Kryetari i Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, i cili është duke - TopicsExpress



          

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, i cili është duke pretenduar mandatin e tretë qeverisës në këtë komunë, është shprehur i bindur në fitoren e tij dhe të PDK-së në zgjedhjet e 3 nëntorit. Buja ka deklaruar se fitorja e tij në këto zgjedhje do të jetë e pakontestueshme. Ai ka bërë me dije se është duke punuar që kjo fitore të mbyllet qysh në rundin e parë. Buja në këtë intervistë për “Epokën e re” ka thënë se fitoren në zgjedhjet e 3 nëntorit e mbështet te elektorati i madh i PDK-së dhe te përkrahja e partive të vogla. “Po Pretendojmë qysh në rundin e parë të dalim fitues, sepse elektorati që ka PDK-ja është stabil”, ka thënë Buja. Sipas tij, mandati i tretë do të jetë vazhdim i punës që është bërë në dy mandatet e para. Ai ka treguar se gjatë qeverisjes së tij të gjitha fshatrat janë lidhur me asfalt me qytetin. Duke folur për kundërkandidatët, Buja ka deklaruar se të gjithë i vlerëson, por asnjërin nuk e sheh si konkurrent në këtë garë. Madje ai ka premtuar se të gjithë kundërkandidatët pas fitores do t’i ftojë për këshilltarë të vet. “Fitimi është profesionist në aspektin e mjekësisë primare, pse mos ta kemi nesër në qeverisje një njeri që ka kapacitete për ta udhëhequr shëndetësinë. Po ashtu, Imri Ahmetin si jurist profesional pse mos ta kemi drejtor të administratës apo këshilltar në aspektin juridik”, është shprehur Buja. “Epoka e re”: Z. Buja, pse vendosët të kandidoheni për herë të tretë për kryetar të Komunës së Lipjanit? Buja: Së pari ky ishte një vendim i Kryesisë Qendrore të PDK-së, që të gjithë kryetarët aktualë të komunave nga kjo parti të rikandidohen për zgjedhjet e 3 nëntorit. Pra, ky vendim më ka përfshirë edhe mua. Normalisht nuk i iku sfidave dhe obligimeve që vijnë nga PDK-ja. Arsye për ta pranuar këtë vendim ka qenë puna e madhe që është bërë në Lipjan, në mënyrë që të vazhdojmë me të njëjtën punë edhe për një mandat. Po ashtu, dihet se në zgjedhjet e brendshme kam qenë në mesin e më të votuarve. Ky është një obligim që kam ndaj partisë dhe qytetarëve, të cilët më kanë përkrahur në Lipjan dhe të cilët mendojnë se ende kam potencial për ta ndihmuar këtë komunë dhe për t’i vazhduar projektet. “Epoka e re”: Për çfarë arsye duhet t’ju votojë qytetari për kryetar të kësaj komune? Buja: Besoj se çdo qytetar të kësaj komune e prekin investimet tona. Dihet se të gjitha fshatrat e kësaj komune janë të lidhura me qytetin me rrugë të asfaltuara. Madje ka shumë fshatra që i kemi përfunduar rrugët e asfaltuara brenda fshatit. Arsyeje tjetër për të më votuar është rrjeti i ujësjellësit, i cili është një investim shumë i madh për 14 fshatra, rrjeti i kanalizimeve me të cilin 80 për qind e territorit mbulohet. Gjatë vitit të ardhshëm presim që në të gjithë territorin e Komunës së Lipjanit ta shtrijmë rrjetin e kanalizimit. Pos këtyre kemi ndërtuar 7 shkolla të reja, 7 qendra komunale dhe kemi gjimnazin e ri, i cili është në përfundim e sipër. Po ashtu, kemi bërë renovime të 17 shkollave. Kemi bërë investime të konsiderueshme në shëndetësi. Thjesht investimet kapitale arrijnë shifrën rreth 60 milionë. Qytetari e sheh punën e qeverisë lokale që është bërë në bashkëpunim me qeverinë qendrore. Prandaj, qytetarët e kësaj komune do t’u besojnë premtimeve që do t’i bëjmë, për faktin se ata i prekin çdo ditë premtimet e realizuara në fushatat e kaluara. “Epoka e re”: Sa është unike Dega e PDK-së në këtë komunë, pasi disa anëtarë të kësaj partie janë larguar? Buja: Kryesia e Degës së PDK-së në këtë komunë ka 37 anëtarë. Brenda kësaj dege ka unitet. Po ashtu, kemi edhe ardhje të reja nga Kryesia e Degës së