Korça Korça është një qytet në Shqipërinë jug-lindore. - TopicsExpress



          

Korça Korça është një qytet në Shqipërinë jug-lindore. Korça është edhe qendra e prefekturës me të njëjtin emër. Është një nga bashkitë më të mëdha të vendit me rreth 90.000 banorë të regjistruar. Administrimi Shteti Shqipëria Shqipëria Qarku Korça – stema Korça Rrethi Korça Kryetari Niko Peleshi Statistika dhe Territori Koordinatat 40°37′06.99″ Veri 20°46′50.99″ Lindje Lartësia 850 m (m.n.d) Sipërfaqja 10,13 km2 Popullsia 86.176 banorë Dendësia 8.507,01 banorë/km2 Informacione të tjera Etnohoronimi Korçar (m), Korçare (f), Korçarë (sh) Themelimi Shekulli XV Klima Mesdhetare kontinentale Zona Kohore ZKEQ (UTC+1) • ora verore OVEQ (UTC+2) Prefiksi 082 Targa KO Kodi Postar 7001-7004 Aeroporti Aeroporti Nënë Tereza Kodi-IATA TIA ; 196 km nga qendra e qytetit Historia Ndonëse qyteti i Korçës është themeluar këto V-VI shekujt e fundit, zona e Korçës është një nga vendet e Evropës Jug-Lindore që është banuar më herët. Gërmimet kanë nxjerrë në dritë varre dhe fortifikime ilire. Antikiteti Zona e Korçës e ndodhur në kufi me Mbretërinë Ilire dhe Epirin është banuar që nga mijëvjeçari i katërt p.e.s. Epoka e Bakrit zgjati nga mijëvjeçari i tretë deri në mijëvjeçarin e dytë p.e.s. Deri në vitin 650 p.e.s. fushëgropa e Korçës udhëhiqej nga një dinasti e Mbretërisë ilire, ndërkohë pas vitit 650 u udhëhoq nga një dinasti Kaone. Gjatë kësaj periudhe zona banohej më së shumti nga fise Kaone dhe Molose. Gërmimet arkeologjike rreth qytetit të Korçës kanë zbuluar një qivur të shekullit II e.s. i cili tregon të gdhendur figurën e dy farkëtarëve ilirë duke punuar hekurin në kudhër.Vlen të përmëndet Tuma e Kamenicës Fakt që tregon banimin e kësaj zone në epoken e bakrit. Mesjeta Krahina e Korçës ra nën sundimin e perandorit bullgar Boriz në vitin 853. Ai formoi në këtë zonë njësinë administrative të emërtuar “Kutmicevicë”, që në shqip do të thotë “Tokë e porsa pushtuar”. Forcat bullgare qëndruan deri në vitin 1018. Njoftimi më i hershëm i shkruar mbi ekzistencen e qytetit të Korçës vjen nga kronika mbi historinë dhe gjenealogjinë e familjes feudale shqiptare të Muzakajve, shkruar nga Gjon Muzaka me 1510. Shkruesi kur numëron zotërimet e Andre Muzakës I, i cili arriti titullin Sebastokrator më 1280-1281 dhe u bë zot i një krahine të gjerë që shtrihej në të gjithë Shqipërinë Qendrore deri në lumin Vjosë në jug, me kryeqendër Beratin dhe që përfshinte ndërmjet të tjerave Myzeqenë, Tomoricën, Oparin,Devollin, Kosturin, përmend dhe Korçën me emrin ‘Kovica’, të cilën e cilëson qytet. Nga fund i shekullit XIII e deri në prag të pushtimit osman, zona o Korçës u bë pjesë e Principatës së Muzakajve të cilët ishin me origjinë nga Opari. Sundimi osman Në vitin 1440 osmanët pushtuan zonën e Korçës. Qyteti modern i Korçës u formua në shekullin XV kur Iljaz Bej Mirahori[1] e zhvilloi Korçën sipas urdhrit të Sulltan Mehmeti II. Ilazji i kishte shërbyer sulltanit në rrethimin e Kostandinopojës në vitin 1453. Nën pushtimin osman Korça me emrin “Göricë” ishte sanxhak i vilajetit të Manastirit. Korça përmendet edhe gjatë luftës Veneto-turke (1644-1669), ku tregtarët elbasanas ndiqnin rrugën e gjatë me shumë stacione