Këngëtarja amerikane Selena Gomez, është njëra nga - TopicsExpress



          

Këngëtarja amerikane Selena Gomez, është njëra nga ‘viktimat’ e para të ligjit kontrovers rus me të cilin ndalohet propaganda homoseksuale. Siç raportojnë mediet ruse, yllit të muzikës i është refuzuar viza e punës, kështu që ajo nuk do të mund të interpretojë në Rusi, ku ka pasur disa koncerte të parapara për t’i mbajtur. Asaj i është ndaluar hyrja në Rusi, pasi në këngët e saj ajo mbështet të drejtat e homoseksualëve, me çka e shkel ligjin rus për ndalesën e propagandës në dobi të popullatës gej. Selena është dashur të mbajë koncerte në Minsk, Moskë dhe Sant Peterburg, ndërsa janë anuluar edhe koncertet e saj në Ukrainë. Para saj, një përvojë të njëjtë e ka pasur edhe Lady Gaga, të cilën autoritetet ruse e kanë akuzuar për propagandë homoseksuale gjatë një koncerti në S. Petersburg
Posted on: Sun, 22 Sep 2013 14:00:36 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015