e binjakëve, por ndryshe nga një çift në tjetrin. Ende nuk dihet se cilat janë gjenet që përfshihen në përhapjen e kolesterolit në organizëm, por të gjithë njerëzve u këshillohet një stil i shëndetshëm jete, regjim ushqimor të mirë dhe zbatimin e terapive të këshilluara nga specialistët, të tilla sjellje janë armët më të mira ndaj hiperkolesterolaminës. Kolesteroli nuk kursen as femrat dhe as meshkujt, madje, sipas studimeve, më të prekura janë femrat, pasi ato janë më të prira drejt ushqimeve me yndyrë. Ushtime fizike për të ndaluar sëmundjen Për të ulur përqindjen e lartë të kolesterolit nuk duhet të pini cigare dhe nëse pini mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni krejtësisht. Merruni me ushtrime fizike në mënyrë të rregullt. Tri herë në javë duhet të kryhen ushtrime fizike nga të gjithë personat që i kanë kaluar të 25-at, pasi pas kësaj moshe trupi i njeriut fillon të humbasë energjitë e tij dhe të përthith sa më shumë yndyrna. Mbani një peshë ideale (pesha ideale është ajo që keni pasur kur keni qenë 25 vjeç), kujdes me alkoolin, mundohuni të mos konsumoni shumë yndyrnat, favorizoni zarzavatet, dhe frutat. Këto janë gjashtë këshilla japin specialistët për të larguar kolestrerolin, ato vlejnë si për meshkujt ashtu edhe për femrat, kanë të bëjnë kryesisht me ushqimet. Ndërkohë që 2 produkte janë shumë të rëndësishme për organizmin e njeriut për të evituar kolesterolin, bëhet fjalë për peshkun dhe të gjitha nënproduktet e tij si dhe për zarzavatet. Si kurohet kolesteroli Kolesteroli është një strukturë që shërben për shumë funksione në trup, duke filluar që nga formimi i membranave të qelizave e deri në formimin e hormoneve seksuale si testosteroni etj. Sipas specialistëve ai mund të formohet në dy mënyra. E para, është me anë të dietës ose me anë të formimit nga trupi vetë. Por ajo çfarë është më kryesore ka të bëjë me faktin që në cilëndo formë që do ta kemi kolesterolin, do t’i duhen transportues që të lëvizë, sepse (si të gjithë dhjamërat) është i patretshëm në plazmë. Për këtë funksion janë lipoproteinat, të cilat janë struktura të përbëra nga fosfolipide dhe nga proteina që formojnë pjesën e jashtme të tyre, kurse në brendësi kanë kolesterolin dhe trigliceridet. Këto janë më të tretshme në plazmë dhe prandaj e bëjnë të mundur në mënyrë më të thjeshtë transportimin e kolesterolit dhe triglicerideve. Nga të dhënat, duhet thënë se edhe albumina luan deri diku rolin e trasportatorit, por si trasportues më të mirë shërbejnë lipoproteinat. Si ulet kolesteroli 1-Për të ulur përqindjen e lartë të kolesterolit nuk duhet të pini cigare, dhe nëse pini, mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni krejtësisht 2-Merruni me ushtrime fizike në mënyrë të rregullt. Mbani një peshë ideale (pesha ideale është ajo që keni pasur kur keni qenë 25 vjeç) 3-Kujdes me alkoolin, mundohuni të mos konsumoni shumë yndyrnat, favorizoni zarzavatet, dhe frutat. 4- Favorizoni më tepër konsumin e peshkut se sa të mishit. 5-Përdorni më shumë vajin e ullirit se sa gjalpin në përgatitjen e vakteve. 6-Kujdes me ëmbëlsirat e ndryshme, sepse bëhen gjithnjë me shumë vezë, po ashtu duhet të largoni nga ushqimet tuaja gjalpin, djathin, sallamet e ndryshme.
Posted on: Mon, 11 Nov 2013 11:01:10 +0000

Trending Topics



-height:30px;">
Thanks to those friends of mine who sent me love, blessings,
flowers in bloomington

Recently Viewed Topics




© 2015