Kryetari i opozitës z. Lulzim Basha zhvilloi një takim të - TopicsExpress



          

Kryetari i opozitës z. Lulzim Basha zhvilloi një takim të veçantë me Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Italisë znj. Emma Bonino. Gjatë bisedës u diskutua në lidhje me bashkëpunimin e ngushtë mes Shqipërisë dhe Italisë dhe mbështetjen thelbësore që Italia i ka dhënë integrimit të vendit në BE, anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, liberalizimit të vizave, dhe bashkëpunimin për projektet strategjike si Gazsjellësi-Trans-Adriatik. Z. Basha falënderoi znj. Bonino për kontributin e saj të çmuar në mbështetjen e Shqipërisë dhe shqiptarëve gjatë gjithë aktivitetit të gjerë politik. Znj. Bonino vlerësoi reformat dhe transformimin e Shqipërisë në këto vite. Duke iu referuar zgjedhjeve të 23 Qershorit ajo theksoi se mbarëvatja e tyre është një meritë e qeverisjes së Partisë Demokratike. Duke iu referuar situatës aktuale politike në vend dhe debatit maxhorancë opozitë në lidhje me prishjen e konsensusit mbi ligjin e administratës civile, znj. Bonino theksoi se mesazhi i Brukselit është, se parimi më i rëndësishëm që do të vlerësohet në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE është ai i gjithëpërfshirës.
Posted on: Wed, 09 Oct 2013 12:51:36 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015