Kosova vend burimi dhe destinacioni i trafikimit me - TopicsExpress



          

Kosova vend burimi dhe destinacioni i trafikimit me njerëz Kosova është një vend burimi dhe destinacioni për gratë dhe fëmijët, viktima të trafikimit seksual dhe punës së detyruar, thuhet në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikimin e personave gjatë vitit 2012. Mungesa e regjimit të vizave për të huajt që vijnë në Kosovë e bënë atë një vend transit të pambrojtur, thekson raporti. Shumica e viktimave të trafikimit seksual janë qytetare femra të Kosovës, ndonëse femra nga Moldavia, Sllovakia, Shqipëria, Serbia dhe Polonia gjithashtu janë përballur me një prostitucion të detyruar në Kosovë. Lidhur me angazhimin e organeve të pushtetit, raporti thotë se Qeveria e Kosovës nuk përmbush standardet minimale për eliminimin e trafikimit, ndonëse përpjekjet e saj kanë qenë të domethënëse. Këtu përmendet kodi i ri penal dhe ai i procedurës penale që kanë hyrë në fuqi sivjet, e që rrisin dënimet për kundërvajtësit e trafikimit, raporton RTK. Raporti vë në dukje se gjyqësori ka zvogëluar numrin e çështjeve që presin zgjidhje, por, Qeveria në anën tjetër ka qenë ‘e butë’ ndaj kundërvajtësve të trafikimit, sepse nuk ka dënuar asnjë zyrtar qeveritar i përfolur për bashkëpunim në trafikim. Ndër rekomandimet që i jepen Kosovës në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, është inkurajimi për përpjekje më të fuqishme për të ndjekur penalisht, shpallur fajtor dhe dënuar autorët e trafikimit, përfshi edhe zyrtarët; rritjen e trajnimeve specifike për prokurorët dhe gjyqësorin, sigurimin e mbrojtjes sociale për viktimat si dhe shtimin e hetimeve për veprat penale të punës dhe lypjes së detyruar në Kosovë.
Posted on: Thu, 20 Jun 2013 12:51:34 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015