Kukësi analizon situatën. Dalim shpejt tek objektivi. Barazimi - TopicsExpress



          

Kukësi analizon situatën. Dalim shpejt tek objektivi. Barazimi i fundit me Teutën dhe fakti që kanë marrë vetëm katër pikë në katër ndeshje të luajtura, ka qenë tema e analizës së bërë dje nga drejtuesit e klubit të Kukësit, në një takim me lojtarët. Në këtë takim, që ka zgjatur afro dy orë, presidenti Gjici ka komentuar jo vetëm ndeshjen e fundit, por edhe ato të kaluarat, duke shprehur qartë pakënaqësitë e tij për paraqitjen e ekipit, i bindur që lojtarët kanë potencialin për të dhënë akoma më shumë. “Pa mohuar rolin negativ që pati arbitri në fatin e takimit, me vendimet e tij, ju duhet të kishit hyrë në fushë me mentalitet fituesi dhe t’i kishit marrë tri pikët. Kam rezerva për sulmin dhe mesfushën. Lojtarë me emër dhe të mirëpaguar duhet të sulmojnë dhe të shënojnë më shumë. Duhej realizuar e njëjta paraqitje që bëtë në Korçë. Gjithashtu, edhe blerjet e reja nuk kanë ardhur në formën e tyre më të mirë dhe pres akoma më shumë. Tetë pikë të lëna në katër javë duhen rikuperuar dhe unë jam i bindur që skuadra e ka forcën e duhur për ta bërë një gjë të tillë, duke filluar që nga sfida e radhës kundër Kastriotit. Të fitosh në Europë dhe të lësh pikë ndaj Lushnjës është e pafalshme”, – ka deklaruar presidenti Gjici. Ndërkohë, ai ka shprehur hapur mbështetjen e tij për stafin teknik: “Unë do vazhdoj mbështetjen time maksimale ndaj trajnerit Cungu, stafit dhe të gjithë lojtarëve. Por, nuk do toleroj më situata të tilla dhe do të zbatoj pikat e kontratës. Në saj të paraqitjeve që do bëjnë lojtarët, do të përllogariten edhe pagat. Madje, do ndjek me vëmendje edhe regjimin ditor e atë sportiv”, – shtoi presidenti i klubit kuksian para skuadrës.Cungu “Ndaj Lushnjës u treguam euforikë, por jo në ndeshjet e tjera. Ka pasur edhe ngarkesë të madhe psikologjike për fitore. Prurjet e reja kanë probleme fizike, pasi nuk kanë kryer fazë përgatitore dhe nuk janë në formën e duhur. Madje, shenja lodhjeje vërehen edhe te lojtarë që kanë qenë pjesë e skuadrës dhe sezonin e kaluar. Gjithsesi, ne jemi një organikë e kompletuar dhe me futbollistë shumë cilësorë dhe duhet t’i lëmë fjalët, por t’i tregojmë të gjitha në fushë. Secili duhet të bëjë autokritikë dhe të japë maksimumin për të mirën e gjithë ekipit”, – ka deklaruar trajneri Cungu gjatë analizës së djeshme. Në fakt, edhe futbollistët i kanë pranuar kritikat dhe janë zotuar për të rikuperuar gjithçka në ndeshjet e ardhshme, duke dhuruar paraqitjet që synohen nga drejtuesit e klubit.
Posted on: Wed, 25 Sep 2013 19:41:27 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015