Kur lind një fëmijë e shikon, e prek, e puth... Mundohesh të - TopicsExpress



          

Kur lind një fëmijë e shikon, e prek, e puth... Mundohesh të shijosh edhe aromën e lëkurës së tij... Kur është i sëmurë i qëndron afër pa ia kthyer shpinën nga frika se askush nuk është në gjendje të kujdeset për të siç bën ti... Kur e dërgon në shkollë për herë të parë dhe e sheh të hyjë me ankth nuk ia ndanë sytë për ti dhënë kurajo, edhe pse gjëja e parë që të vjen në mend është ta kthesh atë në shtëpi... Kur të përshëndet me gjërat e fundit në valixhe të mbyllur shmang sytë për mos të parë lotët në fytyrën tënde, dhe kur i rihap sheh se ka lot edhe në sytë e tij! Por kjo është jeta... jeta që ti i ke dhënë atij! Thonë se kjo është e drejtë... dhe është e vërtetë. Po, por askush nuk e kupton çfarë do të thotë të mbyllësh derën e dhomës së tij, sepse tani jetonë në një shtëpi tjetër. Vetëm një nënë mund ta kuptojë! Fëmija yt është bërë një burrë... edhe pse ende ti ndjenë erën e lëkurës së tij dhe butësinë e trupit të tij. Për ty ai do të jetë gjithmonë i vogli yt!
Posted on: Tue, 05 Nov 2013 14:22:24 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015