Kërkoni ... SHEKULLI RADAR JETË PRINT Lajmi i - TopicsExpress



          

Kërkoni ... SHEKULLI RADAR JETË PRINT Lajmi i fundit Lajmi i fundit Politikë Kronikë Ekonomi Opinion Kosova Rajon Botë Armët kimike, Rama: Shqipëria e ka Më të lexuarat SOT të pamundur të përfshihet në këtë Publikuar më 15.11.2013 | 17:07 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ashtu siç kishte paralajmëruar ka dalë në një deklaratë të posaçme për shtyp për të bërë publik vendimin e Shqipërisë lidhur kërkesën për të asgjësimin e armëve kimike të Sirisë. Rama sqaroi se, Shqipëria refuzon të përfshihet në këtë proces. “Po në parim jemi të gatshëm. Por nuk kemi asnjë kapacitet të brendshëm”, deklaroi Rama. Shqipëria e ka të pamundur të përfshihet në këtë proces. Raportet e pakonfirmuara se, Shqipëria mund të merrte për të shkatërruar armët kimike të Sirisë provokoi protesta në Tiranë. Qindra qytetarë kanë protestuar për disa ditë duke thirrur “Jo armëve kimike”. Shqipëria shihej si një vend i mundshëm dhe agjencia e lajmeve “Reuters”, raporton se, bisedimet me Shqipërinë kishin shkuar në “nivel teknik”. Ju dhe 83.260 të tjerë e pëlqejnë Gazeta SHEKULLI. Tashmë, Francë shihet si vend alternativ për shkatërrimin e 1 mijë ton armë kimike të Sirisë. Norvegjia është shprehur se do të dërgojë një anije dhe një flotë detare në portin e Sirisë për të transportuar arsenalin në vendin ku do të kryhet asgjësimi i tyre. Ky vend refuzoi ta kryej këtë proces në territorin e tij për mungesë ekspertize. Fjala e kryeministrit: Në 11 shtatorin e saposhkuar, kur i’u Shtesat shoqërore në Facebook drejtova parlamentit për programin e qeverisë së re, e nisa fjalën time me tragjedinë e kullave binjake dhe barbarinë e regjimit vrastar në Siri. Ishte koha kur armët kimike të Asadit kishin bërë një kërdi që tronditi botën dhe çdonjërin Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania e Madhe, shpallën përgatitjen për sulmin ushtarak ndaj Sirisë. Në përputhje të plotë me boshtin strategjik të politikës së jashtme të Shqipërisë, si edhe me programin e ri qeverisës, unë theksova se Shqipëria do të ishte, si gjithnjë, “në krah Fizika kuantike provon se ka jetë pas të Amerikës dhe çdo aleance që Shtetet e vdekjes Bashkuara do të ngrenë, në çdo front ku kjo Pjesa dërrmuese e shkencëtarëve mund të thonë se luftë mund ta kërkojë”. koncepti i jetës së përtejmë është i pakuptimtë apo i pa Rrjedha e mëtejshme e ngjarjeve çoi në Rezolutën e Kombeve të Bashkuara për çarmatosjen pa luftë të regjimit sirian, përmes shkatërrimit të arsenalit kimik të regjimit kriminal të Asadit. Këtë rezolutë e mbështeti plotësisht dhe Shqipëria, në përputhje të plotë me nderin e me dinjitetin tonë si vend i angazhuar botërisht, për të kontribuar për lirinë, demokracinë, paqen, kudo në botë. Më pas, u kontaktuam drejtëpërdrejtë nga aleati dhe partneri ynë i madh, Shtetet e Bashkuara, për të konsideruar në parim pjesëmarrjen bashkë me vende të tjera në operacionin e shkatërrimit të arsenalit kimik Dhe përgjigja jonë, ashtu si përgjigja e një sërë vendesh të tjera, ishte ajo që imponon historia jonë e këtyre njëzet e tre viteve; boshti strategjik i politikës sonë të jashtme, pa dallime partiake deri dje paradite; detyrimi ynë për të qenë në krah të aleatëve tanë më të mëdhenj, në çdo përpjekje madhore për një botë më të mirë dhe, padyshim, vetë interesi ynë kombëtar që është pazgjidhshmërisht i lidhur me marrëdhënien tonë speciale me Shtetet e Po, në parim ne jemi të gatshëm të përfshihemi në këtë operacion si pikë mbështetjeje në Mesdhe, por nuk kemi asnjë kapacitet të brendshëm për të marrë pjesë në të drejtëpërdrejtë. Prandaj gjithçka që lidhet me transportin, teknologjinë, ekspertizën, duhet ta marrin përsipër Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Siç është plotësisht e natyrshme, na u kërkua konfidencialitet i plotë sepse procesi i organizimit të operacionit ishte vetëm në fazën e vet më fillestare, atë të vendosjes së kontakteve në parim. Lejomëni të dashur bashkëqytetarë, t’ju pyes lidhur me këtë moment të parë të rrëfimit tim, tërësisht të sinqertë para jush: A mund dhe a duhet t’u thoshte jo në parim Shqipëria Shteteve të Bashkuara, për një përpjekje kaq madhore në shërbim të A mund të imagjinohej dhe të imagjinohet se Shtetet e Bashkuara i kanë hyrë kësaj përpjekjeje, për t’ia hequr armët kimike nga duart një vrasësi dhe pastaj për të vrarë me to Shqipërinë, apo cilindo vend tjetër aleat të përfshirë në këtë përpjekje? A mundet që një mendje normale, sado armiqësore ndaj Amerikës, të shkojë deri në pikën se Shtetet e Bashkuara, do ta udhëhiqnin një operacion të tillë në sytë e gjithë planetit, për të çuar në vendet aleate vdekje e shkatërrim, duke vrarë në radhë të parë trupat e tyre të ekspertëve dhe vetë veten e tyre para tërë ekraneve të botës? Nuk po ju them që të shkatërrosh armë kimike është njësoj si të hash karamele. As po përpiqem t’ju them se shkatërrimi i armëve kimike në Shqipëri është diçka që duhet të na bëjë të ndjehemi qetësisht të kënaqur, siç besoj do të ndjehej kushdo që do ta shihte këtë gjë të ndodhte larg vendit Po ju them vetëm se po, kjo është pjesa e vështirë e të qenit të angazhuar kundër armiqve të njerëzimit dhe në krah të Shteteve të Bashkuara e të vendeve të aleancës euroatlantike. Kjo është pjesa e vështirë e një marrëdhënieje strategjike nga e cila ne, shqiptarët, duhet ta dimë më mirë se shumë të tjerë që kombet dhe vendet marrin më shumë