LAJMI I FUNDIT Ushtuan topat shurdh pa predha me mbushje - TopicsExpress



          

LAJMI I FUNDIT Ushtuan topat shurdh pa predha me mbushje ceremoniale prej letre Lartmadhëria e Tij lindi sot në mesditë, dymbëdhjetë pa pesë në Maternitetin e Kryeqytetit Infermierja që i bëri vaksinë imuniteti të gjithëpushtetshmit u çudit në vend të gjakut blu prej mbreti shpërtheu si puçërr i kuqi (mos qoftë e thënë, s’pashë gjë, kopil komunist!) Pleqtë me male mjekrash të thinjura që s’iu përkulën as vdekjes ranë në gjunjë në nderim të kërthiut Lajmi i fundit i vdiq si një fshesë me flatër vetëm ëndrrat e princeshave të plakura për Princin e Kaltër
Posted on: Tue, 08 Oct 2013 13:58:35 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015