AKR-së dhe nga disa nëndegë të saj. Pastaj nga AAK-ja kemi 14 nëndegë që i janë bashkuar PDK-së. Tani për tani kemi marrëveshje me LDD-në, e cila është bashkë me ne në këto zgjedhje. Pastaj kemi mbështetjen e Partisë Liberale, partisë turke të Janjevës dhe presim mbështetjen e partisë së ashkalinjve. Kështu që, jemi një forcë shumë e fuqishme. “Epoka e re”: Besoni se me këtë përbërje do të jeni fitues në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit? Buja: Fitoren e kemi të pakontestuar. Do të fitoj pa kurrfarë problemi. Gjithë angazhimi ynë do të jetë në drejtim të asaj që mos t’i mundojmë qytetarët të dalin në zgjedhje në rundin e dytë. Qytetarët e dinë se një pjesë e subjekteve që pretendojnë ta marrin postin e kryetarit nuk kanë shans ta bëjnë një gjë të tillë sepse nuk mund të bëhesh kryetar i Komunës së Lipjanit me 3 mijë vota. Prandaj një pjesë e qytetarëve nuk do ta djegin votën e tyre, por do të votojnë vetëm për kandidatin potencial. Besoj shumë se rundi i parë do të jetë përcaktues për zgjedhjen e kryetarit të komunës. Pra, jemi duke pretenduar qysh në rundin e parë të dalim fitues, sepse elektorati që ka PDK-ja është stabil. Ai përbëhet prej 11 mijë anëtarëve dhe nuk ka lëvizur në asnjë palë zgjedhje. Duke u bazuar në këtë elektorat dhe në partitë e tjera që na mbështesin në këto zgjedhje, besojmë se qysh në rundin e parë do të dalim fitues. “Epoka e re”: Cilin nga kundërkandidatët e shihni më serioz në këto zgjedhje, Fitim Selimin e AAK-së apo Imri Ahmetin e LDK-së? Buja: AAK-ja i ka pasur 600 vota, prandaj nuk mund të llogaritet si konkurrente për këto zgjedhje. Sa i përket LDK-së, dihet përçarja që ka ndodhur, ani pse nuk është bërë shumë mediatike. Me gjithë respektin që kam për Imri Ahmetin dhe familjen e tij, do të humbet për të tretën herë. Kandidatët e tjerë i njoh të gjithë. Ata i respektoj dhe të gjithë i kam thirrur në telefon dhe i kam uruar për suksese. Besoj se ata do të punojnë për aq sa munden dhe sa kanë elektorat. Pasi t’i fitoj zgjedhjet në rundin e parë, të gjithë do t’i ftoj të jenë këshilltarë të mitë, pasi profesionalisht janë të mirë. “Epoka e re”: Të gjithëve do t’u ofroni pozita në qeverisjen tuaj komunale? Buja: Për mua janë të mirëseardhur në aspektin profesional dhe sigurisht se gjatë fushatës do të ketë ndonjë ide të mirë nga ta. Mendoj se mund t’u bëj vend në qeverisjen e ardhshme. “Epoka e re”: Në çfarë pozitash do t’i angazhoje Imri Ahmetin dhe Fitim Selimin? Buja: Të dytë i njoh në aspektin profesional. Fitimi është profesionist në aspektin e mjekësisë primare. Pse mos ta kem nesër në qeverisje një njeri që ka kapacitete për ta udhëhequr shëndetësinë. Imri Ahmetin e njoh si jurist profesional. Pse mos ta kem drejtor të administratës apo këshilltar në aspektin juridik. “Epoka e re”: Çfarë do të thotë për ju nominimi zyrtar për kryetar të Komunës së Lipjanit nga ana e kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi? Buja: Nominimi zyrtar tregon se kryeministri Thaçi është duke e mbështetur fuqishëm kandidaturën time për kryetar të komunës. Kjo mbështetje do të thotë shumë për qytetarët e Lipjanit. Pra, është edhe mbështetje për projektet dhe qeverisjen e nesërme në Komunën e Lipjanit.
Posted on: Mon, 23 Sep 2013 19:12:37 +0000

Trending Topics



t night something woke me up and i
Some users have reported issues logging in to our new platform. We
Captiveworks 700S Receiver with USB 2.0 Port Cyber
I was asked today why I agree with the Nuge on him saying Obama is
Blue Jays mid-season report: 45-36, 1st place in the AL East, 2
**DEC 2013 CFA Exam Centre in Bangkok** As of today, CFA
Me quiero morir. Eso es lo que pense cuando me marché. Cuando

Recently Viewed Topics




© 2015