se ç’janë në gjendje të japin. Sepse tamam kjo, është ajo pjesa e vështirë pa të cilën sot Sllobodan Miloveshiçi mund të ishte ende në qafën e gjysmës së kombit tonë ndërsa ne shqiptarët e Shqipërisë s’do ishim jo në NATO, po në asnjë lloj refeneje Sidoqoftë unë e di fare mirë që sot, pakkush dëshiron të kujtohet për bombat e Amerikës që çliruan gjysmën e kombit tonë dhe shumëkush mund të jetë përqeshës, nëse shtoj këtu se pa pjesën e vështirë jeta, vendi, bota, nuk bëhen dot kurrë më të mira. Prandaj po rikthehem tek bombat e Asadit, të cilat sipas tribunës së Partisë Demokratike dhe disa burimeve të helmatisura keqaz të informimit, një njeri po aq i çmendur sa Asadi, kryeministri i Shqipërisë, kërkon t’i plasë në Shqipëri. E në këtë pikë dua t’i shoh në sy, drejtëpërdrejtë, të gjithë. Në radhë të parë ata, të gjithë ata, që më dhanë besimin e tyre të paçmueshëm në 23 qershor, e që sot janë të frikur e të shqetësuar përpara skenarëve të një apokalipsi mbi Shqipërinë. Këta skenarë haluçinantë kanë kallur gjithë këto ditë në mendjen tuaj ultësisht, poshtërisht, kafshërisht, politikanë pa din e iman që vetëm Shqipërinë nuk duan, pronarë mediash të zhytur në pazare e borxhe që kanë humbur shtigjet e privilegjeve të tyre të deridjeshme apo të tjerë, ca me qëllim e ca nga padija, që janë turrur t’i hedhin benzinë zjarrit të imagjinatës suaj duke nxjerrë nga goja gjithëfarë monstruozitetesh e Ju që më votuat për ëndrrën e Rilindjes së këtij vendi, që më mbështetët në kohë të vështira dhe që më sollët në zyrën e kryeministrit për të mos u vrarë më kurrë në bulevard nga dritaret e kësaj godine; për të mos u shkelur më kurrë në interesat legjitime të familjes suaj dhe të atdheut tonë të përbashkët; për të mos mbetur më vrima e fundit e kavallit në qeverisjen e këtij vendi; Ju prindër e gjyshër, vajza e djem, kudo në Shqipëri e jashtë Shqipërisë, që sot prisni me zemër të dridhur çfarë do t’ju them për gjithë tmerret dhe shpifjet që ju kanë dëgjuar Ju të reja e të rinj që dje përzutë nga protesta juaj ata që na e lanë Shqipërinë të sakatuar nga të katër anët, të zhytur në borxhe e në plehra, dhe që sot vazhdoni të protestoni nën dritaren time; Të gjithë ju, 1 milionë njerëzit që e kthyen 23 qeshorit në referendumin e madh popullor kundër plehrave dhe importit të plehrave, mësojeni sot dhe ju lutem përulësisht të mos e harroni kurrë deri ditën kur do të më mbani në këtë detyrë: Unë nuk do t’ju tradhëtoja kurrë për asnjë interes e asnjë çmim dhe asnjëherë, për asnjë arsye, nuk do të bëja pas shpinës suaj asgjë që do të cënonte qoftë edhe një fije jetën, sigurinë, të ardhmen tuaj. E po ashtu kurrë, në asnjë rast të ngjashëm dhe për asnjë qëllim sado të lartë, siç është ky i çarmatimit të një kanibali që ka zhdukur si insekte 100 mijë njerëz si ju, unë nuk do të merrja një vendim pa e ndarë atë me ju, pa shkuar në parlament për të marrë votën e të zgjedhurve tuaj, pa pasur paqe në shpirtin tim për shkak të trazimit të shpirtit tuaj. Por dëgjojeni me vëmendje, as unë nuk do ta merrja këtë vendim pas shpinës suaj dhe as ma ka kërkuar kush që ta bëj një gjë të tillë për çështjen në fjalë. Ju’a kam thënë të gjitha këto më parë. Ju’a thashë edhe konkretisht për këtë çështje dy herë, edhe ditët e fundit. Por zhurma ishte shumë e madhe dhe shqetësimi i kallur brenda jush nga skenarët e sajuar të tmerrit, ishte shumë i thellë për t’u dëgjuar fjalët e mia të pakta. Po atëherë pse s’ju thashë dot më shumë? Pse nuk ju tregova dot për çfarë po diskutohet mes nesh dhe aleatëve tanë të Pse nuk e bëra më parë të ashtuquajturën transparencë të kaqkeqpërfolur nga ata që deri dje, ju jepnin plumbin ballit dhe ju quanin llumi i shoqërisë? Lejomëni atëherë, ta vazhdoj rrëfimin tim sot që e kam të mundur ta bëj një gjë të tillë dhe t’ju shpjegoj pse e kam pasur të pamundur Ky të dashur miq është një operacion i komplikuar, sa civil aq edhe ushtarak, dhe si i tillë përgatitja e tij nuk mund të jetë subjekt Kjo nuk ndodh në asnjë vend serioz, ku qeveria, publiku dhe parlamenti thirren në debat vetëm kur ka një plan operacional e jo gjatë ndërtimit të planit operacional. Por, për më tepër, dua t’ju siguroj sot se në gjithë procesin e diskutimeve intensive të gjithë këtyre javëve, ne jemi përqëndruar me vëmendje e vullnet të madh përmes një grupi teknik, duke kërkuar nga ekspertiza e partnerëve përgjigje për çdo pyetje të ngritur nga ambientalistët, çdo shqetësim të shprehur nga ju, çdo argument ekspertësh apo pseudoekspertësh që ngrinin peshë mendjen tuaj nga ekranet e faqet e gazetave. Ndërsa unë jam përpjekur me shumë vullnet e pasion, të marr jo vetëm sigurinë e plotë për moscënimin e asnjë fijeje floku dhe mosmbetjen e asnjë mbetjeje në territorin shqiptar, po njëkohësisht edhe mirëkuptimin që në këtë përpjekje të madhe të fuqive të mëdha, supet e vogla të Shqipërisë të mos ngarkoheshin përtej mundësive të tyre. Kemi gjetur përgjigje të njëpasnjëshme, kemi marrë garancira të njëpasnjëshme, por është dashur kohë. E ndërkohë, përveç gatishmërisë në parim, siç ju kam thënë, nuk kam marrë asnjë angazhim përfundimtar, për ta çuar këtë çështje për vendim para qeverisë e Kuvendit Sepse kam qenë gjithë kohën i vetëdijshëm se nëse do ta hidhja këtë hap, duhet të kisha bindjen më të plotë jo vetëm tek garancia plotë e sigurisë teknike, por edhe tek përfitimi që shoqëria jonë, vendi ynë, kombi ynë meritonte të nxirrte nga ky kontribut fantastik për mbarë njerëzimin. Më vinte