Elbasan-Korçë-Sarandë-Korfuz-Venedik. Në Korçë ata shisnin prodhime manifakturaile dhe blinin prodhime blektoriale. Qyteti nisi të lulëzojë pas bastisjes së Voskopojës[2] nga osmanët në vitin 1788. Ndërmjet viteve 1769-1789 në Korçë erdhën shumë familje Voskopojare të cilat i dhanë qytetit pak nga lavdia e Voskopojës. Në vitin 1783 qyteti u bë pjesë e Pashallëkut të Ali Pashë Tepelenës. Gjatë shekullit XIX dhe fillim shekullit XX Korça u bë qendër e rëndësishme e Rilindjes Kombëtare. Kështu në vitin 1887 u hap shkolla e parë fillore në gjuhë shqipe nga Organizata Drita, ndërsa po në Korçë, në vitin 1891 u hap shkolla e parë për vajza nga familja Qirjazi. Në vitin 1968 ndërtesa u kthye në Muzeun e Arsimit. Shekulli XX[redakto] Sundimi osman mbi Korçën zgjati deri në 1912, vit kur u shpall pavarësia e Shqipërisë. Traktati i Shën Stefanit, i vitit 1878 ia kalonte Korçën dhe Pogradecin Principatës Bullgare ndërsa Traktati i Berlinit i po të njëjtit vit ia rikthente Perandorisë Osmane. Në vitin 1910 Aleanca Ortodokse e Korçës e udhëhequr nga Mihal Grameno[3] shpalli themelimin e Kishës Ortodokse Shqiptare, por autoritetet osmane refuzuan ta njohin. Afërsia gjeografike e Korçës me Greqinë dhe fakti që Greqia e quante popullsinë Ortodokse si Greke çoi në kontestime të ashpra gjatë Luftës Ballkanike 1912-1913. Në vitin 1913 Greqia e pretendonte Korçën dhe zona të tjera të Shqipërisë si pjesë të të ashtuquajturit “Vorio Epir”[4]. Në tetor 1914 qyteti ra nën administrimin grek. Gjatë periudhës së Skizmës Kombëtare[5] (në Greqi, 1916) shpërtheu një revoltë lokale e cila u vu nën kontroll nga Elefteri Venizelo. Gjithsesi,gjatë Luftës së Parë Botërore, zhvillimet në Frontin e Maqedonisë bënë që qyteti shpejt të binte nën kontrollin francez (1916-1920). Gjatë kësaj kohe katërmbëdhjetë përfaqësues të Korçës dhe Kolonel Deskoini nënshkruan protokollin që shpallte krijimin e Republikës Shqipëtare të Korçës, nën mbrojtjen ushtarake të ushtrisë franceze dhe me president Themistokli Gërmënjin[6]. Valuta e përdorur qe Franga dhe Skënderi i Korçës. Përfundimisht, Korça u bë pjesë e Shqipërisë në 1921, kur Komisioni Ndërkombëtar i Kufijve riafirmoi kufijtë e vitit 1913. Vendi përjetoi një situatë të vështirë ekonomike gjatë mbretërimit të Zogut, dhe kjo detyroi popullsinë të bjerë për shkak të emigrimit nga 25,600 banorë në vitin 1923 në 21,220 banorë në vitin 1938. Me fillimin e Luftës së dytë Botërore në 1939, Italia pushtoi Korçën dhe gjithë pjesën tjetër të vendit. Me shpërthimin e Luftës Italo-Greke, Korça ra nën sovranitetin grek në nëntor 1940. Kjo zgjati deri në prill 1941, kohë kur trupat gjermane sulmojnë ushtrinë greke. Me tërheqjen e Italisë nga Lufta më 1943, Gjermanët e mbajtën qytetin të pushtuar deri më 24 tetor 1944. Korça u çlirua nga partizanët në shtator 1944. Duke qëndruar nën pushtimin fashist e nazist, qyteti u bë një qendër e rëndësishme e rezistencës Komuniste. Themelimi i Partisë së Punës së Shqipërisë (Partia Komuniste) u shpall zyrtarisht në Korçë më 1941. Me vendosjen e sistemit Komunist pas çlirimit, u ndoq një politikë diskriminuese ndaj të pasurve dhe kundërshtarëve politikë. Kështu menjëherë pas Luftës një valë e re emigracioni u shpërngul për në komunitetin e Shqiptaro-Amerikanëve