LDK: Gjendja në shëndetësi kaotike Grupi i ekspertëve për - TopicsExpress



          

LDK: Gjendja në shëndetësi kaotike Grupi i ekspertëve për Shëndetësi i LDK-së, në një analizë të bërë të zhvillimeve më të reja në shëndetësinë e Kosovës ka konstatuar se gjendja në këtë sektor të rëndësishëm vazhdon të mbetet kaotike, veçmas në furnizimin me barna dhe material tjetër shpenzues nga Lista e barnave esenciale.MSH vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti ka shpenzuar rreth 80% të buxhetit të planifikuar për barna nga Lista esenciale, ndërkohë që furnizimi me barna vazhdon të mbetet larg përmbushjes së nevojave të pacientëve, thuhet në njoftimin për medie të kësaj partie. Gjendja më e keqe paraqitet për pacientët e sëmurë nga diabeti (sëmundja e sheqerit), një kategori shumë e ndjeshme e pacientëve, për të cilët MSH nuk po arrin të sigurojë në mënyrë të vazhdueshme Insulinën; si pasojë e kësaj nëpër qendrat e mjekësisë familjare anekënd Kosovës po paraqiten rreshta të gjatë të pacientëve në pritje të marrjes së Insulinës; MSH arsyetohet me vonesat në procedurat e tenderimit, ndërkohë që me këto procedura MSH po rrezikon jetën e pacientëve të cilët janë të varur nga Insulina. Njësoj e rëndë vazhdon të mbetet edhe furnizimi (më mirë të themi mosfurnizimi) i QKUK me barna dhe material shpenzues; familjarët e pacientëve të shtrirë nëpër klinikat e QKUK detyrohen të blejnë edhe gjërat më të vogla si dorëza sterile, penj kirurgjikë, katetera urinarë, gaza sterile dhe gjësende tjera; kjo situatë ka ndikuar që profesionistët shëndetësorë të ballafaqohen me vështirësi në ofrimin e shërbime cilësore shëndetësore dhe i vë ata para sfidave porfesionale dhe etike. Odisejada e hapjes dhe anulimit të konkurseve dhe parregullsive gjatë realizimit të tyre po vazhdojnë. Së fundmi rasti i anulimit të konkursit për rekrutimin e inspektorëve shëndetësorë dhe farmaceutikë tregon paaftësinë e MSH për të gjetur zgjidhje për problemet e grumbulluara në shëndetësi. Situatë e ngjajshme vazhdon edhe në administratën e MSH dhe në Institucionet shëndetësore sekondare dhe terciare, të cilat tash e 3 vjet vazhdojnë të funksionojnë me ushtrues detyre. Grupi i ekspertëve për Shëndetësi i LDK-së propozon ndër të tjera që Qeveria/MSH urgjentisht të sigurojë fonde shtesë për furnizim të rregullt me barna dhe material tjetër shpenzues mjekësor
Posted on: Tue, 23 Jul 2013 15:00:32 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015