sot përmes dritares thirrja e përsëritur e protestuesve, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”, dhe lejomëni t’jua them sot, hapur, në sy, se për këtë jam përpjekur tërë këto ditë e netë diskutimesh. Këtë u kam përsëritur papushim miqve tanë të mëdhenj amerikanë dhe europianë, duke Na ndihmoni t’i tregojmë Europës se ne jemi pjesë e saj dhe jo një kosh plehrash në mes Na ndihmoni të dalim më të pastër e më të fortë nga kjo histori që edhe ne t’ju ndihmojmë me çfarë kemi mundësi! Na ndihmoni të kontribuojmë për të mirën e njerëzimit, duke kontribuar edhe ju për të mirën e njerëzve tanë! Dua t’i pyes ata që me plot të drejtë thërrisnin sot, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, a e dinë që në Shqipëri ka 31 zona të rrezikshme mbetjesh kimike të trashëguara nga e kaluara, të cilat nuk plasin po vrasin ngadalë? Janë zona që dihen prej vitesh, të shenjuara në listën e zezë të planetit, po Shqipëria e varfër, ashtu si çdo vend i varfër në këtë botë, nuk mund të lerë pa paguar rrogat e pensionet për të pastruar mbetje të tilla që kushtojnë qimet e kokës. Një nënë e re nga një pikë e tillë në Elbasan më çonte një mesazh, “O kryeministër, në fshatin tonë ka fëmijë me tumor çdo vit kurse ti do me na i vra krejt fëmijët”. Ky ishte njëri nga mesazhet që u lexova partnerëve tanë gjatë diskutimeve dhe në fund, të gjithë ranë dakord se Shqipëria e meritonte me patjetër që ekspertët më të mirë të botës, bashkë me teknologjinë më të shkëlqyer për mbetjet kimike, të mos shkuleshin nga Shqipëria me të mbaruar punë me mbetjet e Asadit - po të vazhdonin punën në Patos-Marinzë, Ballsh, Fier, Elbasan, Rubik, Laç, Berat, Lushnjë, Bajzë, Rrëshen, Fushë Arrëz, Prrenjas, Burrel, e me radhë të tjera, për të mbaruar punë njëherë e mirë, edhe me mbetjet e rrezikshme të pesëdhjetë vjetëve komunizëm, plus njëzet vjet barbarizëm mjedisor. U kërkova edhe pastrimin e mbetjeve të mëdha inerte në gryka lumenjsh, nëpër rrugët kombëtare e nëpër plazhe dhe pak nga pak, u mirëkuptuam. Po ashtu më në fund u mirëkuptuam edhe për kushtin e panegociueshëm të tërheqjes nga Shqipëria, të të gjitha mbetjeve që do të prodhonte faza e dytë e shkatërrimit të armëve kimike Sepse o miq, në Shqipëri nuk do të na mbërrinin bombat e famshme të cilat çmontohen në Siri, po lëndët kimike të nxjerra prej tyre (pra jo fishekët po baruti). Ndërsa djegia dhe varrosja e mbetjeve pas trajtimit të lëndëve që do të vinin këtu, të bëheshin gjetkë, në vende të tjera. Kështu mbi tokën e Shqipërisë nuk do të mbetej më absolutisht asnjë thërrime lëndë Siç po mundohem t’jua rrëfej të vërtetën me përpikmëri ndaj fakteve dhe besnikëri absolute ndaj jush, në gjithë këtë proces unë ju kam përfaqësuar ju dhe Shqipërinë, me respektin më të madh për Shtetet e Bashkuara po edhe përunjësinë më të plotë për interesin tonë kombëtar e publik. E me besnikëri ju rrëfej se ashtu siç ju ka munduar juve, të gjithëve, përditë e më shumë, pyetja po pse vetëm Shqipëria(?), më ka munduar edhe mua. Po në asnjë mënyrë jo sepse kam dyshuar ndonjë çast tek shfrytëzimi imperialist, siç për turpin e Shqipërisë kanë vënë kujën larteposhtë nëpër ekrane e gazeta, disa personazhe si ata të Kinostudios Shqipëria e Re kur luftonin nëpër filma kundër bazave Jo, kjo pyetje më ka munduar sepse Shqipëria që na kanë lënë është lehtësisht e atakueshme si një vend i varfër dhe i mbushur me plehra, e prandaj, edhe përfshirja e Shqipërisë si stacioni i vetëm më është dukur pengesa më e madhe. Fakti është se tërë atë lumë poshtërues që u derdh nëpër media ndërkombëtare për ne si një vend plehrash, e prodhoi pikërisht e vërteta se duke qenë vërtet e mbushur me plehra, Shqipëria kishte një kosto të caktuar nga publiciteti negativ i një operacioni të E kam ndarë me shumë sinqeritet me partnerët këtë pyetje. Me të njëjtin shqetësim si ju, jam përpjekur të shpjegoj se kjo pyetje e mundimshme kërkonte më shumë se sa përgjigjen e njohur, plotësisht të vërtetët e legjitime, që Shtetet e Bashkuara e shohin Shqipërinë si një aleat shumë besnik; e në fund të fundit s’po kërkojnë asgjë nga Shqipëria përveç një pike mbështetjeje në tokë – një bazë ushtarake tërësisht të izolur në dispozicion të tyre ku lëndët vijnë, asgjësohen dhe ikin për t’u djegur e varrosur gjetkë. Jashtë Shqipërisë. Por as rritja e përgjithshme e tensionit këtu në vend, me ushqimin 24 orë në 24 të një pjese të medias ( e cila nuk u mjaftua me pasqyrimin e protestës qytetare, po u bë llogorja e hedhjes së një helmi pabesisht çoroditës për qytetarët ) dhe as afati që praktikisht skadon sot për një angazhim se Qeveria e Shqipërisë do konsiderojë rrugën e miratimit ligjor të këtij operacioni, nuk na dhanë më shumë mundësi e kohë për të ezauruar këtë aspekt shumë delikat. E këtu tani, u vjen natyrshëm radha paraardhësit tim si edhe atyre që shkruan kapitullin më të turpshëm të marrëdhënieve shqiptaro – amerikane, duke e çarë dje, për herë të parë në dy dekada politikën shqiptare në raport me Shtetet e Bashkuara, dhe duke e kthyer parlamentin në një skenë skizofrenie politike ku partneri ynë më i madh u trajtua njësoj si të ishte Asadi; Dhe ku mbeti pa u thënë vetëm që Asadi do që të shfarosë sirianët, kurse Presidenti Obama do që të shfarosë shqiptarët. Unë e di sa ju dhemb zonja e zotërinj opozitarë jo thjesht humbja e 23 qershorit, po ende më thellë, sa ju dhemb humbja e pushtetit mbi paratë e shqiptarëve dhe goditjet e njëpasnjëshme që po merr bota e ulët