Kreu i liberalëve të Kosovës, Gjergj Dedaj takohet me ish - TopicsExpress



          

Kreu i liberalëve të Kosovës, Gjergj Dedaj takohet me ish kryeministrin Berisha Ish kryeministri Berisha priti sot në një takim pune kryetarin e Partisë Liberale të Kosovës, Z.Gjergj Dedaj, njëherësh zv/ministër i Kulturës në qeverinë e Republikës së Kosovës. Në këtë takim të frytshëm ku merrte pjesë edhe nënkryetari i Bashkimit Liberal Demokrat Shqiptar, Z.Halil Rama, kreu i liberalëve të Kosovës shprehu mirënjohjen e thellë për rolin e kryeministrit Berisha si lider historik i shqiptarëve, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e diasporë. Z.Dedaj vlerësoi vecanërisht kontributin e ish kryeministrit Sali Berisha në shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe ndërkombëtarizimin e saj duke mundësuar njohjen e shtetit të ri të Kosovës nga më shumë se 100 shtete të botës. Pasi vlerësoi informimin e z.Dedaj mbi situatën politike dhe sociale të Kosovës në prag të zgjedhjeve lokale, ish kryeministri Berisha u shpreh për domosdoshmërinë e konsolidimit të institucioneve kosovare. Ai vlerësoi rolin e liberalëve të Kosovës në luftën clirimtare dhe më pas në periudhën e shpalljes së pavarësisë e të formimit të shtetit më të ri në botë. Takimi kaloi në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore.
Posted on: Mon, 23 Sep 2013 15:17:19 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015