Kur ndjen ndjesinë e ftohtë të braktisjes, kur kupton që nuk - TopicsExpress



          

Kur ndjen ndjesinë e ftohtë të braktisjes, kur kupton që nuk po mundesh më, kujto këtë histori të pabesueshme por plotësisht të vërtetë: Në moshën 22 vjec dështon në biznes. 23 vjec kandidon për zgjedhjet legjislative dhe humbet. Në moshën 24 vjec falimenton sërish. Në moshën 26 vjec i vdes e dashura dhe dhimbja e plogështon Në moshën 27 vjec vuan një depresion nervor. Rehabiliton shëndetin dhe kandidon në moshën 34 vjecare për Kongresin amerikan dhe humbet sërish. Në moshën 39 vjec kandidon për në Kongres dhe sërish humbet. Në moshën 46 vjec kandidon për në Senat. Pa sukses. Nuk heq dorë as këtë radhë dhe kandidon për Zv president në moshën 47 vjec. Në moshën 49 vjec rihyn në zgjedhje për në Senat, por fitorja ju buzëqesh të tjerëve. Në moshën 51 vjecare kandidon për presidencën e SHBA dhe zgjidhet president. Ky është: Abraham Linkoln Nëse kërkon të bësh në jetë dicka me vlerë, në përgjithësi nuk ia arrin me përpjekjen e parë. Mëso prej dështimit dhe provoje përsëri. Përpara disa vitesh, një insitucion prestigjoz amerikan, Universiteti i Kolumbias, i bëri një rishikim një pjese të programit për studimet pasuniversitare në fushën e biznesit. Për këtë u pyetën me qindra njerëz të biznesit cili ishte përbërsi më i rëndësishëm i suksesit të tyre. Përgjigja nuk ishte as karizma, edukimi, shkollimi, paratë, arti i shitjes apo shpirti i liderit, por...këmbëngulja. Suksesi dhe dështimi kanë të njëjtat rrënjë. Dëshirën për t’ia dalë mbanë. Por të shmangësh dështimin nuk do të thotë të përftosh suksesin. Dështimi përcaktohet nga ajo që lejon të të ndodhë ty. Ndërsa suksesi nga ajo që ti bën për ta patur. Është shumë e rëndësishme ta konsiderosh dështimin si një përvojë pozitive. Ai merr një vlerë vërtetë negative vetëm në momentin kur ju bën të ndalni. Vazhdo të këmbëngulësh. Me siguri do të arrish aty ku dëshiron. Si përfundim, mos u shqetëso për një dështim. Më mirë shqetësohu për mundësitë që do t’ia hiqje vetes, atëherë kur nuk e provon fare.
Posted on: Sat, 26 Oct 2013 12:40:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015