e krimeve ekonomike, të cilën e ndërtuar si një mallkim damkosës në trupin e Por që dhimbja juaj të ishte kaq e madhe, sa të kapeshit pas Asadit dhe bombave të tij, për të qëlluar me histeri edhe Amerikën përveçse qeverinë e mua personalisht, këtë vërtet nuk ma tha asnjëherë imagjinata. Ashtu siç nuk e mendoja dot se ju, që hodhët verbërisht në erë një copë Shqipërie, duke vrarë 26 shqiptarëve të pafajshëm dhe përvëluar qindra familje, do të guxonit të shkonit aq larg sa të bëni thirrje që të mos na përsëritet Gërdeci! Po pse, Shtetet e Bashkuara e shkaktuan Gërdecin, o “derra të kënaqun” migjenianë që sot luani rolin e “Sokratëve të përvuejtun” për këtë popull të cilin e latë rrugëve, mes plehrave, borxheve e përbuzjes së botës? Po pse, biznes për djalin tim dhe për biznesmenët e panginjur të oborrit tuaj, është ky operacion humanitar o ju që në Gërdec, i çmontonit armët me nëna të dëshpëruara e Lula të vocërr të varfërisë që e mbollët si sëmundje rreth Tiranës e në çdo cep të Shqipërisë? Po pse, çfarë janë Kombet e Bashkuara, çeta juaj e zullumqarëve që vazhdon rend pas një të marri, i cili, pasi e ktheu Shqipërinë në një kosh plehrash importi, nxjerr Lulin e vet të vocërr të zullumeve të mëdha për të kërkuar referendum popullor kundër Amerikës? Nguleni në kokë sot dhe deri kur nuk do ta lini plakun në vetminë e vet, se referendumin popullor kundër plehrave Shqipëria e bëri në Ku e keni vendimin që thatë se ishte marrë pas shpinës së shqiptarëve dhe do shpallej Asnjë vendim s’është marrë, sepse asnjë vendim nuk mund të merrte Shqipëria pa ata 1 milionë të cilët e bënë njëherë referendumin kundër plehrave dhe pa ato gra e burra që janë përfaqësuesit e 1 milionë shqiptarëve në parlamentin e vendit. Në këtë pikë dua t’ju them tani gjithë shqiptarëve, të mos lejojnë askënd të tallet me ta përmes krahasimit të shëmtuar mes plehrave që e mbytën Shqipërinë për biznes deri në 23 qershor, dhe lëndëve kimike të një lufte të njerëzimit kundër armiqve të tij të Ju fola në fillim për pjesën e vështirë të rreshtimit krah për krah me të fortët e botës, si shqiptarë dhe si anëtarë të NATO-s. Teksa po shkoj drejt mbylljes, dua t’ju pyes: A nuk mendoni se pikërisht Shqipëria, po po, kjo Shqipëria jonë e vogël dhe e drobitur nga shumë padrejtësi e fatkeqësi, nuk mundet dot të ishte as e para, as e dyta dhe as tjetra me radhë që të refuzonte përfshirjen në këtë operacion, po duhet të qëndronte, deri në fund, e të përpiqej besnikërisht për krijimin e kushteve më optimale që do të mundësonin përfshirjen e saj(?) – sipas mundësive e E pra, unë s’kam dilema për këtë dhe këtë bëra, në emrin tuaj e të Shqipërisë. Ne vërtet jemi të vegjël e të varfër, po ju siguroj se nuk bëhemi as më të mëdhenj as më të pasur, duke u ngutur të sillemi si të mëdhenj pa qenë të tillë dhe duke thirrur, “Shqipëri etnike pa armë kimike!”; As duke u kuturisur të krahasohemi kot më kot me të tjerë, më të mëdhenj e më të fortë se ne, të cilët për arsye krejt të tjera mbajnë qëndrime të tjera nga tonat. Të dashur të rinj protestues, Protesta juaj në rrjetet sociale dhe në rrugët e Tiranës apo Shqipërisë, ka qenë e vetmja dallandyshe shprese në qiellin e mbushur me tymin e zi të urrejtjes, mllefeve, gënjeshtrave, delireve, frikërave që shpërthyen në mesin tonë. Edhe pse ju ka përfshirë në protestë mbingarkesa në shpirt prej gjithë kësaj propagande histerike, unë ndjehem shumë mirë për ju; ndjehem mirë sidomos për shumë prindër që deri dje i frikeshin protestës ndërsa sot dalin në rrugë me gjithë fëmijët e tyre, të pashqetësuar nga forca speciale e gryka pushkësh në dritaret e kryeministrisë; ndjehem mirë për këtë erë të freskët demokratike që solli 23 qershori. Kam plotësisht respekt për kurajon tuaj dhe njoh jo pak ndër ju që ishin përditë bashkë me mua deri në 23 qershor, në rrugën e paharrueshme të përpjekjes për Rilindjen që të ecim më shpejt drejt Shqipërisë që duam. Asnjë problem, nothing personal siç më shkruante dje mikja ime Elsa Lila përpara se të hidhte videon e vet në youtube. Sot nuk është dita për t’ju ndryshuar mendjen, e di këtë dhe nuk ju’a kërkoj. Sot është dita për t’ju thënë bravo sepse pavarësisht se nuk jemi dakord në një gjë kaq të rëndësishme, jemi në një tjetër, gjithmonë shumë të rëndësishme, që Shqipëria siç ka nevojë për qeveritarë të mirë, ka nevojë edhe për protestues të mirë. Por sot është dita që unë t’ju them vetëm Shtetet e Bashkuara nuk vrasin njerëz, po janë vrarë e vriten, më shumë se të gjithë të tjerët, në fronte lufte për të mirën e Pa Shtetet e Bashkuara bota s’do e kishte mundur dot as Hitlerin e as Perandorinë Komuniste dhe Europa e Shqipëria kushedi si do kishin qenë sot. Pa Shtetet e Bashkuara shqiptarët nuk do ishin kurrë të lirë e të pavarur në dy shtete Pa Shtetet e Bashkuara sot me siguri nuk do kishte në Shqipëri protesta për armët kimike, po kushedi s’do kishte pasur fare protesta në njëzet e tre vjetët e fundit dhe burgjet mund të ishin ende plot me të burgosur Kështu që le t’i ndajmë gjërat miq. Lërini në marrinë e tyre ata që duan ta bëjnë përsëri lëmsh mendjen e këtij populli duke nxitur një antiamerikanizëm që na turpëron si komb, si vend, si shoqëri, si shqiptarë e si ata që duan t’ju helmojnë e çorodisin përditë me shpifje, gënjeshtra e mllefe gjithëfarë, siç kanë bërë me vite këtyre anëve; ata që duan t’ju ngopin me lugën bosh të injorancës e të ligësisë së tyre të njohur ndaj E për t’i ndarë gjërat duke ndarë edhe gjënë