Kështu që sfida e Edi Ramës si kryeministër është të mos - TopicsExpress



          

Kështu që sfida e Edi Ramës si kryeministër është të mos krijojë modelet e Berishës në media, por ta lërë median të lirë. Ta lërë të lirë të vdesë dhe të ringjallet, të falimentojë dhe të ringrihet, të strukturohet dhe të perfeksionohet, se vetëm ashtu do të ketë mundësinë të krijojë një treg real të medies në Shqipëri. Të mos imitojë Sali Berishën që komandonte shtetin me Sandrin, dhe as të mos imitojë vetveten e viteve më parë kur rendte të gjente para dhe reklama për Klanin e viteve 2000, se i duhej për mbështetje. Shqipëria meriton ato media që ia dalin të mbijetojnë duke bërë gazetari dhe duke shitur punën e tyre dhe jo ato që mbijetojnë në treg jo si produkt gazetaresk, por si servis pushteti. Nëse arrin të mbajë distancën e duhur nga media, dhe ta lërë atë të zhvillohet si një pushtet më vete, Edi Rama ka shanse të bëjë një histori të re dhe për median në Shqipëri. Mero Baze!
Posted on: Thu, 15 Aug 2013 10:31:26 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015