Kujdes si puthni, përkëdhelia që shpëton çiftin Puthja? - TopicsExpress



          

Kujdes si puthni, përkëdhelia që shpëton çiftin Puthja? Pararendësja e dashurisë. Që nga kontak ti i parë i buzëve kuptohet që aty ka ndjenjë, nëse histori që është duke lindur do të kthehet në pasion apo jo.....Aty përzihen erërat, sensacionet dhe menjëherë kontakti kthehet në intim. Por kujdes!! Një puthje mund të bëhet edhe dera e daljes së një lidhjeje. Ai që nuk di të puthë, ose kur mënyra e tij e puthjes nuk e tërheq partnerin, mundet që të mos arrijë në fund, madje as në fillimin e një lidhjeje. Këtë e provojnë rezultatet e bëra publike nga 20minutos.es, një faqe spanjolle interneti e cila i përkushtohet rëndësisë së puthjeve në një raport, të llogaritura këto nga Match, një nga faqet më të mëdha të internetit për takime online. Por mos kini frikë. Të puthurit është një art që mësohet, ashtu si mësohet të bërit dashuri. Për atë që ndihet i “paaftë”, gjëja më e mirë është të stërvitesh me vetëbesim. Por nëse është partneri i “paafti”, atëherë duhet ta bëni të kuptojë se duhet të mësojë, por pa e bërë të ndihet në faj. Nuk është vetëm sasia ajo që ka rëndësi, por cilësia, ashtu si edhe në mjaft fusha të tjera të jetës. 1300 persona janë intervistuar në lidhe me llojet e puthjeve që pëlqejnë, sa të rëndësishme janë ato në një lidhje dhe cilat janë elementet thelbësorë në një puthje perfekte. Përgjigjet? Një në katër vetë i kanë dhënë fund lidhjes për paaftësi të partnerit në puthje. Ajo që na shtyn për të puthur, në të vërtetë është dëshira për të mësuar nëse ekzistojnë përputhje me partnerin dhe për 42 % të të intervistuarve, të puthësh keq do të thotë mungesë alkimie dhe kimie në një lidhje. Dhe si përfundim, fundi i kësaj lidhje, ose një pengesë e madhe që në fillim. Por edhe era e keqe e gojës, djersitja e tepërt nga nervozizmi apo ndjenja e pakëndshme e kontaktit me një tjetër, janë arsye më se të mjaftueshme për të mos ndezur atë shkëndijën që bën të funksionojë një lidhje. Për 61 % të rasteve puthja është e rëndësishme, sepse krijon intimitet, për 32 % krijon emocion dhe vetëm për 2 % puthja nuk është e rëndësishme. Puthja më e mirë? Ajo që jepet lehtësisht, me sy mbyllur, sepse është më sensuale dhe romantike. Për 13 % kjo është në rregull, por edhe puthja e shumëfishtë, që nis me ballin, vazhdon me faqet dhe përfundon tek buzët. Një puthje e mirë, sipas pjesës më të madhe të intervistuarve, është ajo e dhënë me pasion, por e rëndësishme është edhe ëmbëlsia. Mbi të gjitha, për burrat e rëndësishme është që në aktin e puthjes të vendoset edhe entuziazmi. Për sa i përket teknikave, pjesa më e madhe e personave preferojnë që ta zhvendosin kokën djathtas, në mënyrë që të mos përplasin hundët. Një shenjë karakteri më emotiv, sipas disa studiuesve irlandezë, për sa i përket të turpshmëve, që në momentin final e kthejnë kokën majtas. Ndërsa për 49 %, djathtas apo majtas, nuk ka rëndësia fare. Tërheqja Ajo që duket e qartë, është se për 70 % të rasteve, për të dhënë një puthje të mirë, duhet të ketë një tërheqje të përgjithshme. Një puthje është kulmi i intimitetit, dhe në ndonjë rast më shumë se vetë seksi. Sipas seksologes Gianna Schelotto, psikoterapiste dhe anëtare e komitetit shkencor Onda, “Puthja ka një vlerë të fortë simbolike, përfshin një akt penetrimi si dhe afron fytyrën dhe sytë, dhe është më gjithëpërfshirëse së vetë akti seksual”. Për 15 % të rasteve, edhe një buzëqeshje e bukur dhe buzë të mbushura mund të jenë të rëndësishme. 34 % e të intervistuarve, në fakt do t’i vendosnin me kënaqësi buzët e tyre mbi ato të Angelina Jolie, ndërsa buzët më pak tërheqëse për ta duket se janë ato të modeles Esther Cañadas. Sondazhet Për 48 %, puthja e parë ka qenë më mirë se ç’e prisnin, për 14 % nervozizmi ka prishur gjithçka, 10 % e grave e kujtojnë si një puthje UMIDO. Ndërsa 24 % e grave e kanë dhënë puthjen e parë gjatë pushimeve, 28 % e burrave e ka bërë në një festë. Megjithatë, edhe rastet e bareve dhe të diskotekave nuk janë të pakta. Pastaj, nëse duhet vendosur se kush duhet të marrë iniciativën për të dhënë puthjen i pari, pjesa më e madhe mendojnë se duhet ta bëjë i pari që e ndien se ka ardhur momenti i duhur, ndërsa ka edhe një 16 % që mendojnë se iniciativa duhet të jetë e mashkullit. Puthësit më të mirë Vendin e parë e zënë spanjollët, të cilët ndiqen nga italianët dhe më pas francezët, pastaj janë gjermanët dhe britanikët. Puthjet pëlqehen në të gjitha vendet, si në SHBA 67 %, Francë 63% dhe Kanada 62%. Në fund të klasifikimit janë puthjet në këmbë, që u pëlqejnë 12 % të hungarezëve dhe 3 % të danezëve. Ndërsa Kama Sutra i klasifikon puthjet në bazë të intensitetit të tyre. Më elementarja është puthja inauguruese (kur buzët e partnerëve takohen), e ndjek puthja Fremente ( kur femra e fut buzën e poshtme në gojën e partnerit), dhe në fund puthja me të lëpirë (femra prek me gjuhë buzën e partnerit me sy të mbyllur). Variantet ndjekin më pas lëvizjet e kokës dhe lojën e gjuhës. E rëndësishme është që të mos ngutesh dhe të përfitosh të gjitha ndjesitë, sepse puthja ngacmon që të pesta senset, dhe goja është një nga pjesët me më shumë nerva të trupit të njeriut: një puthje e këndshme stimulon një sërë reaksionesh, si lëshimi i endorfinës, sekrecioni i mukozës, shtimin e rrahjeve të zemrës deri në 150 rrahje në minutë dhe aktivizimin e 29 muskujve, 12 të buzëve dhe 17 të gjuhës. Pra, një gjimnastikë ideale.
Posted on: Wed, 24 Jul 2013 14:09:30 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015