për të cilën ju protestoni, ka vetëm një pikë ku unë u ndala pa mundur ta kapërcej dot në diskutimet me partnerët tanë: Pamundësia për t’u përfshirë brenda afatit të përcaktuar, edhe të një a dy vendeve të tjera në zinxhirin e operacionit të shkatërrimit të armëve kimike – jo thjesht financiarisht apo me ekspertizë sepse të tilla ka, por flas për pjesëmarrje direkte. Nëse disa vende të tjera do të kishin përparuar në kohë për t’u bërë pjesë e operacionit, unë do të isha gati sot t’ju thosha ja plani ynë, ja marrëveshja me partnerët, ja sa pak do rrezikojmë dhe sa shumë do të fitojmë moralisht si komb po edhe fizikisht si vend, duke u bërë pjesë. E askush s’do thoshte as pse vetëm Shqipëria dhe as që ky operacion kërkon një vend të varfër e të ndotur si Shqipëria e Por fatkeqësisht, ky element kaq i rëndësishëm për ju njësoj si për mua, sot Dhe prandaj, me besnikërinë e plotë ndaj Shqipërisë dhe respektin më të madh ndaj miqve e partnerëve tanë të pazëvendësueshëm, ata e kanë marrë vendimin tim e mësojeni tani edhe ju: Shqipëria e ka të pamundur të përfshihet në Kamera e fshehtë Fantazma e Kjo është për Halloween presidentit Hugo çmenduri Bravo Edi! Burre shteti! Me ne fund nje njeri i arsyes ne Shqiperi! Bravoooooooooooooooooooooo Kapedan i Shqipetareve. Hic se mora vesh .po apo jo. NUK KA FAJE RAMA JA KAN DREDHUR , KY NE PARIME KA QENE DAKORTE , TE TJERAT I DI POPULLI SHQIPTAREVE JU FLSNI, SHQIP OR PO SHQIP. Populli i thjeshte sdo fjale te pa qarta, me dy,tre kuptime,jo po parmisht, jo po teknikisht, jo po praktikisht, jo po filozofikisht,jo po fizkisht,jo po zyrtarisht,isht,isht,isht. Shqiptari do shqiptarce,qeveria ne fuqi, do pranoje per shkaterim, armet kimke apo jo.Ato fjalet diplomatike perdorini me diplomatet,jo me shqiptaret e thjeshte. Si se more vesh more? Eshte Po. Armet do te shkaterrohen tek shtepia e Sali Berishes dhe ca tek shtepia e Jozefines. Te mos u ngelet kembe hajduti ne Shqiperi, te shfarosen me fare e me fis. Olldashit do ti leme nje qese me Sarine se eshte shendosh kaq shume sa ska helm qe e myt. edhe une nuk mora vesh thjeshte dhe kjarte. A eshte qeveria shqiptare per neutralizimin e armeve kimike siriane dakord ap jo ? Perjgigja per mua nuk eshte as mish as peshk por thjesht lodra fjalesh. Pra shkurt muhabeti a eshte qeveria shqiptare per po APO per jo? Nuk i kuptoj keto pelivanlleqe politike. Pra zoti kryeminister a do te neutralizohen armet kimike siriane ne Shqiperi po APO jo. Mos harro se zgjedhjen si kryeminister ta bene shqiptaret dhe jo amerikanet. Ti pergjigjesh per sigurine e jetes se popullit tend ne radhe te pare sepse per kete je zgjedhur dhe paguhesh. NJE VENDIM I DREJT DHE I ARSYESHEM, Z.RAMA BERI VETEM DETYREN PREJ BURRE SHTETI. MORI NJE VENDIM BASHK ME POPULLIN PER POPULLIN. BRAVO I QOFTE. URIME NE PUNEN QE I KEMI BESUAR, Bravo zoti kryeminister tegove se kjo esht demokraci dhe qe Shqiperia Nuk esht vend plerash brava Tregoj se Ne shqiperi tani Me ka demokraci Nuk ka Me tmerre per njerzit qe dalin ne protesta dhe mund te humbasin jete ORE PO APO JO? SE NUK PO MOR VESH MI LALE. DO VDESIM APO JO? Kjo eshte nje duartrokitje e madhe e jona dhe arritja e madhe e Edi Rames qe diti te kuptoje ceshte protesta e lire dhe arriti te bej zgjedhjne e duhur !! Jo si saliu dhe shok qe kan bere krime nga me barbaret qe egzistojn dhe kishin goje te flisnin !! ja ku eshte pergjigja me e madhe dhe qe te gjithe kujtonin se ishte JO Degjova fjalimin e Rames drejtperdrejt nga Franca. Eshte hera e pare ne jeten time qe degjoj nje lider kaq te sinqerte dhe te afte politikisht. Je vertet nje burre shteti. Te gjithe ata qe protestuan sinqerisht por dhe te manipuluar nga llumi i PD, duhet nqs e doni vertet kete vend te vazhdoni manifestimet por kete here per te mbeshtetur Kryeministrin Rama qe ta pastroje kete vend nga mafia qe e shfarosi kete popull duke e lene ne mjerim, mafia qe eshte e simbolizuar nga gjyshi kurriz ulur qe e zbuan dje nga protesta. Kurajo Edi, perfito nga kjo dinamike per tua thyer hundet vampireve te Shqiperise qe perseri treguan se kush jane. Humbem nje rast te mire per te dale fitimtare dhe per te pastruar njehere e mire vendit nga mbetjet qe kemi ngado ne Shqiperi. pame ca njerez te marrosur te cilet me gjoja ishin shume te shqetesuar per adhjen e armeve kimike ne vendin tone dhe pame ca te tjere te cilet donin te perfitonin politikisht nga nje levizje e munguar e kesaj shoqerije,.. ckeni tane ? u kenaqet a e moret pergjigjien e Rames . tani heshtni genjeshtare ore gjynah per kte shqiperi te gjore se cdo heqi tani e tutje perseri nga dora e te poshtrit sali berisha.ai qe e ka kthyer shqiperine ne kosh plehrash,eshte kthyer ne vend aferash ku te gjith shtet mund te marrin nje pjese nga kjo shqiperi..gjithsesi cka me vjen mir eshte se EDI RAMA tregoi nje TRASPARENC TE PASHOQ dhe kte gje nuk do ta kishe ber as saliu dhe as basha. diferenca midis kriminelve si Sali Berisha dhe njerzve te lire qe ne kete rast eshte Edi Rama !! 