në Boston. Në 1990 Partia Demokrate e Re fitoi zgjedhjet elektorale në Korçë. Revoltat popullore në shkurt 1991 përfunduan me rrëzimin e statujës së Enver Hoxhës. Demografia Korca ka rreth 90 000 banore. Politika Kryetar i Bashkisë së Korçës është Niko Peleshi. Përpara tij kanë qënë Robert Damo, Gjergji Duro, Dhioni Kotmilo dhe Gjergji Gjinko. Këta janë kryebashkiakët e Korçës nga viti 1992 e në vazhdim. Ekonomia Ekonomia e qytetit të Korçës i ka themelet e saj ne zhvillimin bujqësor, por nuk mund të lihen pa përmendur bizneset e mëdha të qytetit të cilat përfshijnë kryesisht sektorin e ndërtimit civil dhe prodhimin e materialeve të ndërtimit, sektorin ushqimor dhe atë të shërbimeve. Edhe pse Korça ofron mundësi të mira për zhvillimin e turizmit, ngelet akoma shumë për të bërë në këtë drejtim. Niveli ekonomik i qytetit aktualisht ndodhet në një rritje kostante edhe pse duhet të sigurohet akoma stabiliteti ekonomik sipas standarteve të BE-së. Kultura Korça përbën një nga qendrat kulturore më të rëndësishme të Shqipërisë. Vetë muzeumet e shumta në qytet përshkruajnë aktivitetin kulturor ndër shekuj. Është e mirënjohur shkolla e parë shqipe në këtë qytet që daton në vitin 1887, shkolla e parë në Shqipëri për vajza, si dhe liceu Francez i ndërtuar në vitin 1917. Edhe pse ndër vite qyteti ka qënë pushtuar disa herë, ndikimet e huaja përbejnë një pjesë të vogël te kulturës korçare. Turizmi Turizmi ne kete qytet ka dy pika te rendesishme e te frekuentuara shpesh nga turistet, fshatrat Voskopoje e Dardha. Pervec klimes malore, me pyje te dendur me pisha e bredha, dhe prezencen e nje peisazhi mbreselenes, turistet mund te gjejne pjese nga historia dhe trashegimia e popullit shqiptar duke filluar nga periudha e sundimit Bizantin. Ne Voskopoje gjenden nje numer i konsiderueshem kishash ortodokse dhe manastiresh qe i perkasin kesaj periudhe. Gjate dimrit te dy keto fshatra turistike ofrojne pista skijimi per vizitoret e tyre. Klima Korça ka klimë mesdhetare kalimtare (ose klimë mesdhetare kontinentale) me ndryshime të mëdha në temperaturë. Muaji më i nxehtë është gushti (25°C) ndërsa muaji më i ftohtë është janari (2°C). Mesatarisht gjatë vitit bien 710 mm reshje të cilat minimumin e arrijnë në verë ndërsa maksimumin në dimër, duke e bërë Korçën një qytet përgjithësisht të thatë krahasuar me pjesën tjetër të Shqipërisë së lagësht. Temperaturat në Korçën që përthith 2300 orë rrezatimin diellor, përgjithësisht mbeten më të ulta se pjesa tjeter e Shqipërisë perëndimore, por më të larta se pjesa veri-perënimore për shkak të lartësisë mesatare në rrafshin e Korçës. Megjithatë janë regjistruar raste kur temperatura ka arritur deri në 40°C ose më tepër. Transporti Korça është një nyje e rëndësishme për trasportin shqiptar. Qyteti ndodhet 181 km larg kryeqytetit. Aksi rrugor Korçë-Tiranë është pothuajse tërësisht i rindërtuar dhe largësia kohore është rreth 3 orë. Aksi rrugor Korçë-Kapshticë (Doganë) është nga të paktat rrugë në Shqipëri që plotësojnë standartet ndërkombëtare dhe mund të përshkohet në rreth 30 min. Korça shërben edhe si pikë-lidhje me zonën Jugore të Shqipërisë, por në këtë drejtim rrugët lënë shumë për të dëshiruar dhe ngelet akoma shumë për të bërë. Linja hekurudhore kombëtare