► Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me menaxhimin e - TopicsExpress



          

► Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me menaxhimin e ekonomisë nga qeveria paraardhëse në një intervistë për “A1 REPORT”, në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”. Ai ka thënë se ekonomia ka arritur në pikën e fundit. Sipas Ramës s’mund ta trajtosh ekonominë si të “njerkës”. “Vazhdojmë të jemi me gjetje të reja. Kemi trashëguar një borxh publik të përgjithshëm, por kemi dhe një borxh në formën e huave dhe borxheve ndaj kompanive dhe sistemeve të ndryshme, që është padyshim një shkëmb në mes të rrugës sonë. Një borxh që vazhdon rritet, në kuptimin e gjërave që dalin njëra pas tjetrës, për të cilën ne kemi vendosur të dialogojmë një kompani të besueshme auditimi, për të parë situatën ku ndodhemi. Ajo që dihet është një gjë, dhe ajo që nuk dihet ende është një gjë tjetër”, tha Rama. Rama ka treguar për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet vendi, ai ka thënë se borxhi ndaj biznesit kap shifrën prej 600 milionë dollarë. “Jemi duke u afruar në shifrën 600 milionë dollarë që janë borxhe ndaj biznesit, që kanë bllokuar ekonominë dhe gjithë sistemin e kreditimit. Bankat kanë para po nuk japin kredi, se normat e kredive të këqija 25% dhe kompanitë janë duke u mbytur. Kemi gjendje të tmerrshme të ekonomisë dhe financave të vendit”. Ai ka thënë se qeveria që ai udhëheq është ndryshe, se ata janë votuar për të folur me gjuhën e të vërtetës. “Ata flisnin me gjuhën e gënjeshtrave, ishim mirë vendi i dytë pas Gjermanisë, edhe shqiptarët ishin të lumtur se kishin gjithçka që duhej për t’u ndjerë krenarë për një superfuqi ekonomike, por ja që shqiptarët këtë panoramë e refuzuan dhe na votuan për të na qeverisur ndryshe. Qeverisja ndryshe është se këtij vendi dhe populli nuk i duhet mjalti i ëmbël i gënjeshtrave. E vërteta e madhe e ekonomisë është kjo që po u them; janë shifra, nuk janë propagandë, por i kemi para në tavolinën në diskutime me guvernatorin e BSH-së, BB-së, grupin e financave, që është grupi më i shkëlqyer që është bërë bashkë për të asistuar qeverinë, një grup që do ta kishte krenari çdo vend. Gjithë përpjekjet për t’i hedhur bojë rozë kësaj pikture të zymtë janë broçkulla”, theksoi Rama. Kryeministri ka folur edhe në lidhje me konsensusin për nëpunësin civil. Ai tha se të majtët disponojnë 84 vota, me të cilat mund të aprovohet ligji për nëpunësin civili dhe prapë kërkohet dialog. Ai ka shtuar se s’ka zgjidhje tjetër ky ligj do të aprovohet. “E kemi ftuar opozitën të ulemi, të dialogojmë, të diskutojmë, ta shikojmë çështjen me qetësi, dhe të gjejmë dakordësinë për të mirën e vendit dhe në funksion të mospengimit të punës normale të shtetit. Nga ana tjetër kemi një opozitë që ka reaguar në mënyrë “qorre” për momentin duke mos pranuar asnjë dialog, por duke vënë kushtin tërhiqni aktin. Ne nuk kemi asnjë mundësi ta tërheqim aktin. Duhet të krijojmë kushtet që ligji të bëhet i zbatueshëm nëpërmjet një sërë aktesh nënligjore. Qeveria e mëparshme nuk i ka patur 84 vota për t’i kaluar ligjet dhe nuk është sjellë me vëmendjen dhe gatishmërinë që jemi sjellë ne ndaj opozitës. Ne i disponojmë 84 vota, por përsëri kërkojmë dialog, pasi kjo është kultura që ne besojmë. Po akti do aprovohet nuk ka zgjidhje tjetër. Ne jemi një aleancë europiane me LSI dhe veprojmë si të tillë në të gjithë nivelet e vendimmarrjes”, tha Rama.
Posted on: Tue, 15 Oct 2013 09:00:41 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015