21 janari ishte krimi qe u be ne mes te njerzve dhe nje proteste te lire !!Gerdeci u be ne menyre te fshehte dhe sot eshte diferenca qe njerzit Edi Rama e beri ne nje transparence te madhe dhe mori si baze fjalen e POPULLIT !! Bravo Edi Jemi krenar per kete kryeminister qe kemi! ORE PSE NUK SHFRYTEZOJME RASTIN TI TESTOJME MBI SALIJOZIBASHEN. MBASE KU I DIHET PASTROHEMI NGA DISA PLEHERA 23vjecare? tha jo ju doni edhe mishin edhe longun mer vlla duhet me e majt mir me ameriken por nuk kemi mundsi te presim armet kimike kjo quhet dipllomaci,o shqipe Ta kuptoje mire i gjith populli se ky eshte kryeministri qe duhet te kishim gjith keto vite ! he ku ju vajti gjithe ky shqetesim i madh e kjo merakosje deri ne kufinjet e absurdit thu se SHBA do na shfaroste si Asadi popullin e tij? per mua reagime te cuditshme dhe injorante, une per vete duke pare perfitimet por edhe sigurin qe dha ShBA isha pro sepse kemi nevoja emergjente ne ekonomi e me gjere. keta fare intelektualesh dhe kjo levizje civile duhet te protestonin kur vdicen 5 te rinje ne minjera, kur u vrane njerez te pafjshem ne sheh, kur ka raste korruspioni me ze e me figuire, kur ka shkelje dhe neperkembje te tjetrit. uroj te jeni me entuziast ne ditet ne vijim Me qarte ska ku te veje. Shqiperia e ka te pamundur etj. Nuk e di mos valle doni takim me Edi Ramen koke me koke qe te jeni te qarte? A DON TI EDVINBEU ME I AZGJESU ARMET KIMIKE NE SHQIPNI? JO, NUK DU. BURRA SI TI I DUHEN SHQIPERISE, NJE HERE NE 500 VJET LINDIN ATO BRAVO EDVINIBEU. une them se do humbasim shume dhe shqiperija duhet te kishte pranuar, gjithsesi bravo Rama degjove zerin e popullit , i cili perhere te pare u zgju nga gjumi i lepurit , uroj qe ky popull dhe keta fare intelektualesh te reagojne ne kete menyre edhe per probleme te tjera akute qe shqetesojne shoqerine tone Cfare ka ketu per te mos marre vesh, apo kaq arrin inteligjenca? Cudi se si merrnit vesh Saliun qe kalonte dege me dege, po smerrni vesh kete qe thote JO. Parimisht po, por ne fakt jo, qe do te thote Nese mund ta benim do ta benim, por faktikisht se bejme dot se skemi kushte. Shume mire le ta bejne ata qe munden Ore shqiptar te marre apo beni vete, si e doni, Ai tha 2Shqiperia e ka te pamundur te marre pjese ne kete proces Cfar doni tjeter. Ju jeni me te meta, pavaresisht se keni 23 vite qe per tu pasuruar keni humbur njerezit me te afert,jeni marre me droge, prostitucion, shitje te armeve dhe e gjithe shqiperia e ndertuar ne keto 23 viteve 70% e tyre jane bere me ato qe thash me lart. Leku thone fitohet ne tef te taganit qe mund te pasurohesh shpejt ose pastrim wc qe jeton por nuk pasurohesh. Popullit shqiptar ju dha nje mundesi qe me kushte te garantuara qe te mos ndodhte asnje demtim, te pastronte halene e vet te 100 viteve dhe te kishte mundesi ndertimi e pasurimi me model te ndershem duke eleminuar arme vrastare te demtimit ne mase. Amerika zgjodhi kombin shqiptar per ti bere ndere dhe per ta nxjerre nga varferia, por ce do,kali kur eshte duke ngordhur mund tge godase per vdekje dhe kete goditje e beri kali dhe tradhetari i kombit shqiptar SALI BERISHA, i cili u soll ne menyren me te ulet edhe ne kete rast. Ju shqiptar qe banoni ne Shqiperi pas 23 viteve zgjodhet njeriun me te mencur, me te afte, me te pergjegjshmin, me atdhetarin zotin EDI RAMA, ndiqeni pas se nuk do te gaboni edhe pse kete here gabuat shume rende dhe pasojat do tu vijne. Per mua eshte e qart,Kryeministri Edi Rama tha SE SHQIPERIA E KA TE PAMUNDUR PERFSHIRJEN NE KETE PROCES TE SHKATERRIMIT TE ARMRVE KIMIKE.Shqiperia refuzon te perfshihet ne kete proçes. ku jane keto fare intelektualesh qe per probleme te tjera po kaq e me madhore blihen e shiten nga kahe te ndryshme si prostitutaintelektuale? ku eshte kjo shoqeri civile e cila nuk ka reagua ne nje menyre te tille deri mesot? bravo Raamaa degjove zerin e popullit megjithse vet mendoje ndreyshe Pak me spec,nqs nderkombetaret nenkupto (ruset usa,francezet) marrin persiper,transportin logjistiken e shpenzimet atehere? Sikur jo bindese,po duhet vigjilence,,,,anijet ne porte kush i kontrollon,pastaj transporti naten etj etj etj Ky eshte njeriu i popullit ku asnje smund te thote me kurre qe smendon per popullin. Eshte kryeministri historik i ketij vendi e per kete e paste jeten e gjate Po ja mor popull se cdo tthot kryeminister ja cdo te thot demokraci ja cdo te thot zeri i popullit, faleminderit zotit rama qe degjoi popullin te lumte edi rama, te ish saliu do kish vrare popullin pa e pyetur fare... Bravo 100 her kryeministerit te zgjedhur bravo qe nuk e tradhtoi popullin dhe nuk veproi ne kurriz te shqipetareve, bravo qe veproi me diplomaci e pa prishur marrdheniet dhe me aleatin ton Rruga nuk ka te drejt! O te mjer, Pse leshoni rastin per perfitim jashtzakonisht te madh,skatrrimi I ketyre armeve do te ishte ber nga ekspert dhe teknologji e sofistikuar. Ky nuk eshte nje process qe do te vazhdonte gjithmone. Asnje expert nuk doli qe ne menyre profesionale te I shpjegoj qytetarve per ket process,por lejoni qe rruga te vendose per nje ceshtje aq me rendisi. Kuptoj shqetesim e qytetarve qe protestojne ,por ne ket rast nuk kane te drejte ,ku jane keta qytetar qe nuk cajne koken per ndotjen alarmante te ajrit nga makinat dissel,nga mos menaxhimi I mbeturinave ,derdhja e ujrave te zeza pa kurfar kontrolli,shikoni rreth vetes ku jetoni dhe si jetoni,ky ishte nje rast qe ndoshta do ti ndihmonte shqiperise qe te ngrit nivelin e jeteses se qytetarve ne cdo aspect! P.S.Ne shqiperi brenda vitit vdesin ne fatkeqesi komunikacioni me teper njerz se sa ne disa vende ku ka konflikte luftarake,per ket qeshtje duhet ngtit zerin! nese do ta pranoje nje gje te tille,te shkoje vete para litaret,por ti i the jo kesaj katastrove,tashte ke dhe nje detyre,te rregullosh dhomat ne burg per ata maskarenj qe shiten detin,qe pranuan,permendoren e ushtarve greke mbi varret shqiptare,ato ushtare i vrane ju moren jeten,dhe pse ju