Kukësi ka bërë mrekullinë në “Qemal Stafa”, ku ka - TopicsExpress



          

Kukësi ka bërë mrekullinë në “Qemal Stafa”, ku ka mposhtur ukrainasit e Metalurg Donjetsk me rezultatin e pastër 2-0. Kuksianët shënuan nga një herë për secilën pjesë loje. Në minutën e gjashtë të takimit, Malakarne ndëshkon ukrainasit duke kaluar Kukësin në avantazh. Miqtë u përpoqën në minutat e mbetura të shkojnë në dhomat e zhveshjes me golin e barazimit, por falë pritjeve të portierit Halili dhe lojës së kujdesshme në mbrojtje, rrjeta e skuadrës sonë mbeti e paprekur. Në pjesën e dytë trajneri i Metalurg vendos të hedhë 3 sulmues në lojë, duke lënë më shumë hapësira pas, e më shumë shanse për golin e dytë të Kukësit me zbritje të shpejta. Gjërat lehtësohen akoma më shumë për kuksianët në minutën e 69-të të takimit kur Morozyuk mori kartonin e dytë të verdhë dhe la Metalurg me 10 lojtarë në fushë. Në minutën e 84 Malota shënon një supergol, një gol që dyfishon shanset e Kukësit për të bërë historinë e për të kaluar raundin e tretë të Kupës UEFA, si asnjë skuadër tjetër shqiptare më parë. Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Ukrainë, ku Kukësi duhet të mbrojë rezultatin e arritur plot meritë sonte në “Qemal Stafa”. Ne besojmë!
Posted on: Fri, 02 Aug 2013 07:29:17 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015