Kryetari i Bashkise se Tiranes, kandidat per kreun e PD-se, Lulzim - TopicsExpress



          

Kryetari i Bashkise se Tiranes, kandidat per kreun e PD-se, Lulzim Basha, prezantoi dje ne Sarande platformen e tij ne krye te selise blu, duke premtuar se ai ashtu si ne vitin 2011, ai do te largoje kryesocialistin nga pushteti qe ka marre dhe kthimin e tij ne opozite. Ne takimin me bazen e Partise Demokratike ne Sarande, Basha premtoi gjithashtu mbeshtetje per demokratet ne cdo cep te vendit, degjimin e zerit te tyre, vleresimin e kontributit dhe premtoi se me votimin e tij ne krye te PD-se, ne te gjithe territorin e vendit, do te hapen zyra per te asistuar punonjesit e administrates qe do te hiqen ne menyre jo ligjore nga puna. “2011 eshte nje tjeter prove, qe nje bashkim zemrash e mendjesh dhe nje vullnet fitues beri te mundur largimin e kryesocialistit nga pushteti, cuarjen e tij ne opozite. Jam i bindur, kam besim te plote se prape te bashkuar dhe bazuar ne vullnetin e zemrave dhe mendjeve te cdo demokrati e demokrateje, pa perjashtim, une do ju udheheq perseri drejt largimit te kryesocialistit nga pushteti qe ka marre dhe kthimin e tij ne opozite”, - siguroi Basha. Sipas tij, pasi te sigurohet se zeri i cdo anetari degjohet, eshte detyra e PD-se te ndertojme instrumentet, per te thithur te gjithe ate energji pozitive si dhe per te pritur te gjithe ate pakenaqesi qe pritet te shkaktoje qeverisja e pritshme prepotente, arrogante, korruptive dhe abuzive e Edi Rames dhe koalicionit qe ai e cilesoi te votes se deformuar. Basha beri te ditur se nje nga iniciativat e para te PD nen drejtimin e tij, do te jete hapja e zyrave te posacme ne te gjithe territorin e vendit, per te evidentuar dhe mbrojtur cdo punonjes te administrates i cili do te perballet me largimin abuziv te paralajmeruar nga puna, nga mazhoranca e re e votes se deformuar. “Aksioni yne politik duhet te nise menjehere. Ne do te luftojme me te gjithe mjetet per te mbrojtur sherbimin civil nga revanshi qe pritet te filloje, permes ngritjes se zyrave te posacme ne te gjithe territorin e vendit, per te evidentuar cdo rast abuzivizmi te tille, ngritjen e grupeve te posacme juridike, ne menyre qe ne perputhje me ligjet e vendit, kushdo qe guxon te ngreje hapa te tille, te perballet ne menyre te menjehershme, nepermjet sistemit juridik shqiptar, me faturen ligjore, financiare dhe politike te nje abuzivizmi te tille”, - theksoi kreu i Bashkise se Tiranes. PLATFORMA Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha prezantoi dje ne Sarande, platformen e tij per drejtimin e PD. Basha premtoi se me zgjedhjen e tij ne krye te selise blu, ne te gjithe territorin do te hapen zyra, per te asistuar punonjesit e administrates qe do te hiqen ne menyre jo ligjore nga puna. Ndersa premtoi se do te degjohet zeri i cdo anetari te kesaj force politike dhe do te behet vleresimi i kontributit te cdo anetari, ne themel te fillimit te ri te Partise Demokratike.
Posted on: Tue, 09 Jul 2013 12:38:16 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015