moren jeten,edhe siper eshtrave te tyre jane ndertua,ndaj aty te muroset sali berisha me te tijet qe e beri kete krim.NJe tjete sali mbeturina qe pruni mneturinat ne shqipri duhet medeomos ti vihen prapa hekurave ato qe sot cirren sikur jane qen te terbuem,edhe njeher te gjith atyre deputetve te mazhorances qe ishin kundra,importit te plehrave,ti pershendes perzemersishte,per kontributin dhe ngritjen e zerit kunder,ju kerkoj edhe njeher te ngrejne zerin kunder atyre qe prune plehrat ne shqiperi dhe te investojne te ngrijne edhe njeher nje burg ne SPAC PER ATO QE SHITEN sHQIPERIN?DHE E KTHYEN NE PLEHRA VENDIN?bravo ju lumte si qeveri e mazhorance,qe treguat qytetari ne kete reaste Faleminderit kryeminister, faleminderit dhe pse gjithcka eshte perdorur kunder teje dhe qeveris tende nga pla tjeter e nga ndyresia e sali berishes me bythlepiresit e tij qe ka per rreth. dARDAN ILIRIDA TE FALEMENDERIT ZOTI KRYEMINISER JE LEGHENDE E GHALL ZOTI E BEKOFTE FAMILJEN RAMA DHE JENI KRYEMINISTER I GHYTH SHCIPTARVE Ky popull duhete te jete sot me shume krenar se kurre ndonjehere ne historine e vete,sepse sot ka nje krye nje njeri,nje politikan,nje lider,nje kryeminister ne sherbim te populit,s kurre me pare :) per ata qe ende sjane te Qarte , ai qe eshte zgjedhur per sigurinee popullit te vete,nuk beri aspak lodra fjalesh,por nje deklarate te mire analizuar me nje perfundim sipas vullnetit te popullit, i tha JO armeve kimike pavaresisht cdogjeje tjeter. dhe eberi kete popull krenare sot,me shume se kurre Jo e qarte dhe me dinjitet. Po plaku Mere cka qe kruhet. Edi vetem sa diskutoi me seriozitet per problemin dhe nuk mori asnje vendim zyrtar kurse Ai vrau 26 + 4 njerez dhe vazhdon te flase pa pike turpi. O mores o tempora. Ik o plaku Mere ik se boll te keqia ke bere ju qe beni sikur skuptoni mos humbet ndonje vend pune nga qeveria e meparshe jo tha zotria nqs skup,shqip shkoni ne shkoll e mesoni se keshtu beheni me te zgjuar trimat e sales bravo nje bur qe di te jet i drejt dhe te bej politik vazhdo keshtu dhe do jesh i pari respekt Armet kimike siriane do te shkaterrohen ne Shqiperi. Kjo eshte pune e kryer me bekimin e pozites dhe te opozites shqiptare. Per ju qe nuk kuptuat gje: Ne nuk mund tu themi jo Amerikanevej.Ne parim jemi dakort por nuk kemi teknologjine dhe ekspertizen e duhur.Ne kushtet kur nuk kemi nje plan konkret, ne themi se skemi kapacitete te perfshihemi ne kete proces ama kur te kete nje plan te detajuar dhe kur te na e paraqisni atehere ne do ta marrim persiper sepse parimisht jemi dakort.Ndaj flini te qete o popull se ditet e paqes do te vije dhe ata qe dolen ne shesh qe i nemte Allau do te denohen me syrgjyn fushat Akrise se Sirise. Se kuptoj cfare ka te paqarte ketu?! Lexoni vetem fjaline e fundit: Shqiperia e ka te pamundur shkaterrimin e armeve kimike. Mbaroi dhe ky muhabet. Rrofte Shqipnia Etnike!!! e verteta eshte se cfaredo qeverije te jete ne shqiperi, trysnia amerikane eshte jashtezakonisht e madhe. pervech kesaj, ky vend u be si langarq duke u lutur per tu bere pjese e natos...pasojat jane...1- shepnzim I afersisht 3 perqind te buxhetit per te blere armatime(te amerikanet) , shpenzim jete njerzish si pershembull n afganistan e irak e gjera te tilla sikuse armet kimike .... Tanime po qe mund te themi se kemi ne krye nje burre shteti.Nje kryeminister i cili mbi gjithcka e cdo gje vuri interesat e kombit shqiptar,interesat e popullit shqiptar.Nje bravo te madhe z.Rama. Si doti komentoni ju z.Rama intervisten e Ambasadorit Arvizu për kundershtimin e Shqiperis per Armet Kimike!? Ky shte vendim historik ...Bravooooooooo Edi Rama,qe per here te pare ne 23 vide demokraci ne kete vend u degjua zeri qytetare. krenare per qeverine time...krenare per qytetare e vendit tim. tashi mbetet te them qe shqiperia po nis nje rruge te bukur dheme premtime qe ai vet Edi Rama po i mban dhe kjo ishte nje shembull qe u paraqit para njerzve dhe popullit qe ai vet e do dhe ne jemi te lumtur qe me ne fund kemi nje Kryeminister qe po na perkrah dhe jo si saliu qe dinte vetem te godiste me arme popullin dhe ta ofendote me lloj e lloj fjalesh per ju te gjithe qe se moret vesh...ik e mesoni shqip ose mbajeni mendjen kur flet tjetri dhe degjojeni deri ne fund.. Plaku dhe ju te tjeret qe si duket nuk hani mire Shqip. Pergjigjja e Kryeministrit ishte JO? per ata qe nuk jane te Qarte ende,deklarata jo vetem qe nuk ishte loje fjalesh,por ishte me shume se kurre njefjalim i mire analizuar e pavaresisht gjithcaje,nje JO ndaj armeve kimike ne emer te vullnetit te popullit. tanu eshte casti suprem,te reflektojme e te ndihemi krenre per zgjedhjen e bere diten e 23 qershorit,sepse ne krye kemi nje qeveri qe ka pergjegjesite si autoriteti me i larte i pushtetit te popullit. kjo me se miri u afirmua e riafirmua sot KY FJALIM POLITIK I NJE SHTETARI TE LINDUR PAS 22 VITESH--Mund te kuptohet vetem nga ata qe kane mbaruar te pakten shkollen fillore para viteve 90 ne gjuhen e Çabejt.Bejne perjashtim 70 perqind e deputeteve qe e kane harruar gjuhen shqipe. Zoti Rama, jeni me te vertete modeli i politikanit edhe udheheqesit qe i duhet Shqiperise. Ky vendim eshte nje thike me dy presa, por mendoj se ishte vendimi i BRAVO EDI POPULLI ESHT ME TY TERRI ME GOJ HAPUR SALA SE DONTE TE PERFITONTE NGA RREMUJAT POR NGELI SI PESHKU SIPER UJIT VETEM TI PO E DREJTOVE SHQIPRIN SE TE TJERET TE VI KEQ BRAVO Admirim shume te madh per kryeministrin.Shqiperi me se fundi fati te buzeqeshi