Kur ishe larg, afër të ndjeja, kur ishe afër nuk të - TopicsExpress



          

Kur ishe larg, afër të ndjeja, kur ishe afër nuk të gjeja,Vullkani i zemrës vlonte brenda qenies e zjarri i tij m’i digjte stinët pa ty.Çdo ditë të shihja me zemër se s’të shihja dot me sy.Në sofrën e tokës gatuaja duke përzier lotët me miell.Edhe pse buka bëhet me shiun e qiellit, s’më çonte dot në qiell.Derisa nuk erdhe ti, era e zemërimit e shuante zjarrin e mendjes në mua.Betohem se nuk vijnë nga kjo botë fjalët që ti sot m’i thua: “Ç‘vlerë kanë ardhjet e mia nëse s’do ishin pritjet tua?!” I vdekur është folësi nëse fjalët e tij zemra nuk ngjallin A mund të digjesh nga uji që afër s’e ka zjarrin? Mos e ndrysho rrjedhën e jetës për hir të një dashurie që ti e mendon Nëse jemi të denjë, vjen vetë dashuria e rrjedhën e jetës na e ndryshon Me këtë botë nga uji e dheu askush s’është ngopur e qetësuar, Dikush ankohet pa vuajtur, dikush vuan pa u ankuar Të humbur janë ata që kur u ngushtohen rrugët, thonë: “bobo ç’më gjeti!” Se truri i njeriut s’u bë për t’i ndarë veshët nga njeri-tjetri. Në këtë botë kur u nisa, vetëm isha, asgjë s’kisha, Në këto rrugë kur hapërova, më shumë qava se këndova Në këtë qiell çdo natë shikova si merr dritë hëna prej diellit Njerëzit ikën e nuk thanë, as “më fal” as “faleminderit”… Për një buzëqeshje në këtë botë, jeta t’i merr mijëra lotë Sa gjëra zbuloi njeriu por një gjë nuk e bën dot Kohën e humbur s’e kthen,e djeshmja s’mund të vijë sot Por nëse trupi i nënshtrohet kohës dhe shpirti është jashtëkohor Kur ndahen nga njëri-tjetri, cili është më njerëzor?” Deri sa nuk erdhe ti, unë përgjigje nuk gjeta Hëngra nga buka e tokës e prapë me uri mbeta Betohem se fjalët tua sot nga kjo botë nuk vijnë: “S’mjafton të dimë çfarë jemi, duhet të jemi çfarë dimë” Rruga e dashurisë nuk mund të mbetet pa urë, A mund ta duam dikë me të cilin s’qeshim kurrë? Më fal që kaq gjatë ke pritur e pritja të ka mërzitur, Ca gjëra që mendon se t’i falën, dije se shtrenjtë t’i kanë shitur, Në çastin e ndarjes nga bota e mangët, trupi i kthehet dheut E shpirti mërgimtar nis rrugëtimin pashmangshëm drejt “atdheut”, Nëse në “atdhe” duarbosh mërgimtari kthehet Ku do flejë i mjeri, me çfarë do të ushqehet? Që shpirti të udhëtojë lehtësisht në këtë rrugë të vështirë, Në këtë botë nga Njëqind Mëshirat Ai zbriti veç Një Mëshirë, Ma jep një copë bukë se prapë kam për të bërë rrugë në këtë errësirë, Faleminderit dhe ia kalofshit bukur ne vazhdim! enxhi
Posted on: Mon, 05 Aug 2013 19:40:33 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015