Kriza ekonomike në vend nuk është vetëm pasojë e krizës së - TopicsExpress



          

Kriza ekonomike në vend nuk është vetëm pasojë e krizës së përgjithshme europiane. Dy janë arsyet kryesore të mbylljes dhe të asfiksimit të ekonomisë shqiptare sipas sekretarit për çështjet ekonomike në PS: patronazhi politik dhe monopoli në treg. Në një intervistë për “Shqip”, socialisti Ervin Bushati thotë se në tregun e brendshëm janë krijuar monopole, të cilat kanë penguar konkurrencën dhe rrjedhimisht edhe çmimet më të lira. “Për sa i përket monopolit në biznese të ndryshme, shumica e tregjeve të rëndësishëm sot janë të kapur nga disa kompani të mëdha, të cilat janë nën vasalitetin e pushtetit. Problemi nuk qëndron vetëm te mënyra korruptive dhe kriminale sesi administrohen bizneset dhe fitimet, por te kosto më e lartë që i shkakton tregut monopoli. Çdo familje paguan më shumë për çdo mall a shërbim të një monopoli, duke qenë se janë kufizuar apo anihiluar konkurrentët në treg dhe kështu është zhdukur konkurrenca që do sillte në mënyrë të pashmangshme çmimet më të ulëta. Në të njëjtën kohë, kjo situatë monopoli në treg nuk lejon të operojnë biznese të reja që do të rrisnin dhe punësimin e shqiptarëve. Pra, këto dy situata të mësipërme janë lakuar që po e mbyt sot biznesin, punësimin dhe ekonominë familjare shqiptare. Një ekonomi e hapur për të gjithë dhe një liberalizim real i tregut ekonomik do të ishte e vetmja rrugë shpëtimi për ekonominë tonë. Kjo arrihet vetëm nëpërmjet funksionimit të sundimit të ligjit dhe reformave strukturore të thella dhe gjithëpërfshirëse në të gjithë spektrin. Ndaj e them me bindje e besim të plotë: Sot duhet një vullnet i zjarrtë politik për të shfarkëtuar zinxhirin vicioz të ekonomisë feudale dhe të mbyllur që është mbledhur rreth qafës sonë në vite”, shprehet ai.
Posted on: Tue, 30 Jul 2013 15:44:47 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015