Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se mbajtja e - TopicsExpress



          

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se mbajtja e zgjedhjeve lokale në Kosovë është e pranueshme vetëm nëse ato janë neutrale ndaj statusit, pra pa simbole shtetërore dhe se Beogradi është i interesuar që serbët të marrin pjesë në to, por duket se pala e Prishtinës për këtë nuk është shumë e interesuar. Kryeministri serb, Ivica Daçiq ka thënë në Televizionin serbe B92, se ka biseduar me ambasadorët e 5 vendeve të Quintit dhe të Komisionit të BE në Beograd lidhur zgjedhjet lokale në Kosovë dhe nga ata ka kërkuar që të ushtrohet trysni mbi Prishtinën që ta respektojë marrëveshjen e Brukselit dhe në procesin zgjedhor të 3 nëntorit të mos i përdorë simbolet shtetërore. Ai ka sqaruar se Beogradi po kërkon që serbët të kenë përfaqësuesin e vet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, që nuk ka qenë rast deri më tash, që materiali zgjedhor të jetë neutral ndaj statusit, të mos ketë stemë të Republikës së Kosovës në fletëvotimet dhe me këtë t’u dilet në ballë edhe paraqitjes së serbëve për këto zgjedhje, transmeton RTK. Ai ka thënë se “për ne është e papranueshme që të plotësohen formularët ku qëndron stema e Republikës së Kosovës”’. Daçiq ka theksuar se për shkak të vonesës për zgjidhjen e këtij dhe problemeve tjera do të kërkojë jo shtyrjen e zgjedhjeve, veç shtyrjen e afatit për paraqitjen e listave zgjedhore, dhe pret që në afatin sa më të shkurtër, më së voni gjatë ditës së nesërme, të gjendet zgjidhja për regjistrimin e votuesve. Ai saktësoj se seriozitetin e problemit gjatë dy tri javëve të fundit e kanë kuptuar edhe përfaqësuesit e vendeve të Quintit. Kryeministri serb ka vu në dukje se KQZ i Kosovës po dëshiron që me anë të materialit zgjedhor ta prezantojë shtetin. “Jemi të interesuar për dalje në zgjedhje, por nuk jemi të kënaqur me trysninë e bashkësisë ndërkombëtare mbi palën tjetër”, ka thënë Daçiq dhe shtoi se duket se pala shqiptare nuk është shumë e interesuar që serbët të dalin në zgjedhje. Kryeministri serb ka cekur se nga ato zgjedhjet lokale del Bashkësia e komunave serbe, se ato janë 10 komuna dhe ky është pushtet i rëndësishëm. Sipas tij ato paraqesin pushtetin zyrtar të serbëve në Kosovë të cilin deri më tash e kanë cilësuar si ilegal apo paralel, dhe ai pushtet do të ketë njohje ndërkombëtare. Ai ka thënë se me këtë rast kemi të bëjmë me spiralen dhe nëse nuk ka zgjedhje atëherë edhe zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit është i pamundshëm, nëse nuk ka zbatim vështirë mund të nisin negociatat me BE, dhe e gjithë kjo nxit jo-stabilitet politik madje edhe rajonal. “Ky është moment kritik në procesin e zgjidhjes së këtij problemi”, ka theksuar pos tjerash Daçiq.
Posted on: Mon, 02 Sep 2013 10:11:30 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015