► Kryeministri Edi Rama gjatë mbrëmjes së djeshme ka - TopicsExpress



          

► Kryeministri Edi Rama gjatë mbrëmjes së djeshme ka inspektuar punën e mjekëve dhe infermierëve të turnit të natës në Qendrën Spitalore Nënë Tereza në Tiranë. Bëhet e ditur se kryeministri Rama shoqërohet nga drejtoresha e QSUT-së, Ogerta Manastiriliu dhe është takuar me personelin e turnit të natës. Qeveria “Rama” i ka kushtuar një vëmendje të madhe reformimit të QSUT-së. Për këtë është hartuar një plan për të identifikuar hallkat më të brishta në zinxhirin e kujdesit shëndetësor kundrejt tundimit të korrupsionit. Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë ka premtuar se do të sigurojë furnizimin ritmik me barna dhe materiale mjekësore për të shmangur boshllëqet e përfitimet nga farmacitë. Gjithashtu para pak javësh kanë nisur punimet për pastrimin e mjediseve si brenda dhe jashtë QSUT-së, pasi situatës në të cilën ndodhet spitali është e degraduar.
Posted on: Thu, 17 Oct 2013 08:07:26 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015