Kush është Metalurh Donetsk? Metalurh Donetsk, klubi i dytë i - TopicsExpress



          

Kush është Metalurh Donetsk? Metalurh Donetsk, klubi i dytë i qytetit industrial të Donetskut është një nga ekipet më të konsoliduara dhe të rrezikshme të kësaj faze në Europa League. Skuadra ukrainase hyn në fazën e tretë eliminatore direkt, falë rankimit që ka bërë UEFA për Ukrainën në kompëticionet europiane. Por cila është përbërja dhe si është karakterizuar ecuria e skuadrës ukrainase gjatë viteve të fundit në Europë dhe Ukrainë? I krijuar në vitin 1996, Metalurh Donetsk ka një histori të shkurtër pas krahëve por brenda pak viteve është rritur në nivelin e një skuadre të konsoliduar. Presidenti Serhiy Taruta, i njohur në Donetsk edhe për bizneset e tij të shumta, sponsorizon skuadrën që ndeshjet e shtëpisë i luan në “Metalurh Stadium” me kapacitet 5,094 spektatorë. Sezonin e shkuar, Metalurh e mbylli kampionatin në vendin e pestë, ndërsa në Europa League u eliminua gjatë turit të tretë paraeliminator nga danezët e Tromsos me rezultatin e përgjithshëm, 2-1. Skuadra e drejtuar nga trajneri Yuriy Maksymov vlerësohet me rreth 18 milionë Euro në total, një shumë dukshëm më e madhe se sa vlera e ekipit të Armando Cungut. Lojtari më i shtrenjtë është sulmuesi brazilian Junior Moraes, kartoni i të cilit vlerësohet me shumën 2.5 milionë Euro, ndërsa në grupin prej 23 lojtarësh, pothuajse gjysma e tyre nuk janë ukrainas. Kur janë luajtur dy javët e para të kampionatit ukrainas për këtë sezon, Metalurh Donetsk mban vendin e 10-të me vetëm një pikë.
Posted on: Fri, 26 Jul 2013 11:52:41 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015