Kur e kishte në dorë shtetin , vriste me snajper dhe me plumba - TopicsExpress



          

Kur e kishte në dorë shtetin , vriste me snajper dhe me plumba të vërtetë , tani që populli e qëroi nga pushteti , ka vendosur të " vrasë " me mllef , përçarje , dhe .. disinformim .. JO MOR NJERI I PANDREQSHËM , nuk të dëgjon dhe nuk të beson më kush ... Këtë e them pasi lexoj në statusin e tij : të datës 12 korrik : Revanshi te verbon, te ben Enver por dhe Don Kishot! Nga Republika parlamentare tek Republika e Edi Rames! Te dashur miq, z.Rama ka hapur ne seline mavi, ngjitur me zyren e tij prej kryetari te PS, zyren e tij te "kryeministrit te zgjedhur". Ne Kushtetutat e vendeve te lira, President apo Kryeminister i zgjedhur njihet vetem Presidenti dhe Kryeministri qe zgjidhen direkt nga populli ne periudhen nga dita e fitores se zgjedhjeve deri diten e inaugurimit ne detyre. Kushtetuta e Shqiperise dhe e te gjitha Republikave parlamentare dhe Mbreterive konstitucionale te Europes nuk njohin Kryeminister te zgjedhur pasi ne zgjedhje te pergjithshme zgjidhen vetem deputetet kurse vete kryeministri emerohet nga kryetari i shtetit ose Parlamenti dhe gjithnje votebesohet ne Parlament. Keto norma themelore kushtetuese, institucionet kushtetuese te vendit, Presidenti dhe Parlamenti nuk ekzistojne per Edi Ramen me 63 deputetet e tij. Ai eshte veteshpallur kryeministri i zgjedhur dhe nuk paska nevoje te emerohet nga Presidenti as dhe te votebesohet nga Parlamenti. Revanshi te verbon, te ben dhe Enver por dhe Don Kishot! Ndryshim! Perpara drejt te shkuares!!! sb
Posted on: Tue, 16 Jul 2013 13:16:21 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015