Kuriozitete & Enigma Sulejman i Madhërishëm, ja si përfundon - TopicsExpress



          

Kuriozitete & Enigma Sulejman i Madhërishëm, ja si përfundon seriali Ja ngjarjet më pikante të dy sezoneve të fundit, Sulejmani vret të birin dhe humb motrën ‘Sulejmani i Madhërishëm 3’, Hatixhe rrëmben Hyrremin dhe më pas helmon veten sulejmaniNdoshta shumë prej jush e kanë lexuar dhe e dinë fundin e kësaj historie. Megjithatë njohja e ngjarjeve nuk do ua shuajë entuziazmin për ta ndjekur serialin deri në fund. Në pritje të sezonit të tretë në shtator, ne nuk po iu lëmë pa informacione dhe nuk po iu ndajmë nga seriali juaj i preferuar ‘Sulejman i Madhërishëm’. Disa prej informacioneve të reja ne i ndamë me ju në numrin e kaluar të gazetës, por sot kemi të tjera të reja, duke iu rrëfyer disa nga ngjarjet me pikante që do të shoqërojnë sezonin e tretë dhe të katërt të serialit. >>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>> Hyrrem dhe Sulejmani bëhen gjyshër Në sezonin e 3-të Hyrremi dhe Sulejmani do të bëhen gjyshër nga Mihrimah, e cila do të lind një vajzë nga martesa e saj me Rustem Pasha. Ndërkohë në vijim të pjesëve të sezonit të tretë, pasi Hyrremi mëson se Hatixheja i ka bërë magji dhe gjendja e saj vazhdon të përkeqësohet, ajo nuk mund të durojë më. Sapo sheh Hatixhenë e rreh dhe e lë në gjendje shumë të keqe fizike. Më pas urdhëron që ta hedhin në pyll duke menduar se mund të ketë vdekur. Edhe pse Sulejmani mëson gjithçka, Hyrremi del nga situata dhe nuk ka asnjë provë që të vërtetojë se ajo ka rrahur motrën e tij. >>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>> Sulejmani vret djalin, Mustafën Mosmarrëveshjet dhe keqkuptimet midis babait dhe të birit do të fillojnë pikërisht në sezonin e katërt. Për shkak të komploteve të Rustem Pashës dhe Sulltaneshës Hyrrem, Sulejmani arrin deri në vrasjen e birit të tij Mustafa. Për të gjithë ata që se kanë lexuar historinë shumë shpejt do ju shkruajmë ngjarjen më të rëndësishme vdekjen e Mustafas…. >>> Sulltanesha Mihrimah përzë hallën Mosmarrëveshjet e Sulltaneshës Shah (motrës së Sulejmanit) nuk ndalen vetëm me Hyrremin, por edhe me mbesën e saj Mihrimah. Kjo e fundit e detyron hallën e saj, Shah, të largohet përgjithmonë nga pallati, për të mos u kthyer edhe një herë! “Të gjithë thonë se i ke ngjarë Hyrremit, por nuk i paske ngjare, je bërë njëlloj si ajo,” i thotë Sulltanesha Shah, Mihrimasë, e cila i përgjigjet: “Nga kjo vetëm nderohem.” >>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>> Detaje nga fundi i sezonit të tretë 1.Mahidevrani urdhëron per vrasjen e Mehmetit dhe dikush e plagos, por nuk vdes nga plaga, vdes nga një vajzë e harremit e cila e ka infektuar me semundjen e lis. 2. Bali Bei në fund të sezonit do të largohet, (në të vërtetë ai largohet pasi ka nënshkruar kontratë për një serial të ri). 3. Shah Sulltan do largohet nga seriali, pasi Mihrimah merr drejtimin e harremit dhe zbulon se dadoja e vajzës së saj është spiune e Shahu-së. Ajo e urdhëron Shahun të largohet përgjithnjë nga pallati. 4. Aktoria e re që luan Hyrremin nuk do ta shfaq qartësisht fytyrën në këtë sezon (të tretin), pasi dhe një seri ka mbetur, dhe kjo u mendua nga regjizorët për dy arsye, e para sepse në sezonin 4 Hyrremi plaket, dhe e 2-ta sepse ata nuk i prenë plotësisht shpresat për kthimin e Meryemit (Hyremit).
Posted on: Thu, 01 Aug 2013 21:37:50 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015