te dha nje LIDER te zote dhe qe e do vendin e tij. Kur mbi 70% e popullit eshte ne te njejten mendim ky eshte vendim i popullit i pasqyruar nga kryeministri Rama. Bravo! tregon qe demokracia eshte gjalle. Nje burr shtet e ka Shqiperia e ai eshte i madhi Edi Rama. ZOTI RAMA JENI LEGHENDE E GHAL TE NA RROJSHE SA MALET E NENES SHCIPERI ZOTI E BEKOFTE FAMILJEN TUAJ Bravo, skemi pse ti servilosemi zagarit Arvizu, ne smund te mbajm per siper ate qe skemi mundesi ta mbajm, ne sjemi kazani i plehrave te botes, ata qe i kan prodhuar le ti mbajn vet ato. E ndjeka me vemendje sqarimin qe beri kryeministri shqiptar Edi Rama per problemin e shume perfolur deri ne nderprerje temesimit nga shkolla edhe te nxenesve dhe personalisht thashe; te vetmen te mire qe une pata nga ky problem i demontimit te armeve kimike te sirise ishe se kuptova qe ky kryeminister eshte njeriu i duhur per te udhehequr kombin shqiptar ne Ballkan.Problemi ne fjale deri ne politizim u be nga ish kali ne ngordhje e siper qe em goditi shqiperine edhe ne kete rast shume fort qe mundet qe pasojat te ndihen ne te ardhmen, ky kali me emrin Sali Berisha me ikjen nga pushteti tentoi te cenoje edhe mardheniet e kombit shqiptar me miqte e vertete. Deshi zoti dhe nuk ishte ky qen kryeminister se sot para kryeministrise mund te kishte me qindra djem e vajza te reja te vrarar duke i quajtur bij komunistesh qe deshen te cenojne mardheniet me SHBA. Besoj qe SHBA do te kuptoje se kush eshte Sali Berisha i vertete dhe nuk do te influencohen nga demontrim i ulet i nje pjese te njerzve te rreeme dhe nje pjese tjeter qe kerkonin shkas nga humbja e pushtetit per te dale ne rruge. Sali Berisha per 23 vite vrau, demtoi ceshtjen kombetare, deshi ta kthente Shqiperine me ligj kosh mbeturinash te Europes, shiti pjese te truallit shqiptar, vrau demonstrues, punetor te pafajshem e deri ne tradheti kombetare. Ky eshte i rrezikshem per kombin shqiptar, por shyqyr kane fillua me i rene dhembet dhe do te kthehet si qeni qe leh por nuk kafshon kend edhe pse kete radhe kafshimi i tij eshte me pasoja te renda. Koha sheron, koha semur, te shohim. Neqoftese Edi Rama do votohej sot ai do te fitonte nga 80% deri ne 90%.I shkelqyer.Krenar per Kryeministrin qe na ben te ndjehemi me me dinjitet se kurre ne keto 23 vite.Faleminderit edhe njehere Edi Rama sinqerisht suksese. Edi u nxitua! I fusnim ne qeska helmet e Sirise dhe u vinim etiketen: Miell Gruri, Qyl dhe i lejshim tek dera e selise se PD. Qysh aty banojne gjithe hajdutet me Salen ne krye, do i merrshin neper shtepia me i gatu. Ata do futshin ne furra dhe do i digjshin atje. Pra puna behej. Po te mytej ndonji, pune e madhe qelbesirat bravo edi,ja fute te gjithe legenave qe i harrun ndihmat e amerikes.kane vdek e per te vdek me shume fatkeqsisht nga ato go ma qe digjeshin ne fushe kruje dhe qe i zhduke per nji muj. bravoooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooo skenderi, Kosovë Ishte nje fushate e turpshme dhe e pa bese kunder Kryeministrit, Jeni i pari kryeminister me dinjitet te burrshtetit, ju pergëzoj zoti kryeminister. Prsh te gjitheve me ne fund arritem te kemi 1 lider 1 kryeminister qe di te lidhe 2 fjale dhe me kete qe beri sot ka bere 1 veprim qe e kan ber vetem disa burra shteti si SKENDERBEU,ISMAIL QEMALI etj dhe ne historin e popullit tone futet edhe EDI me te vertet 1 merit te madhe qeveria por pa harruar protestuesit qe cdo hap e ben me paqe dhe nuk u dorzuan para krimineit berisha ,kelysh lulit dhe jozi O milet haraq! Mos harroni fushaten e 23 qershorit. Kush ishte ai qe premtoi heqjen e vizave me ShBA? Premtuesi e dinte mire dhe ai e ka pergatitur terrenin... Populli kryqezoj Krishtin. Ndaj dhe pritej ky reagim. kush e hodhi bomben e pare atomike ,ne hiroshimm???????? edo te ka lali shpirt te ka lali xhan...bravooo njisho Na falni per komente ne adresen tend edhe te partnerve te medhenje. Por e gjitha u ba vetem nga mungesa e informacionit.Ku bizotnonte informacioni jo korrekt me nivel e njohuri adapte mbi metoden dhe kontributin qe do behesh mbi eleminimin e armeve kimike po njikohesisht dhe ndihma e pashoqe qe do jepte Amerika vorfanjakut ma te madh te botes qe do e conte ne kembe e sot nuk qendron as ne gjunje. Je njeriu i vetem ne keto afer 70 vjet te jetes time qe fjalet e tua na bejne per vete ku argumenton me shpirte e sinceritetin dhe karaterin tend ne interres te vendit dhe ne radhe te pare ndaj popullit. I vetmi gabim qe sot me siguri i gjithe populli do ishte ne anen tuaj dhe bisedes se sincert tenden me partnerin shtetin Amerikan qe duhesh qe diten e pare te prezantojshit kete informacion mbi menyren se si do zgjidhesh kjo arme kimike me vendosjen e tekonoligjse amerikane nen drejtimine tyre dhe me punen tone.Ju faleminderit sincerisht dhe te na falni.Perseri e mbylli.Na falni. ore keto jan lojnat e molokut dhe asaj malokes qe e degjenerun venin po ikni o intriganta i humet votat car doni tashi lejeni popllin te mori frym pak sa te ngrej kok po ju jeni gjakpirsa .saliu.jozefina.basha.olldashi dhe te tjeret me rrall me thuni kush esht nga tirona ketu nga ju . keshtu qe ska cju duhet shteti ju o malok te poshter legena .......... te pa bes jeni dhe ashtu do vdisni si qen tu u vra njoni me tjetrin .rrac me te pa bes nuk ka qe jeni ju Shtoni një koment Gazeta Shekulli iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj,
Posted on: Fri, 15 Nov 2013 20:25:19 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015