nuk ka perfshirë këtë qytet për arsye te trajtave të ashpra të relievit. Vitet e fundit janë bërë shumë investime dhe pritet që brënda pesë-vjeçarit të ardhshëm të përmirësohet më tej sektori i transportit. Personalitete nga Korça Në rend alfabetik sipas mbiemrit: Thoma Abrami, poet dhe aktivist i Rilindjes Kombëtare Servet Tefik Agai futbollist, golashënuesi më i mirë i kampionatit të katërt të Superligës shqiptare. Anton Athanasi, biznesmen multimilioner dhe filantropist. Anastas Avramidhi-Lakçe (1821–1890) biznesmen dhe bamirës. Dhimitër Berati, firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë. Pandeli Cale, rilindas dhe firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë Kristo Dako, politikan, ministër i arsimit Natasha Dhimitri (Zguro), basketbolliste e shquar, përfaqësoi Shqipërinë ndërkombëtarisht. Visar Dodani, gazetar dhe aktivist i Rilindjes Kombëtare. Pandeli Evangjeli, u zgjodh dy herë Kryeministër i Shqipërisë Pavlina Evro, atlete e distancave të mesme, fituese e garës 1550 metra në mitingun ndërkombëtar "Grand Prix" në Nicë, Francë Eli Fara, këngëtare. Thanas Floqi, rilindas dhe firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë Llazar Fundo, anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore. Mihal Grameno, rilindas, luftëtar i lirisë së bashku me Çerçiz Topullin, gazetar dhe shkrimtar. Spiro Ilo, firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë Idhomene Kosturi, ish-Kryeministër i Shqipërisë Kostaq Kota, politikan, ish kryetar i Parlamentit dhe ish-Kryeministër i Shqipërisë Panteleimon Kotokos (1890–1969), peshkopi orthodhoks i Gjirokastrëss (1937–1941). Koçi Bej burokrat i lartë osman i shekullit XVII Ermal Kuqo, basketbollist, anëtar i ekipit kombëtar shqiptar të basketbollit. Savva Lika, hedhëse e shtizës Sabien Lilaj, futbollist Devis Mema, futbollist, luan për Shqipëria U-21 Jani Melka ish-volejbollist, tani trajner.[7][8] Gjon Mili, fotograf Vangjush Mio, piktor. Thimi Mitko, nacionalist dhe folklorist. Dhimitër Orgocka aktor dhe skenarist, Artist i Popullit i Shqipërisë Thoma Orollogaj, ministër i drejtësisë dhe drejtues i Ballit Kombëtar. Tefik Osmani, futbollist, ka luajtur me Kombëtaren Ioannis Pangas (1814-1895), sipërmarrës dhe bamirës. Pilo Peristeri, ish-anëtar i Byrosë Politike të Partisë së Punës, ish-ministrër Alma Qeramixhi, Lojërat Olimike 1992, atlet, mban rekordin për Shqipërinë në vrapim 100 metra me pengesa. Luan Shabani (emri i barbarizuar Leonidas Sabanis), peshëngritës, fitus e i medjles së artë në Lojrat Olimpike për Greqinë Aristotel Samsuri, futbollist, golashënuesi më i mirë i kampionatit të dytë të Superligës shqiptare. Llazi Serbo, aktor. Behar Shtylla, diplomat dhe Ministër e Jashtëm r Shqipërisë 1953-1970 Konstantinos Skenderis, shkrimtar dhe politikan. Stavro Skendi, historian dhe gjuhëtar Donald Suxho, volejbollist olimpik, luan për SHBA Misto Treska, diplomat, përkthyes dhe shkrimtar Kristi Vangjeli futbollist, luan me Kombëtaren Dhimitër Zografi, firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë Shiko edhe[redakto] Voskopoja Dardha Liqenasi Kamenica në komunën Mollaj të rrethit të Korçës
Posted on: Tue, 13 Aug 2013 20:49:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015